• Tidak ada hasil yang ditemukan

politika ekonomike

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2021

Membagikan "politika ekonomike"

Copied!
25
0
0

Teks penuh

(1)

P O L I T I K A E K O N O M I K E

1-SHKOLLAT E MENDIMIT EKONOMIK MBI ROLIN E SHTETIT NE EKONOMI a-Doktrina Liberale dhe

b-Intervencioniste 1.1-doktrina liberale

Themelues janë Adam Smith dhe David Rikardo. Karakteristika të kësaj shkolle janë. Mosndërhyrja e shtetit në ekonomi, Konkurrenca e lirë në ekonomi,dhe se në ekonomi vepron një dorë e padukshme. Sipas Smithit individin dhe kapitalistin e nxisin për tu marrë me aktivitet ekonomik: egoizmi, afiniteti, dëshira për liri, shprehia e punës dhe afiniteti për tregti.

1.2-doktrina intervencioniste

Themelues është Xhon Kejnzi i cili ishte për ndërhyrjen e shtetit në ekonomi. Karakteristikat e kësaj doktrine janë. Se nuk duhet mbështetur në dorën e padukshme, Intervenimi shtetëror është i domosdoshëm për sukses kundër krizës në ekonomi dhe në vend të dorës së padukshme rekomandohet dora politike ( e shtetit).

2-TIPET MODELET E SISTEMEVE EKONOMIKE

Më karakteristike sot janë: Modeli Amerikan, Gjerman, Japonez, Suedez, Sistemi administrativo-komandues dhe ish modeli i shteteve socialiste-kinez-rusë.

3-BARTËSIT E EKONOMISË SË APLIKUESHME - Janë: 1-Organet shtetërore, organet publike-juridike

2-Organizatat ndërkombëtare dhe

3-Trupat operative ( firmat dhe ndërmarrjet).

3.1-organet shtetërore-Në emër të shtetit udhëheqin organet shtetërore të

cilat aprovojnë dispozita të ndryshme dhe sigurojnë aplikimin e tyre. Organet ligjvënëse krijojnë norma juridike dhe një pjesë ë këtyre normave rregullojnë marrëdhëniet ekonomike. Organet administrative kujdesen për realizimin e tyre dhe në kuadër të këtyre organeve vend të rëndësishëm zënë qeveria me resorët e veta.

3.2-organet publike–juridike

Kryejnë funksione publike në fushë të ekonomisë dhe janë: Odat ekonomike dhe Bursat

(2)

odat ekonomike

Harmonizojë interesat e veçanta të anëtareve të sajë me interesat e shoqërisë. Ku shteti me anë të disa dispozitave të veçanta ju beson kryerjen e disa punëve odave ekonomike. Formohen me qëllim të ekonomisë dhe pjesëve te sajë. Dallojmë dy lloje të odave ekonomike.

a) Odat ekonomike Evropiane-kontinentale (kanë karakter juridiko-publik,

formohen me ligj dhe anëtarësimi është i obligueshëm) dhe

b) Odat ekonomike anglo-saksone (janë të karakterit juridiko-privat dhe

anëtarësimi është i vullnetshëm).

Bursat

Janë tregje të përhershme në të cilat veprojnë rregulla dhe uzansa të veçanta. Në bursa punët mund të i lidhin vetëm anëtarët e saj, dhe punët kryhen përmes ndërmjetësve (senzalve). Shitblerja mund të kryhet vetëm përmes mostrave të mallrave. Punët në bursa lidhen; a) Prompte (menjëherë) dhe me b) Termin. Themelimi i bursave bëhet me ligj.

3.3-organet politike

Partitë që janë në pushtet nëpërmjet parlamentit dhe ministrive angazhohen në realizimin e programeve të tyre ekonomike. Sindikata është forma më masovike e organizimit të punëtoreve.

3.4-trupat operative (firmat dhe ndërmarrjet)

Ndërmarrja paraqet subjekt të pavarur ekonomik dhe person juridik e cila prodhon të mira ose kryen shërbime të caktuara për nevojat e tregut dhe duke bartur rrezikun afarist me qëllim të realizimit të fitimit dhe qëllimeve tjera konform me kushtet dhe mundësit që i ofron sistemi ekonomik i vendit.

Format më të rëndësishme organizative të ndërmarrjeve janë;

a-Ndërmarrjet në pronësi publike-Me të cilat menaxhon shteti dhe janë në pronësi të tij.

b-Ndërmarrjet private- Që janë në pronësi private dhe

c-Ndërmarrjet e përziera–Që bashkohen në forma të ndryshme për të ngritur efikasitetin dhe fitimin.

Sot në ekonomin e tregut format më të zakonshme të ndërmarrjeve–firmave janë:

a-ndërmarrjet e pavarura individuale b-shoqëria më përgjegjësi të pakufizuar c-shoqëria me përgjegjësi të kufizuar d-shoqëritë aksionare

(3)

a-ndërmarrjet-firmat e pavarura individuale

Formohen nga personat fizikë të cilët një herit janë edhe pronarë të firmës. Këto ndërmarrje zakonisht janë të vogla dhe kryesisht formohen si shërbime dhe më pak si prodhuese. Karakteristikat janë. Pronari është edhe menaxher i firmës, të punësuarit janë zakonisht anëtar të familjes, pronari merr vendime dhe bën vetëfinancim, pronari disponon me fitimin dhe përgjigjet për obligimet ndaj shtetit. Në kuadër të këtij lloji të ndërmarrjeve forma më e shpeshtë është mikrondërmarrjet apo micro-enterprise. Mikrondërmarrjet janë kategori e re dhe formohen në kuadër të familjes dhe motiv kryesor kanë punësimin e antarve të familjes dhe sigurimin e ekzistencës.

b-shoqëria me përgjegjësi të pakufizuar (solidare)

Kjo shoqëri bëhet me marrëveshje në mes të anuarve dhe të gjithë përgjigjen për obligimet në mënyrë solidare dhe që të gjithë janë të barabartë.

c-shoqëria më përgjegjësi të kufizuar

Kjo themelohet në bazë të marrëveshjes në mes të anuarve të shoqërisë të cilët bashkojnë punë dhe mjetet me qëllim të formimit të një të përbashkët . Me rastin e bashkimit në kapitalin themelues shuma e anuarve nuk është e thënë të jetë e barabartë pra secili prej tyre merr pjesë me shumë të caktuar sipas interesit që shpreh për këtë shoqëri. Përgjegjësit e anuarve ndaj obligimeve janë të kufizuara varësisht nga vlera e avancuar e mjeteve financiare.

d-shoqëritë aksionare

Paraqesin formën organizative me të madhe që formohen me bashkimin e shumë kapitaleve individuale në një kapital të përbashkët që quhet kapitali aksionar. Me këtë rast aksionarëve u jepen letra me vlerë që quhen aksione me të cilën përcaktohet vlera nominale e aksionit dhe e drejta në pjesëmarrje të fitimit (Dividentës). Po ashtu ofron më shumë mundësi të marrjes së kredive sepse ekziston mundësia më e madhe e kthimit të kredisë në krahasim me ndërmarrjet private. Avansimi i kapitaleve aksionare në shoqëritë aksionare bëhet me blerjen e aksioneve në tregun e bursës.

Çdo aksion ka edhe vlerën e vet që mund të jetë nominale (të përcaktuar me rastin e blerjes) pastaj vlerën e tregut (të përcaktuar në bazë të ofertës dhe kërkesës). Aksionarët mund të marrin fitimin në dy forma a) nëpërmjet dividentës që do të thotë se poseduesit e aksioneve për çdo aksion marrin një shumë të caktuar nga shoqëria aksionare dhe b) nëpërmjet riinvestimit që do të thotë se shoqëria aksionare mund të mos e shpërndaj fitimin por ta investojë në fonde kryesore që në të ardhmen tu shtohen fitimet aksionarëve. Si rrjellim i kësaj kemi rritjen e çmimeve të aksioneve me q rast poseduesit marrin edhe një shtesë plus përveç dividentës e që ky fitim quhet fitimi nga kapitali aksionar. Dividenta si e ardhur nga aksioni nuk është e ditur që më par sepse vlera e sajë varet nga suksesi afarist i shoqërisë aksionare.

