• Tidak ada hasil yang ditemukan

Krijueshmëria Tek Fëmijët e Arsimit Fillor

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2021

Membagikan "Krijueshmëria Tek Fëmijët e Arsimit Fillor"

Copied!
52
0
0

Teks penuh

(1)

1

TEMË

DIPLOME

KRIJUESHMËRIA TEK

(2)

2 Përmbajtja Abstrakt fq 2 Hyrje fq 4 Kapitulli 1 fq 5-18

1.Ç`është krijueshmëria, proçesi krijues? fq 5-10 2.Shpirti krijues tek fëmijët e arsimit fillor. fq 10- 14 3.Karakteristikat e fëmijëve krijues. fq 14-18

Kapitulli 2 fq 18-35

1.Roli i mësuesit në inkurajimin e krijueshmërisë. fq 19-28 2.Roli i familjes në nxitjen e krijueshmërisë. fq 28-34 3.Klima krijuese në shkollë dhe familje. fq 34-39

Kapitulli 3 fq 36-45

1.Loja dhe roli i saj në krijueshmëri. fq 40-46 2.Krijueshmëria në praktikë. fq 46-49 3.Roli i personaliteteve krijuese ne progresin e përgjithshëm shoqëror. fq 49-53

Konkluzione. fq 54

Bibliografia. fq 55

(3)

3 ABSTRAKT

Individi i mijëvjecarit të tretë duhet jo vetëm të kuptojë dhe të jetojë realitetin, por duhet të shohë me sy dhe me mendje, të kapë, të imagjinojë dhe të jetojë në botën e ireales. Ky funksion do ta ndihmojë individin për të përballuar kaosin dhe dinamizmin e shoqërise dhe të jetës në këtë mijëvjecar. Qëllimi kryesor arsimit është që të krijojmë njerëz, të cilët janë të aftë të bëjnë gjëra të reja, jo thjeshtë ta përsëritin atë që e kanë bërë brezat e tjerë, njerëz që janë krijues, shpikës dhe zbulues. Mungesa dhe nevoja që ka arsimi ynë për këtë kategori të të menduarit, njoftimi me këtë kategori dhe vetëdijësimi për rëndësinë e të menduarit krijues, mund të na ndryshojë mënyrën e të jetuarit në të ardhmen .

E pikërisht shkas për përgatitjen e kësaj teme, u bënë konstatimet mbi rolin kryesor që ka mësimdhënia në kompleksitetin e saj, në zhvillimin e krijueshmërise tek fëmijët e arsimit fillor

Krijueshmëria është një temë e gjerë ku në të ndërthuren koncepte, terma, metoda, faktorë nga më të ndryshmet.

E për ti ilustruar ato më mirë në këtë abstrakt prej disa paragrafesh unë do t’iu informoj për cështjet kryesore që kam trajtuar në këtë teme.

ne do të njihemi se c’është në të vertete krijueshmeria, ku konsiston ajo, karakteristikat të cilat i bëjnë fëmijët të jenë të dallueshëm nga njëri-tjetri për aftësite e tyre kreative.

Më pas do të trajtojmë rolin e familjes dhe të shkollës në nxitjen e zhvillimit të një mëndjeje krijuese. Gjithashtu do të trajtojmë dhe komponentë të tjerë plotësues si dhe anën praktike të këtij procesi nga përvoja personale e imja dhe kolegëve të mi në fushën e mësimdhënies.

(4)

4 HYRJE

Çdo fëmije është një botë e vogël më vete. Njeriu është një qënie komplekse polivalente, me shume kahe, me një potencial të madh personaliteti. Njeriu është një fëmijë i natyrës. Duke qenë një qënie biologjike është kthyer në një qënie sociale. Këtu qëndron ndryshimi midis tij dhe të gjitha qënieve të gjalla, sado të zhvilluara të jenë ato. Këtu qëndron dhe epërsia e tij mbi çdo lloj qënie tjetër. Tek njeriu është i zhvilluar proçesi njohës, intelektual, nga ndijimi e përceptimi, e deri tek të menduarit abstrakt.

