• Tidak ada hasil yang ditemukan

Punim Seminarik - Informatik USHT

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2021

Membagikan "Punim Seminarik - Informatik USHT"

Copied!
23
0
0

Teks penuh

(1)

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS

FAKULTETI I SHKENCAVE MATEMATIKO-NATYRORE

DEGA: GJEOGRAFI

PUNIM SEMINARIK

Lënda: Informatikë

TEMA: “Pjesët përbërëse të një kompjuteri personal”

Mentori:

Kandidati:

Mr.ass Florinda Imeri Muharem Aziri

(2)

Përmbajtja :

! " # $ % & ' ( ) * + " ,-! ,$ ) ) ,. / )

(3)

,-Hyrje

Kompjuteri personal përbëhet nga disa komponente themelore. Ato nuk shihen nga

jasht dhe karakteristikat e tyre nuk janë të dukshme. Parë në mënyrë laike tek PC

standard mund të dallojmë katër tërësi: njësia sistemore, monitori, tastatura dhe

miu. Modeli i PC bashkëkohor është mjaft i ngjajshëm me modelin logjik të

kompjuterit që e ka dhënë Xhon von Nojman (Neumann). PC i përmban të gjithë

komponentet e paraqitura me modelin e tij logjik por, ato janë të realizuara me

zbatimin e zbulimeve më të reja shkencore, materiale dhe teknologjike. Për këtë

arsye, komponentet e PC sot kanë të tilla performanca të cilat më herët as që mund

të paramendoheshin. Në shtëpizën e njësisë sistemore ndodhet pllaka amë me

magjistralet, procesori, memorja, njësitë për memorje të jashtme (disqet), portet

dhe kartelat e ndryshme për zgjerim etj. Portat dhe kartelet për zgjerim me një skaj

janë në tehun e shtëpizës dhe janë të kapshme nga ana e jashtme me qëllim që në

konektorët e tyre të lidhen kabllot e njësive periferike pa u hapur shtëpiza.

Kompjuteri PC është modular, kështu që varësisht nga qëllimi i kompjuterëve ai

mund të përbëhet nga konponente me performanca të ndryshme. Qëllime të

caktuara kërkojnë mundësi më të mëdha grafike, ndërsa të tjerat kanë nevojë për

kapacitet më të madh ose memorje të jashtme më të shpejtë.

(4)

Shtëpiza

Shtëpiza është nji kuti alumini në të cilën janë vendosur komponente të tjera. Përveç rolit rnbrojtës që ka shtëpiza në të ndodhen edhe sistemi për furnizim me energji elektrike dhe transformimi i saj ne formë të përshtatshme. Varësisht nga qëllimi i kompjuterit ekzistojnë disa lloje të shtëpizave:

Shtëpizë e hollë (slim) përdoret më shpeshë për stacione rrjetësh që nuk kanëdisqe.

Shtëpiza bejbi (baby) është e dyta sipas madhësisë me dimensione të përafërta 33x40x18 cm dhe zakonisht qëndron e shtirë në tavolinë.

Mini tauer (mini tovver - kullë e vogël) është shtëpizë me dimensione të ngjajshme si bejbi shtëpiza por e dizajnuar që të qëndrojë vertikalisht.

Tauer (tower - kullë) shtëpizat janë më të mëdha se zakonisht dhe përdoren për serverë.

Shtëpiza ATX bëhen dominante me paraqitjen e procesorëve Pentium II dhe pllakave amë të konstruktuara për to.

Ekzistojnë edhe shtëpiza më të vogla që quhen mini ATX.

Fotografia nr 1: Lloj i shtëpizës Slim

(5)

$

$

MOTHER BOARD (PLLAKA AMË)

Shërben për vendosjen e të gjitha elementeve të sistemit kompjuterik, përmes

pllakës amë vendoset komunikimi ndërmjet njësive të ndrshme. Komunikimi me

njësitë e integruara bëhet përmes njësive të mbrendshme ose basave të

mbrendshme me njësitë të jashtme përmes basave eksternal (të jashtëm). Në

mother board janë të vendosura sllotet ose ram memorie të madhësive të ndryshme,

pastaj në pllakën amë është i ngjytur procesori.

ndërsa në të ashtuquajturën sllot

janë të vendosura të gjitha kartelat e tjera (kartela e zërit, kartela e rrjetit, kartela e

radios ose televizionit,...). Ekzistojnë edhe disa pllaka amë në të cilat disa kartela

janë të integruara (të vendosura në vetë pllakën): video, e rrjetit dhe kartela e zërit

që kanë për qëllim zvogëlimin e çmimit.