(4)

e-shoqëria komanditore

Kjo paraqet formën e përzier të ndërmarrjeve dhe përbehet prej dy lloj aksionesh: të brendshëm dhe të jashtëm. Aksionarët e brendshëm udhëheqin dhe përgjigjen për detyrimet e kompanisë dhe janë komplementar dhe të jashtmit nuk marrin pjesë drejtpërdrejtë në udhëheqje dhe afarizëm por gëzojnë të drejtën në marrjen e fitimit të ndërmarrjes. Format më të larta të organizimit të ndërmarrjeve në fazën monopolistike të kapitalizmit janë. Kartelet, Trustet, Koncernet, Koorporatat, Holdingu etj.

Kartelet

Paraqet formën më të hershme dhe me të thjeshtë të bashkimit të ndërmarrjeve kapitaliste në shoqëri aksionare( monopole). Në kartele ndërmarrjet e bashkuara formalisht mbajnë statusin e pavarësisë. Në kartele bashkohen dy e më shumë ndërmarrje me qëllim të realizimit të qëllimeve të tyre afariste. Marrëveshjet kryesore në mes të tyre janë. Karteli për kufizimin e çmimeve, karteli për kufizimin e prodhimit, karteli për ndarjen e tregjeve dhe Karteli për shfrytëzimin e patentave dhe licencave.

Trustet

Paraqesin bashkimin e disa ndërmarrjeve të së njëjtës degë në një ndërmarrje të përbashkët me qëllim të vënies së monopolit në treg. Politika dhe rezultatet afariste këtu për dallim nga Kartelet, këtu shkrihen në trust. Trusti udhëheq në interes të të gjitha ndërmarrjeve të bashkuara në të. Dhe për dallim nga karteli fitimi i ndërmarrjeve derdhet në fondin e akumulimit të tërë trustit.

Koncernet

Me rastin e bashkimit të ndërmarrjeve në koncerne ato humbasin plotësisht pavarësinë e tyre. Përparësi e këtyre formave më të larta të bashkimit të ndërmarrjeve është së këtu bashkohen ndërmarrjet nga degë të ndryshme dhe në këtë mënyrë arrijnë fitime të larta.

Korporata

Forma e re është pas luftës së dytë botërore dhe u zhvillua në vendet me të zhvilluar kapitaliste. Kanë statusin e personit juridik dhe paraqesin formë të organizimit të shtetit në ekonomi ose të kryerjeve të punëve publike dhe andaj kuptohet janë në pronësi të shtetit. psh. KEK-u etj.

Holdingu

Paraqet shoqëri e cila aktiven e vet ka vetëm aksionet e shoqërive të tjera. Holdingu kryen veprimtari financiare që është në interes të shoqërive që i kontrollon dhe udhëheq me to. Shoqëria holding mjetet e saja i plason në një numër më të madh të shoqërive aksionare dhe në secilën prej tyre disponon me kontroll të aksioneve.

(5)

4-SISTEMI BANKAR

Bankat janë organizata ekonomike të cilat merren me : pranimin dhe ruajtjen e parave të gatshme, huazimin e parave, në ndërmjetësimin në qarkullim e pagesave dhe marrjen dhe dhënien e kredive për klient të tyre. Në çdo shtet sistemi bankar përbëhet nga dy nivele. Niveli i par , banka qendrore dhe niveli i dytë- të gjitha llojet e tjera të bankave.

4.1. banka qendrore (emetuese)

Në krye të sistemit bankar të çdo vendi qëndron banka qendrore dhe është i vetmi institucion financiar dhe zë vendin kryesor në sistemin financiar të vendit përkatës. Funksionet më të rëndësishme të sajë janë: E drejta për të emetuar para në monedha dhe kartëmonedha, mbikëqyrë punën e bankave komerciale, bënë linçensimin e bankave komerciale, ruajtjen dhe depozitimin e metaleve fisnike dhe paraqitet në rolin e arkës shtetërore. Bankën qendrore e drejton guvernatori.

4.2. bankat e nivelit të dytë

Parashihen me dispozita ligjore dhe i nënshtrohen bankës qendrore. Mund të jen private dhe shtetërore, formohen me lejen e bankës qendrore dhe për themelimin e tyre nevojitet që themeluesi të sigurojë një shumë të kapitalit themeltar që e cakton banka qendrore.

5. ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE BARTËSE TË EKONOMISË SË APLIKUESHME JANË:

a-Organizatat ndërkombëtare në kuadër të OKB-ës.

b-Organizatat ndërkombëtare jashtë përbërjes së OKB-ës. c-Organizatat ndërkombëtare të shteteve në zhvillim.

5.1- organizatat ndërkombëtare në kuadër të OKB-ës. Këshilli ekonomik-social

Është organ i OKB-ës dhe ndihmon për një mirëqenie dhe stabilitet më të madh. Këshilli studion dhe jep rekomandime për çështje ndërkombëtare nga lëmi i kulturës, arsimit, shëndetësisë dhe çështjeve tjera ekonomike-sociale.

Banka ndërkombëtare për zhvillim dhe rindërtim

Është formuar për dy qëllime: për rindërtimin e vendeve të shkatërruara nga lufta dhe Jep investime në zhvillimin ekonomik të vendeve të pazhvilluara. Banka punon në principin e shoqërisë aksionarëve dhe përbëhet nga organet: këshilli i guvernatorëve dhe këshilli ekzekutiv.

Fondi monetar ndërkombëtar

Është institucion i specializuar i OKB-ës dhe fushëveprimi i tij është, çështjet monetare dhe financiare për vendet anëtare. Detyrat e tij janë: stabilizimi i valutës nacionale, heqja e kufizimeve revizore në pagesat ndërkombëtare dhe krijimi i marrëdhënieve në mes të valutave të vendeve.

(6)

Organizata ndërkombëtare e punës

Selinë e ka në Gjenevë dhe qëllimi i sajë është që me marrëveshje ndërkombëtare të siguroj kushte më të mira të punës dhe pozitë më të mirë të punëtorëve. Andaj studion dhe jep rekomandime për vendet anëtare .Anëtare janë shtetet të cilat e pranojnë statusin e sajë.

Konferenca e KB-së për tregti dhe zhvillim

Nuk është organizatë ku anëtarët do të jenë ngushtë të lidhur me obligime të caktuara andaj edhe rezultatet e kësaj organizate janë modeste. Në mbledhjet e saja debatohet për problemet në tregtinë ndërkombëtare dhe zhvillimin e shpejtuar të ekonomive të prapambetura.

Organizata e KS-së për zhvillim industrial

Kjo organizatë zhvillon aktivitet në lëmin e industrializimit të shteteve të pazhvilluara.

Organizata e KS-së për bujqësi dhe ushqim

Selinë ë ka në Romë dhe detyrat e saja janë: Të ndikoj në rritjen e shpejtë të prodhimtarisë bujqësore në shtetet e pazhvilluara dhe përmirësoj ushqimin e popullsisë në këto shtete.

Marrëveshja e përgjithshme mbi doganën dhe tregtinë

Paraqet marrëveshje mbi principet e politikës tregtare ndërkombëtare dhe tregtisë multilaterale dhe bazohet në këto parime; Pranimi i vullnetshëm i rregullave në përparimin e tregtisë ndërkombëtare, Shtetet anëtare pranojnë klauzolën e favorizimit me të lartë, Zvogëlimi i barrierave në tregtinë e jashtme me biseda dhe respektimi i tregtisë së drejtë( tarifat dhe barrierat tregtare te jenë sipas marrëveshjes).

6-ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE JASHTË PËRBËRJËS SË OKB-ËS. Organizata për zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim

Përfshin 24 shtetet më të zhvilluara perëndimore dhe është një përpjekje për integrim ekonomik. SHBA kishte dalur me një program për rindërtimin e Evropës pas luftës së dytë dhe kjo ndihmë kishte për qëllim pengimin e ndikimit politik të BRSS, forcimin e aleatëve dhe krijimin e partnerëve gjegjës.

Bashkësia ekonomike evropiane

Apo unioni evropian është formuar në Romë nga 6 shtetet më të zhvilluar të Evropës perëndimore. Qëllimet e krijimit janë realizimi i bashkimit të madh të popujve të Evropës.

Unioni ekonomik monetar

Me krijimin e tij është paraparë krijimi i sistemit monetar evropian ku në vitin 2002 EURO hynë në përdorim dhe bëhet valutë legale zyrtare në unionin evropian.