Dy fuqitë e mëdha të njeriut janë:  përcaktuese

 përgjithësuese

Me anë të këtyre njeriu depërton në të fshehtat më të fshehta të natyrës, të shoqërise njerëzore. Ai ka ndjenja dhe emocione të fuqishme të cilat e shtyjnë atë më tej për veprimtari, për punë, për zhvillim dhe për krijueshmëri.

Njeriu ka një vullnet të fortë e të çuditshëm, durim, këmbëngulje të madhe për arritjen e qëllimit, për nxitjen e krijueshmërise në të gjitha fushat ku mundet dhe i kërkohet.

Fëmijët janë të ndryshëm që kur lindin, janë me ngjyresa të theksuara individuale dhe të trashëguara. Tek ata hasim prirjet e tyre, dhuntitë, aftësitë, talentin të cilat nëse zbulohen me kohë, ndihmohen, ato zhvillohen dhe arrijnë rezultate krijuese.

E kundërta ndodh kur ato nuk gjejn terrenin e duhur, vendin për t’u zhvilluar më tej. Për këtë nevojitet një ndihmesë e posaçme profesionale, të cilën ia jep shkolla gjatë procesit mësimor, gjithmonë në bashkëpunim me familjen.

(5)

5

Kapitulli 1

1. Ç`është krijueshmëria, proçesi krijues?

Qëllimi kryesor i arsimit është të krijojë njerëz që janë të aftë të bëjnë gjëra të reja, jo thjeshtë të përsëritin atë që kanë bërë brezat e tjerë, njerëz që janë krijues shpikës dhe zbulues.(- Piazhe-)1

Të nxënët riprodhues, përvetësimi i një mase të dhënë njohurish kulturore, aftësitë e pranuara, pikëpamjet, metodat dhe rregullat e përcaktuara ishin të mjaftueshme për t’u orientuar në situatat e njohura dhe të përsëritura. Të nxënët riprodhues ishte i drejtuar nga një model i përcaktuar i shoqërisë. Ai zhvillonte aftësinë e zgjidhjes së problemeve për një gamë të përcaktuar dhe të njohur problemesh. Të nxënët riprodhues i përgjigjej nevojave të mbijetesës së individëve të shoqërisë së kaluarës. Ai vazhdon të jetë i nevojshëm sot, por nuk është i mjaftueshëm. Ajo që nevojitet për mbijetesën në të ardhmen është të nxënët novator. Jetojmë në një botë që ndryshon çdo minutë, çdo orë dhe do vazhdojë të ndryshojë, si pasojë e kësaj del si detyrë kryesore e mësuesve e shkollës të përgatitë nxënës, individë të aftë për t`iu përshtatur kësaj bote, të aftë për të qenë pjesë e saj dhe të aftë për ta ndryshuar atë.

1.1 Ç`është të menduarit krijues?

Krijueshmëria ka të bëjë me aftësinë e një individi, të një grupi për të imagjinuar, ndërtuar, vënë në lojë një koncept, objekt të ri, për të zgjedhur në mënyrë origjinale një problem.

Krijueshmëria lidhet më tepër me imagjinatën se sa me arsyen. Krijueshmeria është një përpjekje e shpirtit dhe mëndjes njerëzore. Ajo ka të bëjë me predispozitën që ekziston te çdo inivid në një mjedis të caktuar. Diskutohet shpesh rreth faktit se akti krijues përbën një fakt të rëndësishëm, që manifestohet nga një numër i caktuar artistësh dhe shpikësish origjinal, në momente frymëzimi.

Të menduarit konvergues, i cili ka të bëjë me konformizmin, me gjetjen e një përgjigje të vetme, i përshtatet të mësuarit riprodhues .Të menduarit divergues, i cili ka të bëjë me origjinalitetin, me gjetjen e të gjitha përgjigjeve të mundshme, i përgjigjet të menduarit novator, të menduarit krijues.Pra krijueshmëria, është e lidhur me të menduarin divergues sepse kërkon një zgjidhje origjinale të re.

(6)

6

1.2 Çfarë kërkon krijueshmëria?

 Idetë krijuese të jenë të një frymëzimi të veçantë. Kjo do të thotë se idetë krijuese vijnë pas një përpjekje të gjatë në një aktivitet të caktuar.

 Krijueshmëria kërkon një nivel të lartë inteligjence.