(6)

.

.

PROCESORI

Procesori është njësia qëndrore e përpunimit të të dhënave CPU (Central Processing Unit). Të gjitha komponentet e tjerë sherbejnë si një urë midis përdoruesit dhe procesorit, marrin të dhenat nga përdoruesi dhe ia dorzojnë procesorit që ti përpunojë. Procesori i parë në një personal computer ishte Intel 8088. Gjeneracioni pasardhes i procesorëve Intel ishte 8086, 80286, 80486. Këta procesorë ishin versione më të komplikuara të paraardhësve të tyre. Psh 8088 kishte një frekuencë prej 4,7 MHz ndërsa 80486 arrinte deri në 133 MHz. 8088 mund të trajtonte 8 bit të dhënash në të njejtën kohë ndërsa 80486 32 bit.Gjenerata e fundit e procesorëve Intel është Pentium (gjenerata e pestë). Në familjen e procesorëve Pentium përfshihen : Pentium MMX, Pentium Pro, Pentium II, Pentium III dhe Pentium IV. Arkitektura e familjes Pentium është përmirësuar në mënyrë të ndjeshme në lidhje me paraardhësin e tij 80486. Një nga gjërat kryesore është se chipet e Pentium kanë dy ALU, ndërkohë që 80486 ka vetëm një. Kjo ndryshim është bërë për të realizuar përpunimin e dy bashkësi numrash njëkohësisht. ALU (Arithmetic Logical Unit) është njësia që bën përpunimin e gjithë të dhënave që janë numra të plotë. Si dhe 486 edhe pentium ka një njësi të vecantë për përpunimin e numrave me presje që quhet FPU (Floating Point Unit). Një diferencë tjetër me 486 është se pentium mund të marri 64 bit të dhëna njëkohësisht ndërsa 486 sic e thamë më lart mund të marri vetëm 32. Për sa i përket memories chache 486 ka 8 Kb chache ndërsa pentium II ka 2 MB. Memoria chache është një memorie e integruar në chip-in e procesorit dhë të dhënat midis chache dhe procesorit transportohen 2-3 herë më shpejt sesa midis procesorit dhe memories qëndrore. Memoria chache është projektuar për të lejuar ALU të punojë në mënyrë pothuajse konstante (dmth pasi ka përpunuar një të dhënë të mos rri pa bërë gjë ndërkohë që pret të dhënën tjeter për tu përpunuar). Idealja është që ALU ti ketë gati të gjitha të dhënat që duhen perpunuar dmth mos të rri asnjëherë inaktive. Nqs ndodh kjo gjë atëherë procesori ekzekuton një instruksion në një cikël clock-u. Sidoqoftë potenciali maksimal i procesorit pentium nuk arrihet pothuajse asnjëherë. Clock-u ose ora e procesorit është një oshilator kuarci që vibron me një frekuncë të caktuar kur në të kalon rryma elektrike, kështu që gjatë një vibirimi lëshohet një signal elektrik, frekuenca me të cilën prodhohen këto sinjale elektrike është ajo që quhet frekuenca e procesorit (1Hz = 1 vibracion në sec).

(7)

-Ram memorja

– (

Random-acces memory)

RAM ( shkurtimi i Random-acces memory - lexo Random-akses memory me kuptimin Kujtesë me hyrje të rastësishme) është memoria kryesore e përkohshme e kompjuterit. Në tërësinë e kompjuterit kjo memorie pasqyron trurin e vogël të njeriut në të cilin mbahen të dhënat për një kohë të shkurtër. Pra, memoria qendrore është vendi ku ekzekutohen të gjitha programet dhe ku vendosen të gjitha të dhënat që përdoren nga këto programe. Instruksionet e një programi duhet të ndodhen në RAM që të mund të ekzekutohen nga procesori. Dihet që të gjitha këto informacione memorizohen në formë bit–esh, pasi është më e thjeshtë paraqitja e këtyre informacioneve logjike në diçka fizike siç është hardueri. Memoria qendrore është e përbërë nga një bashkësi fijesh, tranzistore dhe nga kondensatorë. Fijet ndahen në dy grupe : fijet që transportojnë adresat e të dhënave dhe fijet e të dhënave. Më parë ishte i përhapur një lloj i RAM-it me bërthamë magnetike e cila ishte e zhvilluar në vitet 1949-1952 dhe në atë kohë ishte më e përdoruar përderisa doli në zhvillim i statik dhe dinamik qarqet e integruar të RAM-it në vRAM-itet 1960-ta dhe në vRAM-itet e hershme të 1970-ve. Para kësaj kompjuterët përdornin rele, tuba vakum ose trioda ku bëhej radhitja e memories në kompjuter (p.sh qindra e mijëra bit0, disa prej tyre ishin të rastit në qasje, kurse disa jo. Latches (apo Çelësat i ruajtjes apo mbylljes), ishin të ndërtuar nga triodat edhe më vonë. Nga transistorët diskret, të cilët përdoreshin për zvogëlim dhe shpejtësi të memories sikur ato të regjistrave dhe regjistrat në të radhitura si rafte. Para zhvillimit të qarkut të integruar të ROM-it, RAM ishte shumë shpesh i konstruktuar duke i përdorur diodat gjysmëpërçuese.