(7)

Politika e përbashkët bujqësore

Unioni evropian paguan mbi 50 miliard subvencione bujqësore.

Politika e përbashkët tregtare

Në marrëveshje të formimit të unionit theksohet se shtetet anëtare deshifrojnë të kontribuojnë në: në zhvillim harmonik të tregtisë botërore, zvogëlimin apo heqjen e barrierave doganore dhe nxjerrjen e rregullave të përgjithshme të konkurrencës.

Politika sociale-Shtetet anëtare të unionit janë pajtuar mbi nevojën e

përmirësimit të kushteve të jetës dhe punës së punëtoreve.

7-QËLLIMET NË EKONOMINË E APLIKUESHME

Nënkuptojmë një gjendje të ardhshme e cila dëshirohet të arrihet dhe e cila ndryshon nga tanishmja e cila arrihet me aksion të përbashkët dhe të dobishëm te të gjitha subjekteve.

7.1 sistemi i përgjithshëm i qëllimeve përfshin :

Qëllimet materiale-prodhuese, qëllimet ekonomike-sociale dhe qëllimet Politiko-sociale.

8. INSTRUMENTET DHE KUPTIMI I TYRE

Instrumentet kanë shumë kuptime si janë madhësi ekonomike, janë element i sistemit institucional dhe janë mjete me të cilat kryhet një apo më shumë detyra. Në këtë drejtim me rëndësi janë Detyrat dhe Masat.

8.1 detyra

Është gjendje e dëshiruar apo rrugë drejt së cilës duhet ecur> Si më të rëndësishme janë: Punësimi, stabilizimi, përmirësimi në bilancin e pagesave, zgjerimi i prodhimit, etj.

8.2 masat

Është përdorimi i instrumenteve në moment të caktuar me qëllim të kryerjes së një apo më shumë detyrave si : zvogëlimi i tatimit në të ardhura ose aprovimi i buxhetit dhe Heqja e ndonjë mase.

8.3-klasifikimi i instrumenteve

Sipas profesorit Kirchen janë dy grupe kryesore:

(8)

8.4- instrumentet në analizat ekonomike ndahen në pesë grupe: 1-instrumentet nga grupi i financave publike

Kanë të bëjnë me të hyrat dhe të dalat publike të shtetit dhe saldon e tyre. Shumica e instrumenteve veprojnë automatikisht e disa sipas nevojës ndoshta një herë në vit. Në kuadër të këtij grupi bëjnë pjesë instrumentet e politikës fiskale ( doganat, akcizat, tatimet, taksat e ndryshme etj). Te këto instrumente me rëndësi është afati , nuk guxohet të vonohet në aplikimin e tyre.

2-instrumentet kredito-monetare

Më këto intervenohet në zhvillimin ekonomik duke e përcjellë masën e parasë në qarkullim dhe duke u dhënë kredi subjekteve ekonomike dhe firmave private me kushte të volitshme. Këto instrumente shteti i ndërmerr në mënyrë të befasishme dhe janë të fshehura.

3-kurset devizore-(valutore)

Janë instrumente te forta , bëjnë ndryshime të fuqishme në ekonomi kombëtare dhe ndikojnë në mënyrë motive pasi shprehin raportin më valutat e tjera dhe në rast të degradimit paraqitet rreziku i humbjes në valutën nacionale. Ndryshimi i kursit shkakton rritjen e çmimeve dhe ndryshime në shpërndarjen e të ardhurave.

4-instrumentet e kontrollit direket

Sipas natyrës këto janë instrumente te fuqishme dhe shkaktojnë efekte të shpejta dhe shfrytëzohen në kohëra të krizave në mënyrë që në afate të shkurta ti zgjidhin problemet e grumbulluara ekonomike. Janë më pak efikase në afate të gjata.

5-Reforma E Sistemit

Këto instrument janë prezentë në katër grupet e mëhershme dhe me ndihmën e tyre reformohet sistemi dhe ndërrohet struktura e tij. Dhe e gjithë kjo bëhet me anë të ndryshimeve ligjore.

8.5-instrumentet në teorinë ekonomike

Po ashtu janë pesë grupe me rëndësi;

1-instrumentet e njohjes

Shfrytëzohen në përgatitjen e vendimeve sidomos në momente të vështira ekonomike dhe sociale si pas luftës. Me anë të këtyre instrumenteve qeveritë dëshirojnë të shpërndajnë racionalist burimet e rralla. Si më të rëndësishme në këtë drejtim janë: tabelat input-output dhe e balancave ekonomike, me të cilat pasqyrohet aktiviteti ekonomik i të gjitha subjekteve.

(9)

2-instrumenti intervenues

Për kah natyra janë kompleks dhe globale psh , kufizimi i kredive ku shteti dëshiron të ndihmoj ndonjë degë të ekonomisë apo të ruaj standardin jetësor. Për kah karakteri janë Buxhetor dhe Monetar. me politikën buxhetore preken te hyrat apo të dalurat e shtetit.

3-instrumente internacionale

Këto rregullojnë marrëdhëniet ekonomike në tërë shtetin por edhe brenda regjionit të tij me qëllim të lehtësohet qarkullimi i mallrave, kapitalit etj.

4-instrumentet strukturale

Këto e ndryshojnë bazën e funksionimit të ekonomisë kombëtare dhe strukturës së tij.

5-instrumentet e politikës ekonomike vijuese

Këto instrumente shërbejnë për vendosjen në afat të shkurtë të gjendjes e cila ka devijuar nga parimet e caktuara ekonomike. Dhe më së shpeshti përdorën në bujqësi, industri etj.

9. ZGJEDHJEN DHE SELEKSIONIMIN E INSTRUMENTEVE

E bëjnë subjektet e politikës me qëllim të arrihen ndryshime të caktuara në jetën sociale.

9.1-gjatë seleksionimit të instrumenteve

Duhet pasur parasysh dy anë: Ana politiko-sociale sepse aplikimi i tyre mund të i sjellë në pozitë të pavolitshme ekonomike dhe sociale dhe Ana teknike.

9.2-përdorimi i instrumenteve

Duhet pasur parasysh faktet siç janë; çfarë është intensiteti i instrumenteve, kur duhet të përdorën dhe si të kuptohet komplimentariteti i tyre.

9.3-Fusha ku vepron ekonomia e aplikueshme dhe ku e tregon suksesin apo

dështimin e sajë është rrethi ( ambienti i caktuar). Rrethi ka dy kuptime:

Rrethi fizik(hapësirë e caktuar fizike)dhe rrethi shoqëror-ekonomik (tërësia e marrëdhënieve prodhuese) si pasoje e veprimtarive ekonomike të njerëzve.

10- EKONOMIA KOMBËTARE

E përbëjnë të gjitha të mirat materiale, si dhe personat fizik dhe juridik që kryejnë veprimtari ekonomike dhe shërbime të ndryshme brenda kufijve të shtetit të caktuar dhe të cilët gjenden nën juridiksionin e tij.

10.1 struktura e ekonomisë kombëtare

Për analiza më të përafërta është e nevojshme që ekonomia kombëtare të ndahet në njësi më të vogla dhe mundësisht në pjesë sa më homogjene që kanë elemente të përbashkëta. Kjo ndarje bëhet bazë të parimit: a) Teknologjik b) institucional dhe c) funksional.

(10)

a-parimi teknologjik

Në bazë të këtij parimi lëmenjtë kryesor ekonomik janë: Industria e xehetaria,Bujqësia dhe peshkimi, Pylltaria, Ekonomia e ujërave, ndërtimtaria, Komunikacioni, Tregtia, Hoteleria dhe turizmi, Zejtaria.

b-sipas parimit institucional kemi:

Ndërmarrje, ekonomi shtëpiake, institucionet a administratës së përgjithshme, ekonomia fshatare dhe Subjekte të tjera.

c-sipas parimit funksional kemi:

Sektorin e prodhimtarisë, Të hyrat dhe të dalat e popullsisë, Të hyrat dhe te dalat e lëmenjve joprodhues, konsumi personal dhe i përbashkët, sektori i investimeve dhe Sektori i marrëdhënieve me botën.

10.2-sektori i prodhimtarisë

Ky sektor përfshin bilancin kryesor të rrjedhave ekonomike në ekonominë kombëtare dhe përmes tij pasqyrohet outputi dhe inputi i lëmenjve prodhues të ekonomisë kombëtare.