 Krijueshmëria ekziston vetëm në forma specifike, për shembull: krijimtari shkencore-teknike, artistike etj..Një nxënës krijues në letërsi nuk e manifeston krijueshmërinë në lëndët e tjera.

 Një evolucion të vazhdueshëm (kjo do të thotë, se krijueshmëria tek individi është me periudha). Ka periudha me krijimtari maksimale, por, ka edhe periudha me krijimtari modeste.

Krijueshmëria ëshët një process, që kultivohet në mënyrë të vazhdueshme nga faktorët social, kulturorë, institucional. Kërkimet kanë nxjerrë në pah se fëmijët janë më tepër krijues se të rriturit. Kjo krijueshmëri nuk qëndron në boshllëk, por mbështetet tek aftësitë e arsyetimit dhe tek inteligjenca.Vlera e të menduarit krijues është që ai çon fleksibilitet në zgjidhje.

Të menduarit krijues është mjet për gjenerimin e ideve që, në një farë mënyre, mund të zbatohet në botën e vërtetë. Kjo shpesh ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve, duke përdorur aspekte të veçanta të inteligjencës, për shembull inteligjenca gjuhësore, matematike dhe ndërpersonale.

Proçesi shpesh është më i rëndësishëm në nxitjen e shpirtit krijues sesa zgjidhja apo produkti përfundimtar. Produktet mund të jenë sende jetëshkurtra, por përgatitja gjatë proçesit mund të ketë një vlerë që zgjat për të gjithë jetën.

Meqë krijueshmëria është një mënyrë të menduari dhe mënyrat e të të menduarit u japin formë qëndrimeve, krijueshmëria, gjithashtu, është një proçes për të zhvilluar qëndrimet.

Janë identifikuar disa hapa në funksionimin e proçesit krijues. Këto janë:  Nxitja  Zbulimi  Planifikimi  Veprimtaria  Rishikimi

(7)

7 Këto hapa mund të bien mbi njëri- tjetrin dhe fëmija mund të hyjë ose të dalë nga proçesi në secilin prej tyre. Fëmija mund të mos e kapërcejë fazën e një nxiteje fillestare, mund të qëndrojë në fazën e zbulimit( si shumë prej lojërave krijuese)

Ose mund të ngecë në fazën e planifikimit dhe të mos zbatojë asnjëherë skemën krijuese. Disa fëmijë mund të japin produkte, por të mos arrijnë kurrë tek rishikimi dhe vlerësimi i punës së tyre krijuese.2

A. Nxitja

Të menduarit krijues nuk ndodh në boshllëk, ai kërkon një nxitje, një lloj përmbajtje mbi të cilën të punohet, dhe s’ka sesi një njeri të jetë krijues kur nuk ka njohuri mbi të. Në secilin fëmijë ekziston një impuls krijimi i gatshëm për t`u zgjuar. Ai vjen nga prirja për të qënë kureshtar, për të vrarë mendjen dhe për të bërë pyetje.Nxitja fillestare mund të jepet nga të qënit i ndërgjegjshëm, se ka një problem që duhet zgjidhur, ose nga një ndjenjë e mjergullt, se ekziston një ide që nuk ështe kapur mirë apo realizuar plotësisht. Shpesh kjo gjendje shkaktohet nga një sfidë që i bëhet të të menduarit të fëmijës nga prindi apo mësuesi. Detyra e mësimdhënies është që të ndezë shkëndijen e impulsit krijues brenda fëmijës dhe të mbështesë proçesin e zbulimit.3

B.Zbulimi

Është thënë se krijueshmëria përbëhet në një masë të madhe nga riorganizimi i asaj që dimë, për të gjetur atë që nuk dimë. Shumë fëmijë nuk e realizojnë potencialin e tyre krijues sepse ata kapin idenë e parë apo zgjidhjen e parë që u del përpara mund të jenë të vjetra dhe të rëndomta. Fëmijët mund të ndihmohen të shkojnë përtej ideve fillestare dhe të marrin parasysh alternativa të tjera përpara sesa të marrin vendime.

Për të menduar në mënyrë krijuese fëmijëve u duhet të jenë në gjëndje të shqyrtojnë më tej dhe të shohin edhe një hëre gjërat që zakonisht i marrin si të dhëna e të pandryshueshme.