(8)

'

'

Të dhënat në RAM

Memoria RAM është pikë prerje (udhëkryq) e të gjitha të dhënave, pavarësisht se nga vijnë ato (nga kujtesa e përforcuar (hard disc), luajtësit e mediumeve (floppy, CD-player, DVD-player) apo mjetet tjera futëse të të dhënave si tastatiera). Kujtesa RAM në tërësi është një pasqyrim i tavolinës së punës në një punishte, nga e cila organizohet veprimtaria përkatëse.

E rëndësishme është të përmendim se kur kompjuteri fiket, kujtesa RAM zbrazet, pra ikën i gjithë informacioni që ishte në të. Pra, n.q.s jeni duke shkruar një letër dhe ... "ikin dritat" , e gjithë puna do të shkojë kot nëse nuk e keni regjistruar atë (ka mënyra e mjete nga memoria RAM në njësitë e disqeve, vetëm n.q.s jepni komandën për regjistrimin e tij në to. N.q.s programi që përdorni për një qëllim ose një tjetër ndërpritet (ose bllokohet) përpara se ta regjistroni atë punë të bërë deri në atë moment, kompjuteri do ta zbrazë kujtesën RAM dhe do ta ri-fillojë atë me ngarkesën e re (programin).

Memorizimi i të dhënave në memorien qëndrore

Kur softuerë do të lexojë të dhëna që janë të mëmorizuara në RAM dërgon një sinjal në fijen e adresave korrespondente të të dhënave që do të lexojë. Si në rastin e mësipërm ky sinjal elektrik mbyll kondensatorë që lidhin fijen e adresave me fijet e të dhënave. Pasi mbyllen transistorët, n.q.s. kondensatori që ndodhet tek fijet e të dhënave është i karikuar atëherë kur mbyllet transistori korrespondent kondensatori shkarkon ngarkesën elektrike të mbledhur si rrjedhoje jepet një sinjal elektrik në fijen e të dhënave. Kjo gjë i korrespondon “leximit” të një 1 nga RAM. N.q.s. fija e të dhënave nuk e ka të karikuar kondensatorin korrespondent atëherë nuk ka asnjë sinjal elektrik në fijen e të dhënave në fjalë, gjë kjo që i korrespondon leximit të një 0 në RAM.

(9)

*

*

Llojet e memorieve RAM

Në bazë të teknologjisë së përdorur për prodhimin e tyre memoriet RAM ndahen në kategori : DRAM : Rifreskon karikimin e kondensatorëve cdo 1/1000 e sec.

EDO RAM : Është më e shpejtë se DRAM, karakteristika e saj kryesore është se është në gjëndje të dërgojë të dhëna edhe duke marrë instruksione për të dhënat që do të aksesohen nga programi në një moment të dytë.

VRAM : Është një memorie RAM e përshtatur për kartat grafike. Ka dy porta në mënyrë të tillë që të dhënat video mund të shkruhen ndërsa të dhënat po lexohen nga karta grafike për tu visualizuar në ekran.

SRAM : Nuk ka nevojë (si memoria DRAM) të rifreskimit me ngarkesë elektrike të kondensatorëve. Është më e shpejtë se DRAM por edhe më e kushtueshme.

SDRAM : Është memorje e projektuar për të ndjekur shpejtësinë e BUS-it të procesorëve të shpejtë. Është e përbërë nga dy banko për memorizimin e të dhënave, kjo lejon që edhe kur jemi duke lexuar të dhëna të memorizuara në një bankë mund të lexojmë dhe te tjetri njëkohësisht. SIMM : Chipe memorjesh të montuara në një kartë të vogël. Është një nga meomorjet e para që ka qene e përhapur te PC.

DIMM : Njësoj si SIMM, ndryshon vetëm chipet e memorjes dhe numri i lidhjeve me modherboardin.ECC : RAM që përdor bit shtesë për të gjetur gabimet e mundshme gjatë transmetimit të të dhënave.

