• Tidak ada hasil yang ditemukan

lc3abnda eletroteknika e mjeteve tr kl. x 15 ligj.2

N/A
N/A
Info4 Detail

Academic year: 2024

Membagikan "lc3abnda eletroteknika e mjeteve tr kl. x 15 ligj.2"

Copied!
4
0
0

Teks penuh

(1)

Lënda: Elektroteknika e mjeteve të transportit

Njësia mësimore: Rregullatorët e sistemit të ushqimit të motorit- pompa aksiale shpërndarëse me drejtim elektronik

Data e paraparë për zhvillim të njësisë mësimore: 24. 03 .2020

Sipas mënyrës së drejtimit me ndryshimin e sasisë së lëndës djegëse të injektuar ekzistojnë dy lloje të pompave aksiale me drejtim elektronik:

•Pompa e drejtuar me anë të unazës rregulluese, dhe

•Pompa me valvule elektromagnetik

Njësia drejtuese pranon sinjale të ndryshme hyrëse me anë të dhënësve (shih fig. 1) dhe në bazë të tyre, me ndihmën e hartave karakteristike,e cakton sasinë e nevojshme të lëndës djegëse e cila duhet të injektohet. Ajo vlerë, me anë të sinjalit dalës elektrik shndërrohet në pozitën e unazës për rregullim të sasisë së lëndës djegëse i cili injektohet në cilindër. Sinjali dalës nga njësia drejtuese elektronike e aktivizon elektromagnetin, a ai me anë të aksit me ekscentrik e ndryshon pozitën e unazës rregulluese të sasisë së lëndës djegëse (shih fig. 2).

Në pjesën e sipërme të boshtit është i vendosur dhënësi me anë te të cilit caktohet pozita momentale (reale) e unazës rregulluese, kurse sinjali elektrik i saj përcillet në njësinë drejtuese elektronike.

Ajo i krahason vlerat e nevojshme dhe reale të pozitës së unazës rregulluese dhe

përcjell sinjal elektrik deri te organi kryerës deri atëherë kur sinjali kthyes nuk tregon se pozita reale e unazës rregulluese i përgjigjet vlerës së dhënë. Nëse ky qark i rregullimit nuk funksionon motori e ndërpret punën.

Sipas mënyrës së drejtimit me ndryshimin e sasisë së lëndës djegëse të injektuar ekzistojnë dy lloje të pompave aksiale me drejtim elektronik:

•Pompa e drejtuar me anë të unazës rregulluese, dhe

•Pompa me valvule elektromagnetik

Fig. 1 Rregullimi elektronik i pompës shpërndarëse aksiale : 1. pompa furnizuese, 2. valvuli magnetike e rregullatorit të momentit të injektimit, 3. rregullatori i momentit të injektimit, 4. unaza

(2)

rregulluese, 5. magneti me aks ekscentrik, 6. njësia drejtuese elektronike, a) numri i rrotullimeve, b) fillimi i injektimit, c) temperatura e motorit, d) sasia e ajrit, e) pozita e pedalit për gaz, f) linja kthyese për lëndë djegëse, g) ne drejtim te injektorit

Fig.2 Pompa dizel shpërndarëse e injektimit me kontrollin elektronik 1 – Senzori i pozicionit i unazës kontrolluese, aktuatori (drejtuesi) solenoidal për sasinë e lëndës djegëse te injektuar, 3- ventili elektromagnetit për ndërprerjen e furnizimit, 4 – pistoni shpërndarës, 5 – ventili

elektromagnetik për rregullimin e avancës se injektimit, 6 – unaza kontrolluese

(3)

Fig. Komponentët e sistemit te udhëheqjes se motorit te pompa e injektimit te lëndës djegëse me valvulin elektromagnetike

Pompa me valvul elektromagnetike

Ky lloj i pompave (fig. 4) është krijuar si rezultat i kushteve gjithnjë e më të rrepta për përdorimin e elektromagnetit te injektimi i lëndës djegëse te motorët dizel.