2 Hyrje ne teori dhe filozofi edukimi, M.Topciu, M. Tulina. fq 66-70 3 Po aty

(8)

8 Disa parime ose teknika mund të zbatohen për të përmirësuar gamën dhe cilësinë e ideve të mbledhura janë:

 -Të menduarit divergjent -Lloji i të menduarit që sjell shumë përgjigje të ndryshme dhe që nuk

kufizohen në të menduarit kovergjent, që kërkon një përgjigje absolute apo të drejtë.

 -Shtyrja e gjykimit -Parimi ‘Mendo tani, gjyko më vonë’ që heq ankthin e të pasurit të drejtë dhe

nuk lejon që përfytyrimi të pengohet nga gjykimi. Është i dobishëm kur fëmijët punojnë vetëm, bluajnë ide apo nxjerrin mendime në grup.

 -Shtrirja e përpjekjeve. -Dhënia e mundësisë që sasia të çojë në cilësi. “Mënyra më e mirë për të

pasur një ide të mirë është të kesh shumë ide.(-Lainës Poling-)4

 -Kohë e mjaftueshme.-Ashtu si artistët krijues, që punojnë me disa projekte njëkohësisht,

fëmijëve mund t`u duhen minuta, orë ose ditë për të “ngrohur” zgjidhjen e një problemi. Ata mund të mësojne këtë teknikë të dobishme për çdo veprimtari që ka të bëjë me zgjidhje problemesh, ta lënë atë për një farë kohe dhe t`i kthehen më vonë me forca të reja.

 -Nxitja e lojës. -Për të parë se sa larg shkon ideja, nxitni lojën me të, silleni nga të gjitha anët,

zbatojeni në situate të reja, ndërtoni mbi të, vizatojeni, përfaqësojeni me sende, dramatizojeni dhe provojeni në veprim.

C.Planifikimi

Kur analizohen ndryshimet midis fillestarëve dhe specialistëve, në çfarëdo fushe krijuese, del në pah një element kyç. Specialistët priren të harxhojnë më shumë kohë me planifikimin. Kjo fazë zakonisht përfshin tri pjesë që shpesh përzihen me njëra-tjetrën.

Përkufizimi i një problemi ose detyre. -Cili është qëllimi i të menduarit? Fëmijët shpesh humbin sensin e drejtimit ose ngatërrohen sepse, nuk e kanë të qartë problemin apo detyrën.T`u kërkosh të përkufizojnë atë që po bëjnë, shpesh mund t`i ndihmojë pët të sqaruar idetë.

 -Mbledhja e informacionit. -Faktet dhe vëzhgimet janë ndihmëse të të menduarit. “ Mund të ketë fakte pa menduar, por nuk mund të ketë të menduar pa fakte” (-Xhon Djui-)

Sa më shumë fakte dhe përshtypje shqisore të ketë femija aq më i sofistikuar bëhët modeli i ideve të tij.

(9)

9

 -Të menduarit bëhet i dukshëm, kur fëmijët mund të ndihmojmë që të ndërgjegjësohen për proçesin e tyre të të menduarit përmes të menduarit me zë të lartë, përdorimit të figurave, vizatimit apo shkrimit. Të menduarit mund të përmirësohet duke ua thënë të tjerëve ose duke e mbajtur shënim. Blloqet e shënimeve të Leonardo DA Vinçit, fletoret e skicave të Bethovenit, projekt-punimet e poetëve dhe planet e arkitektëve janë të gjitha mënyra për të shprehur të menduarit dhe për të treguar të menduarit në process. Konkretizimi i mendimeve i lidh idetë me realitetin e letrës dhe nuk lejon që ato të humbin apo të zbehen në kujtesë. Konkretizimi i brendshëm ndihmon gjithashtu të menduarit me zë të lartë dhe krijimin e figurave mendore.5

D.Veprimtaria

Proçesi krijiues fillon me një ide ose me një grup idesh. Ai bën me idetë diçka që ka rëndësi në jetë. “ Ç’mund të bëjmë me këtë ide?; Ku na çon ajo?; Si mund ta vëmë në zbatim?”- Të gjitha këto janë pyetje që na ndihmojnë të përqëndrohemi në prodhimtarinë e ideve. Ne duhet t`u japim fëmijëve mundësinë për të realizuar të menduarit e tyre krijues në veprim.