(10)

,0

,0

Katela grafike

Karta grafike është një nga paisjet kryesore të kompjuterëve modern. Këto karta kanë në brendesi të tyre GPU-ne (Graphic Processing Unit), ky i fundit është shumë i ngjashëm me CPU por ndryshon në faktin që është i optimizuar në kryerjen e operacioneve matematike që janë mese të zakonshme në manipulimin e grafikëve. Ky optimizim është diferenca kryesore midis GPU dhe CPU.

Një element tjetër i rëndësishëm i kartes grafike është memoria. GPU e perdor memorie për të ruajtur rezultatet e përkohshme që asaj i duhen për të kryer operacione në mënyrë sa më eficente. Kjo memorie mund të përdoret edhe për qëllime të tjera si ruajta e imazheve të cilat do të shfaqen së shpejti në monitor. Sasia dhe tipi i kësaj memorie është një faktor shumë i rëndësishëm. Karta grafike lidhet me monitorin nëpërmjet RAMDAC, ky i fundit e kthen sinjalin nga dixhital në analog, i cili më pas shkon tek monitori, qoftë ky CRT apo LCD. Disa karta grafike kanë më shumë se një RAMDAC, kjo bën të mundur lidhjen e më shumë se një monitori me skedën grafike. Duhet përmendur fakti se disa nga prodhuesit e kartave grafike kanë vënë në dispozicion të përdoruesve karta grafike të cilat ndodhen në pllakë amë(motherboard), këto janë më pak të fuqishme se kartat grafike të jashtme por janë zgjidhja më e mirë për pëdoruesit me buxhet të ulët si dhe në rastin e kompjuterave notebook.

Prodhuesit më të rëndesishëm të kartave grafike në botë

janë :

NVIDIA

ATI

INTEL

VIA

(11)

,,

,,

HARDISKU

Hard Disk Drive, (lexohet: Hard Disk Drajv, shkurt: HDD) është një memorizues magnetik

(shpesh ferro-magnetik) i arkivave kompjuterike, i cili i shkruan arkivat binar mbi sipërfaqen e një disku rrotullues. Të dhënat ruhen në HDD edhe pas largimit të kësaj pjese nga tërësia e sistemit kompjuterik. Ekzistojnë HDD të jashtëm dhe të brendshëm, ku të parët instalohen në brendi të kopjuterëve ose sistemeve kompjuterike, kurse të dytët lidhen me kompjuterët ose sistemet kompjuterike nga jashtë për mes kabllove të ndryshëm e zakonisht me kabllo USB.

(12)

,

,

Historia

Paraqitja e parë e HDD-ve në treg u bë në vitin 1956 njohur si pjesë e kompjuterit IBM 305 RAMAC nga kompania IBM, zbuluar nga Reynold Johnson. Ky HDD kishte 24 inç me mundësi ruajtjeje të 5 milion karaktereve dhe me mundësi përclljeje të të dhënave shumë të vogël.[1]. Në

vitin 1961 IBM paraqiti hard diskun "IBM 1301"[2], që mundësi më të shpejtë për leximin e të

dhënave. Në vitin 1973, IBM paraqiti HDD-në IBM 3340 "Ëinchester" që planifikohej të kishte kapacitet 70MB e që lexonte të media të lubrifikuara e që teknologjia e këtij hard disku është baza e teknologjisë e cila përdoret për prodhimin e HDD-ve të kohës së sotit.

Që nga viti 1956 e gjer në fillim të viteve të 80-ta hard disqet sa i përket anës fizike ishin të mëdhenjë dhe ishte e pa mundur që instaloheshin në zyra të vogla e në shtëpi si dha harxhonin energji elektrike të konsiderueshme sepse duhej vendosur në hapësirë të ruajtur mirë, gjithashtu sa i përket anës memorizuese ato kishin shumë pakë mundësi memorizuese, saktësisht shumica e tyre kishin vetëm 8-inç (respektivisht 210 - 195 mm). Këto hard disqe kishin madhësi e cila mund të krahasohet me një makinë për larjen e rrobave dhe në të shumtën e rasteve kerkonin furnizim tre fazësh energjie. Për shkak të kësajë hard disqet para viteve të 80-ta nuk u përdorën si pjesë për mikro kompjuterë, por kjo ndryshoi kur Seagate Technology paraqiti hard diskun ST-506 i pari që kishte 5.25-inç me kapacitet 5 MB.