10.3-të hyrat dhe të dalat e popullsisë

Ky sektor tregon nivelin e standardit jetësor të popullsisë përkatësisht fuqinë blerëse të popullsisë si kërkesë agregate dhe sistemin e shpërndarjes te të ardhurave kombëtare.

10.4-të hyrat dhe të dalat e lëmenjve joprodhues

Ky sektor pasqyron të hyrat dhe të dalat publike të shtetit destinimin dhe shpenzimin e tyre. Nga veprimi dhe niveli i këtij sektori varet edhe zhvillimi i shërbimeve të përgjithshme dhe të përbashkëta si dhe niveli i standardit të përgjithshëm shoqëror.

10.5-konsumi personal dhe i përbashkët

Përmes tij shprehet niveli i standardit të popullsisë , kurse përmes konsumit të përbashkët shprehet standardi i përgjithshëm shoqëror.

10.6 sektori i investimeve

Investimet si faktor material paraqesin bazën në të cilën mbështetet zhvillimi aktual dhe perspektiv i ekonomisë.

10.7-sektori marrëdhënieve me botën

Ky sektor pasqyron bilancin e transaksioneve ekonom ike të vendit me ekonomit e vendeve të tjera të botës. Përmes tij pasqyrohet importi dhe eksporti i mallrave dhe shërbimeve.

(11)

11.-BEGATIA E PRODHUAR

Me termin begati nënkuptojmë tërësinë e të mirave të cilat i ka një shoqëri nëse ato të mira janë të dobishme për njeriun. Andaj begatia kombëtare përfshin pasuritë natyrore dhe begatinë e prodhuar. Globalisht begatia e prodhuar ndahet ne a) Fondet kryesore dhe b) fondet xhiruese.

11.1-fondet kryesore

Funksionin bartës të zhvillimit ekonomik të çdo vendi e kanë fondet kryesore e në kuadër të tyre fondet prodhuese. Në fondet prodhuese bëjnë pjesë mjetet për prodhim ( fabrikat, ndërtesat, makinat dhe pajisjet) , rrugët dhe instalimet e ndryshme. Fondet kryesore ndahen në. A) Fondet kryesore në lëmenj ekonomik B)Të mirat publike dhe C)Lëmenj joekonomik.

11.2- format më të rëndësishme

Për të shprehur vlerën e fondeve prodhuese janë: Vlera furnizuese( paraqet vlerën furnizuese dhe shpenzimet e transportit dhe instalimit), Vlera e tanishme (fitohet kur nga vlera furnizuese heqin vlerën e harxhuar të amortizimit), Vlera e re (çmimi aktual që ato pajisje kanë në treg), Vlera e tregut (vlera që do të arrihet me rastin e shitjes së mjeteve përkatëse në treg).

11.3- fondet xhiruese

Zakonisht nënkuptojmë stoqet apo rezervat. Dhe klasifikohen në

A)rezervat afariste në ndërmarrjet ekonomike ( lëndët e para, materiali i repartit dhe konsumues, rezervat e produkteve të gatshme në depo etj.) dhe

B) Të mirat konsumuese në amvisëri (që ndahen në 1- të mirat konsumuese afatgjate p,sh mobilet, pajisjet ne teknikën e bardhë veturat etj,

2- Të mirat gjysmë afatgjata si p.sh, veshmbathja dhe 3- të mirat aktuale si p.sh. Lëndët djegëse , ushqimore etj.

12.- DALLOJMË DY TIPA KRYESOR TË SISTEMEVE EKONOMIKE-SHOQËRORE

a) sistemin borgjez( tipi i ekonomisë së tregut)

b) sistemin socialist ( tipin e ekonomisë së dirigjuar me planë).

13.-MODELI I EKONOMISË SË TREGUT

Ekonomia e tregut sipas karakterit është liberal e në pikëpamje teorike mbështetet ne teorinë e ekuilibrit të përgjithshëm. Në këtë model ligjet ekonomike (oferta dhe kërkesa) veprojnë lirë. Në këto kushte rregullator kryesor i tregut paraqitet oferta agregate dhe kërkesa agregate. Lartësia e çmimeve varet nga oferta dhe kërkesa. Në qoftë se oferta është më e madhe se kërkesa çmimi bie dhe anasjelltas nëse kërkesa është më e madhe se oferta çmimi ngritët. Prandaj në kushtet e ekonomisë së tregut koordinimin e e aktiviteteve ekonomike ndërmjet subjekteve ekonomike e bën mekanizmi i tregut, ndërsa nxitjen në ekonomizëm e bën interesi individual, kurse kontrollin e efikasitetit kryen konkurrenca e tregut.

(12)

14.- PROCESIN E TRANZICIONIT

Mund ta përkufizojmë si periudhë kalimtare nga një shoqëri etatiste burokratike me një regjim autarkik e një partiak, në një shoqëri demokratike me pluralizëm politik si dhe kalimi nga ekonomia e dirigjuar dhe me plan në ekonomi të tregut dhe pluralizëm të pronës.

Në kuadër të procesit të tranzicionit procesi i privatizimit parqet hallkën kryesore pa të cilën nuk mund te kenë sukses reformat ekonomike dhe shoqërore. Në jetën praktike të vendimeve të cilat kanë kaluar apo gjenden në periudhën e tranzicionit janë zbatuar model të ndryshme të privatizimit dhe nga të gjithat me të rëndësishme janë;

A- Modeli i privatizimit të shpejtë përmes konceptit ‘ SHOK TERAPISË” i njohur

me emrin modeli “ bing-gang.

B- Modeli i privatizimit gradual i njohur me emrin ‘ STEP BY STEP” që ndryshe

quhet hap pas hapi. Modeli i par është aplikuar në shumicën e vendeve në tranzicion të cilin e përkrah edhe fondi monetar ndërkombëtar dhe rezultatet janë të shpejta. Mirëpo ky model në vendet ku u zbatua e shëndrroi procesin e privatizimit në proces ne vete dhe nuk dha rezultatet e pritura. Pasi që procesi i privatizimit u mundësoi individëve apo grupeve nëpërmjet partive dhe posteve që në emër të privatizimit të uzurpojnë , të plaçkitin një pjesë të madhe të pasurisë kombëtare.

Modeli i dytë , i ashtuquajturi gradual është zbatuar në më pak vende dhe duke u mbështetur në përvojën deri më tani është treguar më i suksesshëm në krahasim me modelin e par dhe po përkrahet më shumë . Ky sistem i ka së paku tri përparësi nga i sistemi i parë: 1- së pari vë efikasitetin ekonomik dhe aftësinë e ekonomisë kombëtare me qëllim të futjes së sajë në tregun botëror, 2- Së dyti niset nga fakti se ndërrimet e institucioneve të tregut dhe futja e sistemit të ri të vlerave nuk mund të bëhet brenda natës dhe së treti 3- Nuk e mohon ekzistimin e pronës publike apo shtetërore të ndërmarrjeve publike dhe ato me rëndësi vitale si p.sh. sistemi elektro-energjetik, telekomunikacioni.

13.-PROCESI I PRIVATIZIUMIT

Për të pasur sukses duhet të ketë shumë elemente prej të cilave veçohen -Rregullativa, Qasjen ekonomike, Përcaktimi i periudhës kohore, Çështjen e pronës dhe Zgjidhjen e modelit te privatizimit.

1-rregullativa juridike

Paraqet varg ligjesh që duhet përgatitur para se të filloj procesi i privatizimit.

2-qasja ekonomike

Ky aspekt paraqet një reformë të përgjithshme ekonomike. 3-përcaktimi I periudhës kohore

Që të ketë sukses procesi I privatizimit duhet të përcaktohet periudha kohore pre fillimi I dhe mbarimi I tij.

(13)

4-çështja e pronës dhe pronësisë

Kosova në këtë drejtim I ka specifikat e veta sepse duhet përfshirë të gjitha kohët e Jugosllavisë sepse këto shtete në forma të ndryshme ua morën pronat shqiptarëve.

5-zgjidhja e modelit

Paraqet njërën ndër çështjet më të rëndësishme. Shtylla e 4 për ta hequr përgjegjësinë vet formoj Agjensionin e Kosovës për Mirëbesim AKM, Në këtë mënyrë AKM-ja që është i vetmi institucion ne Kosovë që është bartës për procesin e privatizimit dhe ky agjension I ka ofruar dy forma për privatizim. MODELIN SPIN OF dhe LIKUIDIMIN.