E.Rishikimi

Kjo është faza kur proçesi krijues i nënshtrohet të menduarit kritik. Duke i ndihmuar fëmijët të reflektojnë mbi përpjekjet e tyre krijuese, ata njëkohësisht do të nxiten që të jenë më aktivë në vlerësimin e parrullave dhe mendimeve të gatshme, si edhe të “bindësve të fshehur” që janë pjesë e mjedisit të tyre.

Edhe kjo fazë përshkohet nga një seri pyetjesh. Çfarë kemi bërë?; A iu arrit qëllimit?; A duhet përmirësuar?; Etj…

Kjo mund të ofrohet që në mosha të vogla, dhe kështu ata do të jenë aktivë në vlerësimet e mendimeve të gatshme.

(10)

10

2. Shpirti krijues tek fëmijet e arsimit fillor

Shpirti krijues është konsideruar si një tipar i veçantë dhe misterioz .Studiuesit e kanë lidhur këtë tipar më një ose disa prej katër aspekteve të shpirtit krijues:

 Ideja dhe produkti krijues  Proçesi i krijimit

 Personaliteti krijues  Mjedisi krijues

2.1 Ideja dhe produkti krijues

Shpirti krijues është diçka që njerëzit krijues e përdorin për të bërë produkte krijuese. Idetë ose produktet krijuese zakonisht përkufizohen si origjinale dhe të përshtatshme. Produktet krijuese përfshijnë vepra arti dhe teori shkencore. Një produkt i riprodhuar apo stereotip nuk quhet krijues sado i përkryer të jetë nga ana artizanale. 6

2.2 Proçesi i krijimit

Shpirti krijues është, gjithashtu, një bashkësi qëndrimesh dhe aftësish që e bëjnë një njeri të prodhojë mendime, ide apo imazhe krijuese. Një pjesë këtij proçesi qëndron në përdorimin e intuitës dhe të lidhjeve të rastësishme që japin frut.

Shpirti krijues lidhet me:  Intuitën

 Dijen

 Imagjinatën

(11)

11

“Imagjinata është më e rëndësishme se dija. Sepse dija është e kufizuar, kurse imagjinata përfshin tërë botën”(-Ajshtajni-)7

Arsyeja pse intuita dhe aspektet e tjera të shpirtit krijues duken kaq misterioze është se ato mbështeten tek elementët e ndërgjegjes. Në shumë drejtime, mendja është si një “ajzberg”, ku ne jemi në dijeni vetëm për pjesën e dukshme, të ndërgjeshme, të modeleve të fshehura dhe të njohurive të harruara.

2.3 Personaliteti krijues

Ka dy lloje të proçesit të të menduarit njerëzor: njëri i vullnetshëm, i mundimshëm dhe i ndërgjegjshëm, tjetri i automatizuar, pa mund dhe i pandërgjegjshëm. Të mendosh diçka të re kërkon mund. Është më e lehtë të mbështetemi në proçeset tona automatike, sepse ato kërkojnë pak mendim, pak mund, por kanë dhe dy të meta të mëdha. Ato kanë prirje ta bëjnë mendimin të varur nga nxitja dhe të varur nga shprehja. Imagjinata mund të ngatërrohet me inteligjencën. Individ me koifiçent të lartë inteligjence quhen GJENI, dhe tek këto individë krijueshmëria zhvillohet që në moshë të vogël. Pra, krijueshmëria është aftësia, mundësia e një individi, për t’i dhënë sa më shumë zgjidhje një problemi të caktuar. Gjithçka që tejkalon kufinjtë e rutinës dhe përfshin qoftë edhe 1 gram risi mund të quhet proçes krijues.

Sipas Thërstou një aspekt kyç i inteligjencës është që ajo mund të vërë në kontroll papërmbajtshmërinë.8 Sjellja e papërmbajtur synon tek plotësimi i menjëhershëm i një nevoje, dëshire apo impulse, ajo nuk arrin të marrë parasysh zgjedhje alternative të cilat mund të sjellin rezultate të kënaqshme.