Gjatë viteve të mesme të 90-ta HDD-të kishin mundësi ruajtje jo vetëm të dokumenteve me tekste, por edhe të llojeve tjera të skedarëve si foto, audio e video skedarë. Kapaciteti dhe madhësia e hard disqeve me kalimin e kohës ndryshoi dukshëm duke kaluar nga përmasat e mëdha fizike, me nevoja ekstreme energjie e me kapacitete të vogogla në HDD me përmasa të vogla (që ditët e sotit disa mund të futen në xhepin e palltos) me nevojë të vogël energjie elektrike e me kapacitete të mëdha të ruajtjes së të dhënave. Tani HDD-të standarde kan kapacitet 1 tera bit.

(13)

,

,

Tabela e histroisë së HDD-ve

1 $2 $ 2$ 2$ ,2' ,20 02'$ ,*' , ,0 3 " " " " " & /" , 4) 53 + 6/ ,*' ' .0 3 0 3 " " " " 7 6/" '08 $2 $ 9): 9% 0*" . ,** 0 .-. 3 ,0. 3 " " " " 7 6/"'-.08 $2 $ + !! + ,0 ,** ;3 . 3 , 0 3 " " " < & <8+ < "$ 00 = >- =2 $2 $ 2 & /, '04 2$ + !! + , 2$ ,** $ *2, ;3 ,2. ;3 3 " " " & / ,0'00? $2 $ 9( 2 + !! +9 ,. ,4 2$ + !! +9@ 04 2$ ,** - , ;3 ,.2' ;3 2' ;3 " " " A) ! ) 3 & , ;32 $2 $ 2 ? B ,**-2 53 < ,.; 2$ 9): ) (( 0 '4/ 2$ 00 , C - ;3 0 ;3 " 0 3 " & - ;3 00 C 0 ;3 " 7 6@ ! " ) "55 0 ;32 2$ 2 8! 00 00 $ C $00 ;3 , 0 ;3 .0 ;3 ' ;3 . ;3 ( < -%$00 $00 ;32 2$ 2 D) 00$ 00 . C -$0 ;3 E 00 ;3 '0 ;3 ' ;3 C F ! < & G<$000% 2 & 3 ) - 00 ,0 -$0 ;32 ) 00 - C , 000 ;3 E 0 ;3 E ,.0 ;3 ' ;3 C ( < -%,000 , 000 ;32 2$ 2 D !) 00-00 ' C , $00 ;3 E $00 ;3 E $0 ;3 C C & 3 ) - 00 ,, , $00 ;32 2$ 2 4)&) 00' )!& ! ! . ( $00@5 $00 ;32 2$ 2 D)! 00' / % $ *; ; $0 ;32 ,2' 2 00'

(14)

,

,

1

Të dhënat në HDD

Mënyra e memorizimit dhe leximit të të dhënave

Memorizimi dhe leximi i të dhënave në një HDD bëhet duke pasur si bazë ligjet e elektro magnetizmit. HDD është i përbërë nga disqe të mbuluara nga një shtresë materiali magnetik. Numri i këtyre disqeve dhe lloji i materialeve mbështjellës tregojnë dhe cilësinë e HDD. Trashësia e kësaj shtrese mbështjellëse është në rangun e 1/10000 mm. Disqet janë të futur në një kuti metalike që mbron disqet dhe pjesët tjera nga grimcat e pluhurit. Në fund të kesaj kutie është një kartelë e quajtur kartela logjike, kjo kartelë merr komandat nga kontrolleri i HDD-së. Kartela logjike përkthen komandat e këtij kontrolleri në ndryshime tensioni në mënyrë që të bëhet spostimi i kokave lexuese dhe shkruese. Kokat lexuese/shkruese janë krahë metalikë që në majë kanë një bobinë elektromagnetike dhe janë të vendosura mbi sipërfaqen e disqeve (1/1000 e diametrit të flokut - afërsisht) në mënyrë që të bëhet leximi/shkrimi i informacionit. Kartela logjike i komunikon kokave lexuese/shkruese nëse të dhënat duhen shkruar/lexuar mbi/nga sipërfaqet e disqeve magnetike. Në qendër disqet janë të lidhur me një bosht që rrotullohet me shpejtësi kostante (mijra rrotullime në minutë).