Modeli spin of paraqet

Modelin më të pasuksesshëm të privatizimit deri më tani që është zbatuar dhe praktika tregon se ky model ka dështuar. Sipas këtij modeli investitori I ri nuk mban kurrfarë përgjegjësi për punëtorët që kanë punuar më parë apo punojnë edhe tani në ndërmarrjet me pronësi shoqërore.

14.-SISTEMI DEVIZOR

Paraqet varg dispozitash ligjore me të cilat rregullohet , kufizohet ose ndalohet qarkullimi i mallrave dhe I shërbimeve me botën , të fituarit dhe të disponuarit me deviza si dhe të gjitha pagesat me botën.. Për nga forma sistemi devizor mund të jetë i ashpër dhe i Lirë.

a- sistemi i ashpër(centralist) devizor është atëherë kur me dispozita ligjore

rregullohet çdo qarkullim I mallrave dhe I shërbimeve me botën , çdo pagesë dhe arkëtim nga bota si dhe fitimi dhe disponimi me deviza. Ky sistem u përgjigjet vendeve që kanë sistem centralist të udhëheqës me ekonomi.

b- sistemi i lirë devisor-Është atëherë kur me dispozita ligjore është e

rregulluar vetëm një pjesë e qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve , vetëm disa pagesa dhe arkëtime më botën apo vetëm disa forma të fitimit dhe disponimit me deviza.

15-KUPTIMI I DISA SHPREHJEVE QË PËRDORËN NË SISTEMIN E DEVIZAVE. 1-devizat-Paraqesin para të huaja me të cilat disponon shteti , subjekti juridik

apo personi fizik në botën e jashtme.

2-valuta-Shpreh paranë e huaj me të cilat disponon një vend pa marrë parasysh

prejardhjen e tyre.

3-kursi devizor

Paraqet çmimin apo vlerën e valutës së huaj të shprehur në njësinë monetare të vendit dhe anasjelltas, çmimin e monedhës së vendit dhe valutës së huajë. Kursi devizor mund të jetë direkt dhe indirekt. Kursi devizor direkt shpreh raportin e valutës nacionale ndaj valutës së huajë, përkatësisht sa njësi monetare të vendit duhet dhënë për një njësi të valutës së huajë. Ndërsa kursi devizor indirekt

(14)

4-tregu revizor

Përfshin blerjen dhe shitjen e devizave të valutave të ndryshme për valutë të vendit, në mes të bankave dhe personave të tjerë në kuadër të një vendi apo ne mes të vendeve të ndryshme.

5- veprimtaria revizore

Paraqet tregtinë me mjete te huaja të pagesës dhe atë të devizave si formë e pagesës dhe e kambialeve , e çeqeve dhe e valutave në formë të njësisë monetare.

16-FAKTORËT NGA TË CILËT VARET EDHE STRUKTURA E TREGUT

Ekzistojnë faktorë të shumët të cilët ndikojnë në strukturën dhe vëllimin e tregut siç janë. Vëllimi dhe struktura e prodhimit të ekonomisë kombëtare, Lartësia e të ardhurave kombëtare dhe shpërndarja e tyre, Pajisja teknike e tregut, Faktori subjektiv dhe Komunikacioni.

1-vëllimi dhe struktura e prodhimit të ekonomisë kombëtare

Madhësia e tregut kombëtar varet nga sasia dhe struktura e madhit që ofrohet në treg nga prodhuesit vendorë. Nëse vëllimi I prodhimit është i madh , tregu do të jetë më i furnizuar pra oferta do të jetë më e madhe dhe anasjelltas. Me këtë rast tregu kombëtar do të jetë më I pasur edhe për nga struktura e edhe për nga llojllojshmëria..

2-lartësia e të ardhurave kombëtare dhe shpërndarja e tyre

Niveli i të ardhurave kombëtare varet nga niveli I zhvillimit të forcave prodhuese të vendit përkatës. Ndërkaq nga lartësia dhe mënyra e shpërndarjes funksionale të ardhurave kombëtare varet fuqia blerëse e konsumatorëve. Lartësia e pagave paraqet faktor shumë të rëndësishëm që ndikon në madhësinë dhe strukturën e tregut kombëtar. Nëse pagat janë të larta atëherë edhe kërkesat efektive për nevojat për konsumin personal shprehet drejtpërdrejtë në rritjen kërkesës agregate në ekonominë kombëtare.

3-pajisja teknike e tregut

Niveli teknik, përkatësisht furnizimi i tregut me stabilimente të ndryshme teknike, ndikon në ruajtjen e vlerës së përdorimit të mallrave nga aspekti kohor prej momentit të prodhimit deri te konsumi. Kjo veçmas shprehet për mallrat që kanë karakter sezonal, ku pajisja teknike mundëson furnizimin e tregut me prodhime të ndryshme , pavarësisht nga sezona e tyre e prodhimit.. Pra niveli I lartë I pajisjeve teknike konsilodon raportin në mes të ofertës dhe kërkesës pa marr pavarësisht prej zezonës së prodhimit të tyre dhe në këtë mënyrë ruhet stabilizimi I tregut vendor.

(15)

4-faktori subjektiv

Numri dhe struktura e popullsisë paraqet faktor të rëndësishëm në formimin e tregut kombëtar të çdo vendi. Ndikimi I popullsisë në tregun kombëtar është I ndryshëm por ai kryesisht shprehet nëpërmjet. Numrit të popullsisë, Strukturës socio-ekonomike, Strukturës moshore, gjinore, fetare etj.

5-komunikacioni

Paraqet faktor të rëndësishëm jo vetëm për tregun kombëtar por edhe për atë botëror. Komunikacioni mundëson bartjen e mallit prej prodhuesit deri te konsumuesi pra bëhet edhe shpërndarja territoriale e të mirave materiale që mundëson furnizimin me mallrat ë ndryshme viset përkatëse të vendit dhe bën balancimin e tregut kombëtar dhe botëror.

17-MASAT PËR STABILIZIMIN E TREGUT

Masat me të cilat intervenon shteti në stabilizimin e tregut janë të ndryshme dhe me më rëndësi janë. Masat administrative, Masat ekonomike, Masat me karakter afatshkurtër dhe Masat me karakter afatgjatë.

1-masat administrative

I ndërmarr shteti me qëllim të stabilizimit të tregut kombëtar. Ato paraqesin masat me të cilat shteti në mënyrë të drejtpërdrejtë intervenon në sferën ekonomike përkatësisht në rregullimin e raporteve në mes të ofertës dhe kërkesës.

2-masat ekonomike

Me anë të tyre ndikohet në stabilizimin e tregut. Dhe me anë të tyre nuk cenohen te drejtat e subjekteve ekonomike që ato në mënyrë të pavarur ti rregullojnë raportet ekonomike në mes veti.

3-masat me karakter afatshkurtër

Janë ato me të cilat shteti intervenon në treg prej të cilave menjëherë , përkatësisht pas marrjes së tyre, mund të priten efektet e stabilizimit të tregut.

4-masat me karakter afatgjatë

Ndikojnë në evitimin e shkaqeve të mos stabilitetit të tregut kombëtar. Efektet e tyre nuk janë të menjëhershme siç ishte rasti te masat me afat të shkurtër por në një periudhe të gjatë kohore ato ndikojnë në stabilizimin e tregut të caktuar. Masa të tjera që ndikojnë në stabilizimin e tregut janë edhe:Rritja e vëllimit të prodhimit, Importi, shfrytëzimi i rezervave dhe zvogëlimi i masës monetare.

1-rritja e vëllimit të prodhimit

Vjen duke shfrytëzuar në shkallë të madhe kapacitetin me ngritjen e nivelit të produktivitetit të punës, rritjen e turneve të punës etj që ndikon në rritjen e madhësisë së të mirave materiale të destinuara për treg.

(16)

2-importi intervenues

Po ashtu ndikon në rritjen e fondit të mallrave në tregun kombëtar. Pra me këtë rast importi e rrit ofertën efektive dhe përdorët me qëllim të harmonizimit të raporteve në mes të ofertës dhe kërkesës.