Inteligjenca qëndron tek aftësia për të marrë parasysh dhe vlersuar drejtime të ndryshme veprimi, pa u angazhuar vërtet në to. Vlera e të menduarit krijues është që ai çon fleksibilitet në zgjedhje.

Shumë shkrimtarë kanë kontrastuar dy lloje të të menduarit. Disa dallime midis këtyre dy lloje të të menduarit janë:

7http://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=21758 8 Po aty

(12)

12

 Të menduarit krijues

 Të menduarit kritik

Zbulues Analitik Induktiv Deduktiv Krijim hipoteze Provim hipoteze Të menduarit joformal Të menduarit formal

Të menduarit aventuror Të menduarit e mbyllur (Bartlett) Të menduarit divergjent Të menduarit kovergjent

Të menduarit anësor Të menduarit vertikai ( De Bono)

Një nga konceptet e gabuara që mund të dalë për shpirtin krijues është se ai, është diçka krejt e shkëputur nga të menduarit kritik.

Krijueshmëria nuk është e lidhur me të menduarit kritik.

Ndarja e të menduarit në dy lloje reflekton ndarjen fizike të funksioneve midis hemisferave të trurit. Reflekton, gjithashtu, ndryshimin konceptual midis analizimit të elementëve të një problemi logjik( trajtimi kritik) dhe rikombinimi i këtyre elementëve, ose të parit e një problemi nga një këndvështrim krejt i ndryshëm( trajtimi krijues).Shumica e problemeve i kërkojnë të dyja llojet e të menduarit.

2.4 Mjedisi krijues

Shpirti krijues nuk është thjeshtë çështje e krijimit të zgjedhjeve të reja për problemet, por krijimit të zgjedhjeve më të mira dhe kjo kërkon të menduarit kritik. Për të gjetur zgjidhje origjinale për një problem të ndërlikuar nga ana logjike mund të kërkojë aftësi krijuese të shpikjes. Një arsimim që mbështetet vetëm në njërin prej llojeve të të menduarit do të ishte i paplotë dhe jo i baraspeshuar. Kur përmenden fjalët “krijim”, “krijueshmëri” zakonisht mendojmë për një pikturë një piktor, për një shkrimtar një poezi, por rrallë mund të na shkojë mendja tek shkencat apo matematika. Kjo sepse

(13)

13 shpirtin krijues e kemi menduar si një funksion të arteve, por jo të shkencës. Por çdo veprimtari që ka të bëjë me përfytyrimin dhe origjinalitetin mund të mendohet si krijuese.9

Një supë e klasit të parë është më krijuese sesa një pikturë e dorës së dytë”(-Abraham Masloë-).10

Çdo zbulim shkencor përmban një “ element të paarsyeshëm” apo “ intuitën krijuese”.(-Karl Popper-)11

Gjëja më e bukur që mund të përjetojmë është misteriozja. Ajo është burimi i të gjithë artit dhe shkencës.”(-Ainshtajni-).12

Shprehjet e mësipërme na tregojnë që veprat e artit dhe studimet shkencore janë të dyja zbulime, vëzhgime të aspekteve të ndryshme të natyrës, të dyja kërkojnë përfytyrim, arsyetim dhe angazhim emocional.

Krijueshmëria është më e thjeshtë të bësh sipas mëndjes tënde.

Shpesh na duket se specialistët që punojnë me ndonjë fushë krijuese krijojnë me një aftësi të pamundimshme. Mosvëmendja e tyre, në dukje, mund të vijë prej dy arsyeve: mbështetja në një frymëzim të nëndërgjegjshëm, ose përdorimi i një aftësie të rafinuar nga një përvojë e gjatë. Astronomi

Kepler kishte shtatë vjet që po punonte ligjin e tij për levizjen nderplanetare…Thomas Edison

punonte deri në 20 orë në ditë, për 13 vjet, përpara se të arrinte momentin e suksesit me shpikjen e fonografit. Në kërkimin e tij për filamentin e duhur të llampës së parë elektrike ndriçuese ai bëri eksperimente me mbi 1800 substanca, prandaj dhe është shprehur “ Gjenia është 99% djersitje dhe 1% frymëzim”.