Fotgrafia nr 9: Pamja e brendshme e një HDD

(15)

,$

,$

Memorizimi i të dhënave në HDD

Në qoftë se nuk ka asnjë fushë magnetike thërrmijat magnetike që ka pjesa sipërfaqësore e disqeve kanë një orjentim të rastësishëm. Në qoft se mbi to vendoset një magnet (i cili krijon një fushe magnetike) thërrmijat orjentohen sipas fushës magnetike dmth polet pozitive të thërmijave drejtohen nga poli negativ i magnetit ndërsa polet negative nga poli pozitiv. Në këtë mënyrë krijohet një bllok thërrmijash magnetike të orientuara në një kah të caktuar. Rolin e këtij magneti e luan bobina e kokës së shkrimit/leximit, e cila kur në të kalon rrymë elektrike transformohet në një magnet dhe krijon një fushë magnetike. Nqs ndërrohet kahu i rrymës elektrike bobina luan rolin e magnetit me pole të kundërta në karahasim me rastin e parë. Dy blloqe të njëpasnjëshëm thërmijash të orietuara në një kah simbolizojnë 0 në sistemin binar, ndërsa kur janë të orientuara në kahe të kundërta simbolizojne 1 në sistemin binar. Kështu që nqs duam të shkruajmë 0 në një pozicion të caktuar të diskut duhet të pozicionojmë në këtë vend kokën lexuese/shkruese, krijohet blloku i parë i thërrmijave të orientuara, lëvizet koka dhe krijohet blloku i dytë i njëpasnjëshëm me të parin. Në rastin e parë kur vendoset koka lexuese/shkruese tek blloku i dytë i thërrmijave ndërrohet kahu i rrymës elektrike në mënyrë që thërrmijat të orjentohen me drejtim të kundërt.

Leximi i të dhënave të memorizuara në HDD

Që të bëhet leximi i të dhënave të memorizuara në HDD fillimisht analizohen blloqet e krijuara në fazën e memorizimit, duke vendosur kokën lexuese/shkruese mbi ato, por në këtë rast bobinës nuk i vjen rrymë. Kur bobina vendoset mbi të thërmijat magnetike të një blloku janë magnete shumë të vegjël që sidoqoftë krijojnë një fushë magnetike, lëvizja e kokës shkruese/lexuese në këtë fushë magnetike shkakton kalimin e rrymës elektrike në fijet e bobinës. Kjo rrymë e ndryshon kahun në bazë të drejtimit të fushës magnetike, dmth orjentimit të thërrmijave që e kanë shkaktuar atë, nga ky fakt bëhet dallimi midis 1 dhe 0 së memorizuar në HDD.

(16)

,.

,.

Formatimi i HDD-së

Në momentin kur në HDD nuk ka asnjë të dhënë të memorizuar në të (dmth është bosh), përpara memorizimit të të dhënave konkrete psh skedare të ndryshëm duhet bërë një proces paraprak që quhet formatim. Ky proces bën të mundur vendosjen e një adrese specifike për çdo pozicion të diskut. Fillimisht bëhet ndarja e diskut në sektore qarkore pastaj në pista. Kombinimi i një ose disa sektoreve në një pistë është blloku elementar i memorizimit dhe quhet cluster. Në këtë mënyrë si kur shkruan apo kur lexon të dhëna koka shkruese/lexuese di vendodhjen e saj në lidhje me sipërfaqen e diskut. Numri i blloqeve elementare (cluster) që mund të mbajë një disk tregojnë kapacitetin e diskut. Në sektorin 0 të diskut memorizohet një skedë speciale që quhet FAT (anglisht: File Allocation Table, lexo: Fajll Allokejshën Tejbëll). Kjo skedë përmban informacione për udhëzuesin e diskut, strukturën e udhëzuesve dhe listën e cluster-ëve që janë përdorur për të memorizuar të dhëna. FAT përdoret nga sistemi operativ DOS dhe disa versione fillestare të Ëindoës 95, ndërsa në sistemet operative të sotme Microsoft përdorë një VFAT ose ndryshe dhe FAT32, ndryshimet midis këtyre dyjave janë se VFAT lejon leximin dhe shkrimin 32bit ndërsa FAT vetëm të 16 bit. FAT kufizon numrin e skedave që mund të memeorizohen në 65536 çfarë do kapaciteti të ketë disku, nga kjo rrjedh që dimensioni i cluster-it (njësia më e vogel ku mund të shkruhet një skedë ose pjesë e një skede) gjendet duke pjestuar kapacitetin e diskut me 65536(deri në kapacitetin 256 Mb një cluster është 4 KB), kështu që cluster-ët (në FAT) bëhen gjithmonë e më të mëdhenjë me rritjen e kapacitetit të HDD-së. Kur hapësira për memorizimin e skedave bëhet duke përdorur VFAT, mund të memeorizohen një numer më i madh skedash në disk , dimensionet e cluster-it janë standard 4 Kb, për disqe deri në 2 terabyte (ose afersisht 2 milione MB).