3-shfrytëzimi i rezervave

Paraqet masë me të cilën ndikohet në rritjen e ofertës pra në rritjen e fondeve të mallrave në tregun e brendshëm dhe harmonizimin në mes të ofertës dhe kërkesës.

4-zvogëlimi i masës monetare

Paraqet masën me të cilën ndikohet në zvogëlimin e kërkesës efektive në tregun kombëtar. Siç dihet rritja e kërkesës efektive drejtpërdrejt shprehet në ngritjen e nivelit të çmimeve dhe në këtë mënyrë shkaktohet çrregullimi i tregut vendor. Për ta evituar këtë dukuri destabilizuese në tregun kombëtar shteti ndërmerr pasa përkatës siç është zvogëlimi i parasë në qarkullim i cili në radhë të parë bëhet përmes uljeve të politikës kreditore.

18-KUPTIMI INIVELT JETËSOR

Niveli jetësor i një vendi varet nga shkalla e zhvillimit të forcave prodhuese të vendit përkatës në një anë dhe në anën tjetër shpreh shkallën sasiore dhe cilësore të përmbushjes së nevojave materiale dhe jo-materiale të njeriut. Për përcaktimin e nivelit jetësor merren tregues të shumtë ekonomik e joekonomik dhe ata zakonisht janë në katër grupe kryesore.

A- Treguesit ë përgjithshëm ( ushqimi, veshmbathja, banimi, shëndetësia, arsimi

etj).

B-Treguesit diferencial.(Të ardhurat, mënyra e banimit, mënyra e veshmbathjes

etj).

C- Treguesit punues (punësimi apo papunësimi)

D-Treguesit politiko-shoqëror (ndikimi i njeriut ne jetën politike, në udhëheqje,

në marrjen e vendimeve etj).

19-KONSUMI FINAL

Elementet kryesore janë. Konsumi personal, Konsumi shtetëror dhe Investimet.

1-konsumi personal

Mund të themi se konsumi personal parqet konsumin e përgjithshëm të popullsisë së një vendi në periudhë të caktuar kohore. Dhe ai përbëhet prej dy komponentëve kryesore. Prej mjeteve MONETARE dhe prej konsumit NATYROR. Konsumi personal absorbon pjesën më të madhe te të ardhurave kombëtare në çdo vend dhe në çdo shoqëri. Fondi i konsumit personal pas heqjes së obligimeve ndaj shoqërisë dhe obligimeve të tjera si psh. Tatimi, taksat, kursimet etj. Paraqet kërkesën agregate dhe fuqinë blerëse të popullsisë. Konsumi natyror parqet shpenzimin e të mirave materiale të cilat i prodhon vetë individi apo familja dhe ato i shpenzon për plotësimin e nevojave te veta dhe të anëtareve të familjes së vet.

(17)

Sa i përket nevojave personale të popullsisë mund të ndahen në Parësore ( ushqimi, veshmbathja, banimi etj) Dytësore (pushimet verore, udhëtimet e ndryshme , arkëtimet etj) Luksoze ( diçka ekstra në krahasim me ato parësore dhe dytësore).

2-konsumi shtetëror

Parqet formën e plotësimit të nevojave të popullsisë në përgjithësi të ati vendi. Ky konsum i ka dy komponentë kryesore. Konsumi i përbashkët-Me të cilat mjete zhvillohen veprimtaritë publike që shërbejnë për plotësimin e nevojave të përbashkëta si shëndetësia, arsimi, kultura, shkenca, mbrojtja sociale etj.

Konsumi i përgjithshëm

Që e përbëjnë mjetet e dhëna për veprimtari joprodhuese e që janë të nevojshme për jetën e përditshme të popullsisë siç janë organet shtetërore, administrate, gjyqet , sigurimi, mbrojtja e popullsisë etj.

3-Investimet

Nga aspekti i konsumit final paraqesin komponentë të rëndësishme të ekonomisë kombëtare . Investimet si faktor material zënë vend të rëndësishëm në konsumin final të ekonomisë kombëtare. Në përfundim formula e konsumit final është

C+1+G+BX

20-POLITIKA E TREGTISË SË JASHTME Kuptimi i tregtisë së jashtme:

a) kuptimi i ngushtë, me këtë rast kuptojmë eksportin dhe importin

b) kuptimi gjerë, që kuptojmë pos importit dhe eksportit edhe shërbimet e

ndryshme. Nga aspekti makroekonomik tregtia e jashtme mund të definohet si Këmbim mallrash dhe shërbimesh të ndryshme të një vendi me vendet e tjera të botës e cila në vete ka dy elemente kryesore. EKSPORTIN dhe IMPORTIN.

1-eksporti

Thënë në mënyrë më të thjeshtë paraqet shitjen e mallrave dhe të shërbimeve të ndryshme të një vendi me vende të tjera të botës. Me anë të eksportit një vend këmben te mira materiale të cilat janë mbi vëllimin e nevojave të popullsisë së vendit dhe bën shërbime të tjera duke i siguruar të ardhura (deviza) vendit të cilat I shërbejnë për të paguar borxhet ndaj vendeve të tjera.

2-importi

Me import kuptojmë blerjen e të mirave materiale dhe të shërbimeve të ndryshme. Pra përmes kësaj forme të tregtisë së jashtme bëhet importimi I të mirave materiale të cilat nuk prodhohen apo nuk mund të prodhohen në vendin përkatës. Andaj importi mundëson të bëhet furnizimi me të mira materiale deri te të cilat nuk mund të arrihet në mënyrë tjetër.

(18)

21-NË POLITIKËN E TREGTISË SË JASHTME PËR NGA FORMA DALLOJMË DY SISTEME KRYESORE

a-Sistemin e tregtisë së lirë

Që paraqet atë formë të politikës së tregtisë së jashtme sipas së cilës marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare zhvillohen në mënyre të lirë pa përzierjen e shtetit pra nën veprimin e lirë të ligjeve ekonomike.

b-sistemin e proteksionizmit

Që është I kundërte me sistemin e lirë . Në sistemin e proteksionizmit shteti marr masa mbrojtëse me qëllim të mbrojtjes dhe zhvillimit të ekonomisë kombëtare.

22- FAKTORËT QË E KUSHTËZOJNË TREGTINË E JASHTME

Janë Shpërndarja e pabarabartë e pasurive natyrore, Zhvillimi i pabarabartë dhe kushtet e ndryshme të prodhimit, Niveli i shpenzimeve të prodhimit. Zhvillimi i komunikacionit etj.

1-Shpërndarja e pabarabartë e pasurive natyrore

Lendet e para që janë bazë materiale e çdo prodhimi në shoqëri janë të shpërndara në pikëpamje gjeografike në mënyrë jot ë barabartë në botë. Kështu që të gjitha vendet janë të detyruara disa më pak e disa më shumë të importojnë lëndë të para nga vendet e tjera.

2-Zhvillimi i pabarabartë dhe kushtet e ndryshme të prodhimit

Në bazë të nivelit të zhvillimit të forcave prodhuese sot ekzistojnë shpërpjesëtime të mëdha në mes të vendeve te botës. Në këtë pikëpamje marrë në tersi bota është e ndarë dyshë, në një anë kemi vendet industrialistë shumë të zhvilluara dhe në anën tjetër vendet ekonomikisht jo mjaft të zhvilluara. Vendet e zhvilluara prodhojnë produkte finale ndërsa vendet jot ë zhvilluar prodhojnë prodhime parësore.

3-Niveli i shpenzimeve të prodhimit

Ndarja ndërkombëtare e punës ka bërë të mundshëm që ekonomia e një vendi të paraqitet me përparësitë e saj prodhues në nivel të sektorit. Në shumë vende ekzistojnë firma dhe degë të ndryshme të cilat për shkak të madhësisë prodhuese realizojnë të ardhura të larta apo kanë shpenzime të ulëta për njësi të prodhimit. Kjo ju mundëson atyre të jenë konkurrent në tregun botëror.

4-Zhvillimi i komunikacionit

Në fillim ka mundësuar lidhshmëritë e rajoneve dhe të vendeve të botës në një treg botëror dhe njëherazi ka shpejtësuar procesin e shkëmbimit ndërkombëtar të mallrave. Pra komunikacioni bën të mundshëm importimin e mallrave për të cilat ka nevojë një vend dhe eksportimin e të mirave materiale të një vendi në vendet e tjera.