Në raport me pompën paraprake, kjo pompë mundëson më shumë fleksibilitet në ndryshimin e fillimit dhe fundit të injektimit dhe më shumë saktësi në dozimin e sasisë së lëndës djegëse të injektuar, përveç asaj me të është e mundur që të kryhet para injektimi i lëndës djegëse si d sasisë vetanake për dozimin në secilin cilindër të motorit.

Fig. 4 Pompa me valvule elektromagnetike1- Senzori për këndin e rrotullimit, 2- Boshti punues, 3- Pjesë e pompës furnizuese anësore, 4- Unaza me rule, 5- Njësia udhëzuese elektromagnetike e pompës, 6-Pllaka me gunga, 7- Pistoni shpërndarës, 8-Valvula elektromagnetike e shtypjes së lartë, 9- Dalja e lëndës djegëse me shtypje të lartë

(4)

Pyetjet për vlerësim për njësit e fundit edhe njësit paraprake të zhvilluara në klasë të parapara në fund të periodës së dytë!

1. Përmendi elementet përbërëse të sistemit të ndezjes me bateri?

2. Sa është tensioni bazë i baterive të akumulatorëve se deri në çfarë vlera rritet ai me rrugë induktive te sistemi i ndezjes me konvencional me bateri?

3. Çka shërben bobina induktive dhe si janë të emëruara mbështjellat e saj?

4. Te sistemet moderne të ndezjes deri ne sa voltë kërkohet prodhimtaria e tensionit edhe pse?

5. Çka shërben distributori tek automjetet?

6. Si funksionon distributori, përshkruaj?

7. Sistemi i ndezjes me transistor, përshkruaj?

8. Të paraqitet në mënyrë skematike e ndezjes konvencionale për motorin me 6 cilindra?

9. Të vizatohet qartë skema e ndezjes elektronike me transistor për motorin me 6 cilindra?

10. Çka mundëson sistemi i rregullimit elektronik i punës së motorit?

Vëmendje!

Temat e publikuara janë vazhdimësi e lendes në fjalë, prandaj keni për obligim ti lexoni dhe ti mësoni.

Pyetjet që janë këtu, janë përpiluar në kuadër të planit dhe njësive mësimore që kemi zhvilluar në shkollë dhe të dy njësive të fundit që keni marr në faqen e shkollës.

Ju lutem ti ktheni përgjigjjet e këtyre pyetjeve deri më datë: 26.03.2020, sepse janë për vlerësimin tuaj.

Pyetjet mundeni ti dërgoni në emalin tim: [email protected], në facebook ose në vaiber në numrin; 044/404-267

Shëndet dhe punë të mbarë!

Referensi

Dokumen terkait

Kelompok Kerja ULP Pokja I Jasa Konsultansi Dinas Pekerjaan Umum Kabupaten Kepulauan Anambas Tahun Anggaran 2016 akan melaksanakan e-Seleksi Jasa Konsultansi secara

Penelitian ini mendukung penelitian sebelumnya yang dilakukan Karami (2020) dengan judul “Implementasi Pembelajaran Online (E-Learning) Berbasis Google Classroom

Pemerintah Kota Gorontalo telah menerapkan pengadaan barang dan jasa secara elektronik atau e-procurement yakni melalui e-tendering dan e-purchasing dan Pada pelaksanaan

Modul elektronik (e-modul) materi pokok archaebacteria dan eubacteria yang dikembangkan mampu membantu siswa dalam memahami materi Archaebacteria dan Eubacteria

Ivansyah, Perlindungan hukum terhadap nasabah atas penggunaan layanan elektronik banking (e-banking) pada bank rakyat indonesia (riset pada bank rakyat indonesia

Available online at http://journale-academiauitmt.uitm.edu.my e-Academia Journal e-Academia Journal of UiTM Cawangan Terengganu 2 9 1-7, November 2020 5S Practice: Its effects on

Keywords : combined method, overlapping, The Principle of Inclusion-Exclusion ABSTRAK Sensus penduduk tahun 2020 SP 2020 menggunakan metode baru yang disebut metode kombinasi

Petunjuk penggunaan aplikasi e-PBK yang disusun oleh DJP Online untuk membantu wajib pajak dalam melakukan pemindahbukuan secara