(17)

,-CDROM-i

Kompakt disku (CD) është medium ekstern për ruajtje të të dhënave, ndryshe i njohur si medium standard për përcjellje të regjistrimeve muzikore, i cili i zëvendësoi pllakat e magnetofonit dhe revolucionarizoi industrinë muzikore dhe përhapjen e këngëve në format digjital. Duke pasur parasysh që bëhet fjalë për regjistrim digjital, zbatimi i tij tek kompjuterët imponohet vetvetiu. Pasi nga CD disku mundet vetëm të lexohet, ai e merr emrin CD ROM (Compaq Disk Read Only Memory). Ekzistojnë pajisje speciale (CD Recorder) që vendosen në kompjuter dhe mund të inçizojnë përmbajtje të ndryshme në CD disqe të pa regjistruara apo të gatshme për regjistrim.

Fotografia nr 11. Ngasësi i CD ROM-it

CD ROM-i në kompjuter punon në mënyrë identike si audio CD disqet e thjeshtë. CD disku është pllakë e plastikës me shtresë alumini në të cilën janë regjistruar të dhënat. Shkruarja e të dhënave në formë të thellimeve në minijaturë të shpërndara në një vijë të pandërprerë spirale të ngjajshme si te pllakat e magnetofonit. Fillimi i spirales te CD disqet është në pjesën e brendëshme për dallim nga pllaka e magnetofonit që fillon në periferi të pllakës.

(18)

,'

,'

Fotografia nr 12. Shpjegimi i detajuar i punës së ngasësit të CD ROM-it

Leximi i të dhënave bëhet me laser rrezja e të cilit reflektohet ne thellimet e spirales dhe përmes sistemit optik sillet deri te detektori që i dallon njësitë logjike (1) dhe zero (0) të shkruara në CD disk. Sot ekzistojnë një numër i madh teknikash dhe teknologjishë për shkrim dhe lexim të CD disqeve, ashtu siç ekzistojnë edhe lloje të ndryshme CD disqesh, por shumica prej tyre janë kompatibile me njëra tjetrën. Karakteristikë kryesore e njësive CD ROM është shpejtësia e tij. Shpejtësia shprehet me xN ku N është numër i plotë. Kështu sot ekzistojnë njësi CD ROM-i me shpejtësi xl, x2, x4, x8, x12, etj. Shpejtësia e CD ROM me një shpejtësi është 150KB/S. CD ROM disqet me kapacitetin e tyre dhe çmimin e lirë vendosin një dimension të ri në zbatimin e kompjuterëve - multimedial. Pranë të dhënave tekstuale dhe grafike, çdo herë dhe më aktuale bëhen format e zërit dhe video formatet e të dhënave për rruajtjen e të cilave janë të nevojshme njësi me kapacitet të madh. DVD (Digital Versatile Disk) është disk optik i ngjajshëm me CD diskun dhe me dimensione të njejta. Ekzistojnë DVD disqe një anësore dhe të regjistruara në të dy anët. Çdo anë ka kapacitet prej 4.7 GB. Me teknikë të posaçme kryhet shkruarje në dy shtresa dhe kapaciteti i një DVD arrin deri në 18 GB.

(19)

,*

,*

Monitori

Është pajisje dalëse e cila e paraqet në ekran regjistrimin e informatave me ndihmën e pajisjeve hyrëse. Ekzistojnë dy lloje të monitorëve: monitorë me gyp katode (CRT, Cathody Ray Tube) dhe monitorë LCD (Liquid Crystal Display). Karakteristikat kryesore të monitorëve janë: madhësia (zakonisht matet me inç: 14, 15, 17, 19, 21..), rezolucioni (dendësia e pikave me rezolucion të zakonshëm horizontal dhe vertikal që sot përdoret deri më 800 x 600, 1024 x 768, 1280 x 1024 madje edhe më të mëdhenj), frekuenca e freskimit (numri i vizatimit të fotografisë në një sekondë të shprehur me herc Hz) dhe madhësia e pikës (matet me milimetër, ndërsa e shpreh distancën ndërmjet dy pikave në ekran. Vlerat e zakonshme janë ndërmjet 0,15 dhe 0,30 mm). Videosinjali që pranon monitori përbëhet nga disa sinjale mes të cilëve nga një për intensitetin e secilës nga tri ngjyrat R (Red-e kuqe), G (Green-e gjelbërt) dhe B (Blue-e kaltërt). Te monitorët ekziston topth elektronik përkatës për secilën prej ngjyrav Topthat elektronik e vizatojnë fotografmë në ekran me intensitet të ndryshëm i bazë të të dhënave në video memorien e vendosur në kartelën grafike. Fotografia e ekranit është e përbërë nga shumë pika të vogla. Këta pika quhen piksel. Pikseli është elementi kryesor prej te cilit përbëhet fotografia e ekranit.