(19)

23- INSTRUMENTET KRYESORE TE POLITIKËS SË TREGTISË SË JASHTME 1-Masat nacionale dhe

2-Masat ndërkombëtare.

1-Masat autonome apo nacionale të një vendi mund të ndahen ne:

Masat organizative dhe Masat rregullative

MASAT ORGANIZATIVE TË POLITIKËS SË JASHTME PARAQITEN NË SISTEME TË NDRYSHME SI;

1- sistemi decentralist i organizimit të tregtisë së jashtme

Ky është karakteristik për vendet e zhvilluara përkatësisht vendet me ekonomi të tregut. Këtu parimisht i lejohet çdo subjekti ekonomik të merret me tregti të jashtme nëse ai tregon interes për këtë dje ka leverdi ekonomike.

2- sistemi gjysmë centralist i organizimit të tregtisë së jashtme

Në këto vende me tregti të jashtme kryesisht merren ndërmarrjet shtetërore ( ndonëse edhe private) përmes të cilave shteti zbaton politikën e vet në tregtinë e jashtme. Disa prodhime që kanë karakter strategjik apo nacional nuk mund të këmbehen me botën pa dhënën e lejes speciale të shtetit.

3- sistemi centralist i organizimit të tregtisë së jashtme

Si formë e tregtisë së jashtë karakteristik e vendeve socialiste . në këto shtete I tërë procesi I organizimit dhe afarizmin me tregti të jashtme është përqendruar në duar të shtetit.

24.-MASAT E RREGULLIMIT TË TREGTISË SË JASHTME 1-Masat me të cilat ndikohet në lartësinë e çmimeve

Në kuadër të këtyre masave janë DOGANAT dhe MASAT JASHTËDOGANORE

DOGANAT janë një lloj i tatimit që i paguhet shtetit me të cilin ngarkohet malli me prejardhje të vendit apo të jashtëm, i cili kalon kufirin shtetëror pa marrë parasysh se a është fjala për mallin e importuar, të eksportuar apo transit. Kështu me pagimin e doganës malli i jashtëm barazohet me mallin e brendshëm dhe fiton karakterin e mallit të brendshëm.

Sipas qëllimit doganat ndahen: A- dogana fiskale

Që paraqesin burim financiar mjaft të rëndësishëm të hyrave publike të shtetit. Mjetet nga dogana i grumbullon vetëm shteti përmes organe të veta dhe që i shërbejnë për plotësimin e nevojave të përgjithshme dhe të përbashkëta të popullsisë.

(20)

B- doganat ekonomike apo mbrojtëse

Kanë për qëllim mbrojtjen dhe nxitimin e zhvillimit të ekonomisë kombëtare. Me dogana ekonomike rritet aftësia konkurruese e ekonomisë se vendit në tregun e brendshëm dhe te jashtëm.

Sipas origjinës së mallrave doganat ndahen;

1. Doganat eksportuese 2-Doganat importuese dhe 3- Doganat transit.

Sipas mënyrës së doganimit kemi;

Doganat ad valorem-(vlersore) që zbatohen në mënyrë të barabartë dhe

njësoj në të gjitha llojet e mallrave edhe pse çmimet e tyre mund të jenë të ndryshme. Me këtë rast dogana paguhet mbi vlerën reale të mallrave dhe atë në përqindje të caktuar.

Doganat specifike

Të cilat për dallim nga doganat sipas vlerës , janë më të ndërlikuara sepse përcaktohen për çdo lloj malli veç e veç.

Sipas mënyrës së veprimit doganat dallohen; Doganat diferenciale

Të cilat karakterizohen me qasje të ndryshme të doganimit të mallit varësisht nga cili vend vjen ai mall, në mënyrë të drejtpërdrejt apo më ndërmjetësim dhe me çfarë mjetesh të komunikacionit importohet.

Doganat preferenciale

Të cilat në esencë paraqesin dogana diferenciale me tendencë që një vend apo një lloj i caktuar i mallit të favorizohet në krahasim me vendet apo llojin e mallrave të tjera.

Dallohen edhe doganat- ANTI DAMPINGE- që zbatohen ne rastin kur një vend do të pengojë apo të përkufizojë dumpingun që një vend tjetër e zbaton në tregun e brendshëm të saj, duke shitur mallin me çmime më të ulëta se sa që janë çmimet vendore për prodhimet përkatëse.

Masat jashtëdoganore

Përfshinë instrumentet e politikës monetare–kreditore, të politikës fiskale, të tarifave të komunikacionit etj. Në grupin e masave jashtë doganore më të rëndësishme janë PREMIT që zakonisht u jepen ndërmarrjeve eksportuese dhe shumë rrallë ndërmarrjeve importuese.

(21)

MASAT QË NDIKOJNË NË SASINË E MALLRAVE QË U NËNSHTROHEN TRANSAKSIONEVE TË JASHTME.

a- ndalesat b- sistemi i lejeve dhe c- kontingjenti

a-ndalesat-paraqesin masë shtetërore të rëndësishme të politikës së jashtme

me të cilën ndalohet importi, eksportimi apo transitimi i të gjitha apo disa llojeve të mallrave dhe që vlen për të gjitha apo vetëm për disa vende.

b-sistemi i lejeve-Me të cilin shteti përcakton në mënyrë të përpiktë llojet dhe

sasitë e mallrave që mund të importohen apo eksportohen.

c-kontigjentet-Paraqesin dispozitat me te cilat lejohet madhësia maksimale e

importit apo e eksportit të prodhimit të caktuar në periudhë të caktuar kohore.

25.-MASAT NDËRKOMBËTARE.

Mund të jenë më karakter BILATERAL dhe MULTILATERAL. Si instrument kryesor i politikës së tregtisë së jashtme janë KONTRATAT NDËRKOMBËTARE EKONOMIKE. Tek këto kontrata zakonisht hasim këto parime.

Parimi (klauzola) i favorizimit më të madh

Në qoftë se në kontratë ndërkombëtare figuron kjo klauzolë do të thotë se vendi t përkatës i njihen të gjitha të drejtat, favorizimet dhe koncesionet që i janë dhënë në parë cilit do vend tjetër,

parimi preferencial-mundëson dhënien e koncesioneve speciale një vendi në

krahasim me vende tjera,

parimi i tretmanit nacional-Nënkupton që shtetet kontraktuese me rastin e

kontraktimit, qytetarët dhe persona juridikë të bashkë nënshkruesit ti trajtojnë për disa çështje saktësisht të përcaktuara ashtu si i trajtojnë edhe qytetarët dhe personat juridik të vendit të vet.

26-PASQYRA REALE E KËMBIMIT NDËRKOMBËTAR TË ÇDO VENDI

PARAQITET PËRMES BILANCIT TË TREGTISË SË JASHTME DHE BILANCIT TË PAGESAVE.

a-bilanci i tregtisë së jashtme-Paraqet marrëdhëniet e ndryshme ekonomike

të një vendi me vendet e tjera të botës të përfshira në një periudhë të caktuar kohore që zakonisht merret një vend kalanderik.

a-bilanci i pagesave-Përfshin të gjitha llojet e transaksioneve ekonomike të

shprehura në vlerë të një vendi ndaj vendeve të tjera të botës në periudhë të caktuar kohore që po ashtu merret një vit. Pra bilanci i pagesave paraqet raportin ndërmjet të hyrave dhe të dalave, përkatësisht kredisë ( kërkesës) që paraqet eksportin dhe debisë ( borxhit) që paraqet importin.