Të menduarit krijues kërkon motivim të lartë me këmbëngulje të madhe, dhe ndodh gjatë një kohe relativisht të gjatë ose me një intensitet mundi të madh. Një virtyt i fëmijërisë është se ka kohë të mësojë vlerën e praktikës dhe të këmbënguljes, të mësojë se në çfarëdo fushe përpjekjet do të sjellin një ndryshim krijues.

Atëhere prindërit dhe mësuesit duhet të nxisin fëmijët të jenë këmbëngulës dhe t`i motivojnë ata, kjo nëpërmjet krijimit të klimës së përshtatshme krijuese.

9 Hyrje ne teori dhe filozofi edukimi, M.Topçiu, M.Tulina fq 75-78

10

http://zunal.com/teacherspage.php?w=62386 11 Po aty

(14)

14

3.Karakteristikat e fëmijëve krijues

Kreativiteti është aktiviteti i cili lind diçka të re nga ana cilësore që në të kaluarën nuk ekzisonte kurrë. Kjo temë mund të preket edhe nga pikëpamja filozofike ashtu si edhe nga ajo psikologjike. Psikologjia e kreativitetit studjon proçedurën, ‘’mekanizmin psikologjik’’ nga ku buron veprimi i kreativitetit

Nxënësit krijues kanë këto karakteristika:

3.1 Aftësi konginitivë – pra, të lindura

Tek këto nxënës elemetët konigitivë përbëjnë bazën për të menduarit krijues. Nga këto mund të përmendim kujtesën dhe vlerësimin. Elementët e tjerë divergjentë janë të pranishëm si fleksibiliteti, ndjeshmëria dhe origjinaliteti. Një tjetër veçori karakteristike e mendimit krijues është edhe aftësia për drejtimin e proçesin te zgjidhjes së problemeve.

Duke iu referuar krijueshmërisë sipas Lesnër dhe Hillmen ata mendojnë se ka tri stade të ndryshimeve krijuese.

a.Nga lindja deri në moshën 11 vjeç është periudha e “pasurisë së brendshme”. Gjatë kësaj periudhe, fëmijët zhvillojnë personalitetin e tyre, i cili është i dallueshëm.

b.Nga mosha 12-60 vjeç është koha e “pasurisë së jashtme krijuese”. Gjatë kësaj periudhe ndodh tranzicioni drejt orjentimit të jashtëm dhe vetëdijes sociale.

c.Nga mosha 60 vjeç e deri në vdekje është periudhë e “vetëvlerësimit krijues” në këtë periudhë individët vlerësojnë përfundimet e jetës së tyre.

3.2 Motivimi – interesi

Njerëzit krijues janë kuriozë, ata shprehin dëshirën për të punuar, për të vënë në veprim idetë. Kanë nevojë për nivel të lartë arritjesh, janë këmbëngulës, kërkojnë sfida, tolerojnë pasigurinë.

Gjërat i vështrojnë në një mënyrë të re, kanë vendosshmëri të madhe në punën e tyre. Personaliteti është veçori tjetër e këtyre njerëzve . 13

(15)

15

3.3 Karakteristikat te tjera janë edhe keto ne vazhdim:

 Lehtësi shprehjeje.

 Fleksibilitet -Individi është i aftë të analizojë një gamë të madhe afrimesh për ndonjë problem, por pa humbur nga sytë qëllimet kryesore të tij.

 Ndjeshmëri ndaj problemeve -Merret me zbulimin, jo vetëm për të zgjidhur problemet, atje ku të tjerët nuk kuptojnë asgjë të çuditshme.

 Origjinaliteti- Ai ushqehet me habinë, ndryshimin (udhëtimet, ndryshimin e aktiviteteve, zhytje drejt së papriturës), ka nevojë të rinovojë eksperiencat.

 Kureshtja- Është aftësia për të admiruar. Nevoja është nëna e të gjitha zbulimeve , por babai është kureshtja.

 Hapje ndaj mallëngjimeve dhe nënvetëdijes- Nevojitet që dikush të ketë më tepër energji, me tepër vrull, tu përgjigjet mallëngjimeve dhe ndjenjave më mirë se gjithë të tjerët.

 Ka kauza- Ka një dëshirë të fortë për të krijuar, një ndjenjë të thellë të përgjegjësisë dhe detyrës, si dhe të qëllimit që do të arrij. Jeton në të tashmen.