Fotografia 11: Monitor LCD

(20)

0

0

Miu (Mouse

)

Me paraqitjen e sistemeve operative grafike Windows, miu bëhet paisja pa të cilën nuk mund të mendohet puna e kompjuterit. Miu përdoret si paisje për tregim. Ashtu siq lëviz miu nëpër bazament ashtu në ekran do të lëviz shigjeta treguese (mouse pointer). Kur treguesi i miut do të sillet mbi objektin e nevojshëm me shtypjen e njërës nga butonët qe ndodhet në mi ndërmirret aksion i caktuar. Ekzistojne mi me një, dy dhe tri butonë, ndërsa për punë më efikase sygjerohen minjtë me dy butona.

(21)

,

,

Tastatura

Tastatura i ngjet makinës mekanike të shkrimit, është njësi hyrëse që më së shumti përdoret, me ndihmën e së cilës të dhënat nga forma e shkruar kthehen në shifrimin binar dhe barten në memorjen e punës. Detyra kryesore e tastaturës është futja e simboleve tekstuale duke i shtypur tastet e saj. Gjatë shtypjes së dista tasteve të ashtuquajtura taste speciale, i jepen urdhëra kompjuterit.

(22)

Përfundim

Kompjuteri është pajisje elektronike e cila i përpunon të dhënat dhe i

shndërron në informata të dobishme. Në brendinë e kompjuterëve

zhvillohen programe që i përpunojnë të dhënat dhe, në bazë të

udhëzimeve të programit, realizohen detyra. Kompjuterët përdoren për

punë të ndryshme: kontrollin e fluturimeve kozmike, drejtimin e

avionëve, përgatitjen dhe shtypjen e librave, ndezjen e dritave në kohë të

caktuar saktë, dhënien e fletëpagesës në kasën e shitores. Kompjuterët

hasen në madhësi dhe fuqi të mëdha, duke filluar nga superkompjuterët

që i përdor ushtria ose NASA, pastaj kompjuterët personal të cilët na

rrethojnë vazhdimisht, e deri kompjuterët e dorës që janë sa madhësia e

një çokollate.

(23)

Literatura

-

Arsenovski S. 2001. Skopje - Informatika

-

M-r Lulzim Ademi, Fakulteti Pedagogjik “Sh. Kliment Ohridski”-Shkup –

Doracak

-

http://www.besimabdullai.com/itlectures.htm

-

http://sq.wikipedia.org/wiki/Hardware

Gambar

Foto 7: Kartela grafike
Tabela e histroisë së HDD-ve

Referensi

Dokumen terkait

segala rahmat dan karunia-Nya sehingga penulis dapat menyelesaikan skripsi dengan judul “Pengaruh Relaksasi Benson Terhadap Tekanan Darah Pada Lanjut Usia Dengan

kan hasil sastra dan uns r-unsur kebudayaan lainnya , baik dari bahasa Indo- nesia maupun bahasa daerah ke dalam bahasa asing atau sebaliknya; (4) mem- berikan

A kiírás a korszak többi pályázatához és a város lélekszámához képest meglepően alapos és szakmai, az eddigi forrásokból azonban építész közreműködésére

Penelitian ini ditujukan untuk (1) mengetahui struktur ruang KBU terutama terkait dengan hirarki kota dan sistem perkotaan, sistem penggunaan lahan kota dan diferensiasi

Ayat ini memerintahkan kepada orang mukmin agar melaksanakan amal dan pekerjaan mereka dengan cermat, jujur, dan ikhlas karena Allah Swt., baik pekerjaan

Al-Qur’±n yang diwahyukan kepada Nabi Muhammad saw. menghapus sebagian syariat yang tertera dalam kitab-kitab terdahulu dan melengkapinya dengan tuntunan yang

Dengan demikian dalam pandangan Fathi Osman, predikat sebagai sebaik-baiknya umat tersebut sejatinya termanifestasikan dalam tiga hal: pertama , umat islam dapat

Dalam Kecamatan Borobudur dengan pariwisata utamanya adalah wisata candi Borobudur namun seiring berjalannya waktu, masyarakat sekitar mulai mengembangkan lagi