(22)

27-KONCEPTI I SOTSHËM I SHTETIT TË MIRËQENIES SOCIALE

Mund të përcaktohet shteti që kujdeset të sigurojë një jetesë të përshtatshme normale për shtetasit me synimin e arritjes së mirëqenies së përgjithshme. Tri karakteristikat të përbashkëta të tij janë.

a- Kryerja e funksionit social për sigurimin e jetesës së përshtatshme të

shtetasve dhe minimizimin e të këqijave apo vuajtjeve.

b- Sistemimi i mjeteve financiare të aprovuara shoqërisht-Kjo shpreh realizimin

e shpenzimeve duke e veçuar nivelin e shpenzimeve sociale si reflektim i angazhimit të shtetit ndaj jetesës normale.

c- Shërbime sociale në të gjitha nivelet e strukturës sociale 28-PËRCAKTIME TË PERSONALITETEVE SHTËTËRORE

a- otto von bismark-Kancelari i par i Gjermanisë së bashkuar që konsiderohet

si pionier i hershëm i politikave të sigurimeve sociale i cili lidhi fjalën mirëqenie me fjalën shtet.

b-uinston çerçil-I cili dha një mision të ri politik për shtetin duke vënë theksin

në mirëqenien dhe në të drejtat ekonomike dhe sociale të individëve që duhet të sigurohen Brenda këtij shteti dhe kështu sipas tij do të shmangeshin rreziqet shkatërrimtare që vinin nga socialistët marksistë.

c-frenklin ruzvelti-Presidenti i SHBA-ve i cili deklaronte se Qeveria ka detyrë te

përcaktuar që të përdorë të gjithë pushtetin dhe resurset e saj për të përballur problemet e reja sociale , ti sigurojë personave të drejtën në jetën e tyre ekonomike dhe politike, lirinë dhe kërkimin e lumturisë.

d- uilliam beverixh-Sipas tij shteti i mirëqenies është ai që vendos të luftojë

pesë të këqijat e njerëzimit për arritjen e një mirëqenie të p[përgjithshme ku secili të ketë para të mjaftueshme, shëndet të mirë, kushte të mira strehimi , arsimim të mirë etj.

e- T.h. marshall-Shquhet për kontributin që ka dhënë në studimin dhe

përcaktimin e kategorive të të drejtave dhe lirive të njeriut.

29-DY TIPARET MË THELBËSORE TË SHTETIT TË MIRËQENIES SOCIALE JANË: A- Ndërhyrja e shtetit në një shkallë apo masë të gjerë në sferën e jetës

ekonomike dhe sociale dhe kështu mirëqenia sociale behet pjesë integrale e funksionit të shtetit .

B- I dyti ka të bëjë me evidentimin e kategorisë së të drejtave të individit në

sferën ekonomike dhe sociale, me fjalë të tjera e drejta sociale si një e drejtë e padiskutueshme, si një e drejtë natyrore.

(23)

30-KOMPONENTËT KRYESORË TË SHTETIT TË MIRËQENIES SOCIALE JANË a-sigurimi social-Apo mbrojtja shoqërore ka të bëjë me kujdesin, mbrojtjen ,

sigurimin më përfitime materiale të shtresave në periudha më kritike të jetës së tyre normale, kur ata gjenden në mes të vështirësive ekonomike si psh, kur janë të sëmurë, ose të paaftë për të bërë punë, në pleqëri, fëmijët jetimë , grat e veja.

b-asistenca sociale-E njohur si përfitim i kompensimit social ku futet asistenca

ose përfitimi për veteranët e luftës, ndihma për fëmijët e vegjël, ndihma për gratë shtatzëna dhe në përgjithësi ndihma për të varfëritë.

1-faktori demografik-Ka të bëjë me raportin midis grup moshave të reja dhe të

vjetra, numrit të grave dhe të burrave, raportin në mes të sëmurëve dhe te shëndoshëve dhe midis lindshmërisë dhe vdekshmërisë. Pra tani vdekshmëria ka zbritur dhe është rritur jetëgjatësia .

2-faktori ekonomik-Në përgjithësi mund të thuhet se zhvillimi i mirëqenies eci

në përputhje me fazat apo epokat e zhvillimit ekonomik, të shtimit të prodhimit kombëtar dhe të rritjes së të ardhurave. Sa më të mëdha të jenë të ardhurat aq më e lartë është mirëqenia dhe e kundërta, kur të ardhurat janë të pakta , të pamjaftueshme edhe mirëqenia nuk është e mire.

3-faktori

politik

-Në radhën e ndikimit të faktorëve është edhe ai politik që

gjen zbatim përmes programeve të ndryshme të partive politike të cilat përfaqësojnë alternative të ndryshme.

4-faktori i jashtëm-Së fundi është faktori i jashtëm ose ndërkombëtar ai i cili

ka të bëjë me ndikimet që vendet apo shtetet ushtrojnë ndaj njëri tjetrit.

Profesori Kirchen

Zgjerimi i prodhimit, 2-ndryshimet ne faktoret e prodhimit,3-permbushja e nevojave kolektive 4- permirsimet ne shperndarjen e te arshurea dhe pasurise, 5-dhenia e prioriteteve dhe masave mbrojtese regjioneve dhe degeve te ekonomis

(24)

Konsumin e pergjithshem per veprimtarit jo prodhuese e perbejne”

5.administrata,gjyqet,organet perfaqsuese,organizatat shoqerore,sigurimi,odat ekonomike,mbrojtja popullore

Sipas parimit teknologjik ekonomia kombetare ndahet ne

7.industria e xehtaria,bujqesia,pylltaria,ekonomia e ujrave,ndertimtaria,komunikaacioni dhe lidhjet,tregtia,hoteleria dhe turizmi,zejtaria

\

Faktoren me te cilet nvaret stuktura e tregut jan vellmi he struktura e prodhimit te ekonomik kombetare,lartesia e te ardhurave kombetare dhe shperndarja e tyre

9.doganat parades

in nje lloj tatimi qe I paguhet shtetit me te cilin ngarkohet malli me prejardhje te vendi apo te jashtum I cili kalon kufirin shtetror pamarr parasysh se a behet fjal per mall te importuar transportuar apo transit.doganat si instituson I ekonomis se jashtme kryesisht kan karakter te mbrojtjes se ekonomis kombetare si dhe burim kryesor te mjeteve bugjetore te shtetit

Qellimet kryesore ekonomike sociale qe sot

ballafqohen vendet bashkekohore qe te njejtat i

shtrojne per zgjidhje janeee:

1 Shtimi - rritja ekonomike e prodhimit te mirave materiale 2. Riprodhimi i popullsise

3 . Afarizem efikas ekonomik - efekte maksimale 4. Nivel stabil te cmimeve

5.Liria ekonomike - shkalle e larte e lirise ne aktivitetin ekonimik. 6. Ndarja e drejte e te ardhures - fitmit.

7. siguria ekonomiko-sociale

8. Bilancin racional te tregetise nderkombetare dhe te pagesave . 9 . Ekologjia .

Nevojat e popullsis munde ti ndajm ne tri grupe kryesore :

ndahen ne paresore primare apo te detyrueshme,dytesore sekondare dhe luksoze.

Ne masat qe ndikojne ne sasin e mallrave e qe u nenshtrohen transaksioneve te jashtme bejne pjese: 1.Ndalesat

2.Sistemi.i.lejeve 3. Kontingjenti

Cilat jane komponetet e ekonomis se aplikueshme? Si ndahen trupat publiko-juridike?

(25)

Ndarja sektoriale sipas parimit funksional Qka perfshin konsumi i pergjithshem? Per qfare arayje ekzistojn qellimet?

Referensi

Dokumen terkait

nëse qeveria e ul prezencën e saj në treg, ose mund të jenë të larta kur qeveria luan.. një rol të madh

Për të dhënë një pasqyre sa më të plotë dhe prova të shumta në kontekst të aplikimit të ornamenteve nga kulti ktonik i gjarprit me interpretim gjeometrik abstrakt të

E dhënë e dukshme e cila paraqitet në veprat e arkitektëve të lartpërmendur është ndjeshmëria ndaj mjedisit apo ambientit si dhe përdorimi i materialeve natyrore dhe

Informacioni që transmetohet sot në median audiovizive, është jo vetëm i kërcënuar nga zyrat e PR-it, por edicionet informative janë të diktuara prej tyre.. Televizioni në

Zhvillimi i kompetencave, përkatësisht arritshmëria e rezultateve të tyre, bëhet përmes fushave kurrikulare. Të gjitha fushat kurrikulare duhet të kontribuojnë bashkërisht

1.6 “Ve “Vendng ndngjar jarje” je” sipa sipas s kupt kuptimit të imit të për përgjit gjithshë hshëm m kri krimina minalist listik, ik, dhe dhe në në

Gjetja e zgjidhjes së një ushtrim, i cili haste për herë të parë nga nxënësi, duke vëne në zbatim atë që ka mësuar në teori është një krijim.Pasi nxënësi i

Teknika kriminalistike fut në procedurën parapenale dhe penale mjete dhe metoda shkencore dhe teknike me qëllim të zbulimit dhe sqarimit të gjësendeve dhe