 Durim dhe përqëndrim- Një total i përpjekjeve të dështuara nxit krijimtarinë, aktivizon proçesin e vetëdijshëm të meditimit dhe inkubacionin e ideve. Pa seanca pune, vetëdija ruan qëndrueshmërinë e saj.

 Aftësia për të menduar me figura- Nevojitet që dikush ti përceptojë figurat mendore para se të kalojë tek stadi i formimit eklektik të koncepteve që gjeti, sepse përndryshe mund të shkojë në pikën e prishjes së tyre.

 Aftësia për të “luajtur” me idetë, si një një ‘’stretching’’ psikologjik.-E ndihmon individin që të gjejë “rastësisht” zgjidhje fantastike për probleme disa vjeçare.

 Aftësia e analizës dhe sintezës- Analiza është coptimi i të dhënave, ndërsa sinteza krijuese është që të riformojë elementët e ndryshëm në mënyrë që të rezultojë një element i ri, rezultat i gjykimeve tërësore.

 Durim në gjërat e ndryshme- Nuk i ka frikë paqartësitë. Është i vetëdijshëm dhe i sigurtë për shumicën e gjëndjeve që janë të nderlikuara, absurde, dhe kaotike.

(16)

16  Aftësia e durimit gjatë izolimit, në mënyrë që të jetë i aftë që të krijojë.

 Kujtesë krijuese, e cila ka nevojë për rrjedhshmëri dhe dinamikë në elementët e saj dinamikë.14 Njerëzit krijues janë të pavarur, të prirur për të marrë përsipër rreziqe, janë të pashtershëm ,aventurierë dhe kompleks. Kanë një sens shumë të lartë humori dhe janë të shoqërueshëm me të

tjerët.

Nëse do të shikojmë përfundimet e përpjekjeve të Deisit (1989), ku ai thekson se shumë njerëz mund të përpunojnë aftësitë e tyre krijuese duke konkluduar për periudhat kulmore të krijimtarisë shohim këto rezultate:

Periudhat Moshat

Për meshkuj (vjeç) Për femra (vjeç)

1 0-5 0-5 2 11-14 10-13 3 18-20 18-20 4 29-31 29-31 5 40-45 40-45 6 60-65 60-65

Për qëllimin e studimit tim, unë do t’i referohem moshës nga parashkolloret e deri në moshën 13 vjeç. E një rëndësie të veçantë është periudha 10-14 vjeç, ku nxënësit e kësaj moshe bëjnë përpjekje për të përcaktuar vetë konceptet e tyre dhe sipas Deisit, është mosha më ideale për të nxitur krijueshmërinë, pasi në këtë moshë këta nxënës janë të hapur ndaj ideve të reja dhe shtrojnë punë për kërkimin e identitetit të tyre.

(17)

17

3.4 Si mund t’i ndihmojmë këto nxënës që të plotësojnë potencialin e tyre krijues?

Krijimtaria nga natyra kërkon një terren pjellor me të cilin ajo do të lulëzojë. Në rastin e shkollës më i rëndësishmi është klasa dhe për këtë mësuesi duhet të marrë parasysh disa sygjerime si:

 1.Sigurimi i materialit të duhur për të nxitur krijimtarinë në klasë në përputhje me zhvillimin mendor të nxënësit. Materiali të jetë sa me konkret dhe i depërtueshëm në botën e fëmijës.

 2.Tu japë nxënësve përvoja që të kenë sa më shumë përgjigje të mundshme. Psh: për çfarë mund të

përdorim një libër? E lexojmë ,si masë, për peshim, për vizore, për pengesë etj...

 3. T’u japë nxënësve ushtrime imagjinare për të shkuar përtej të dhënave. Psh: Bëni një udhëtim

imagjinar me disk fluturues.

 4. Të nxisë nxënësit të krijojnë lidhje ose marrëdhënie. Provat e krijimtarisë kërkojnë lidhje ose marrëdhënie psh: fjala “sport”- atletikë, futboll, not, etj...

 5.Të ndihmojnë nxënësit të tolerojnë ambiguitetet (fjale me dy kuptime).

 Kjo aftësi është një nga aspektet më të rëndësishme për krijimtari.Frika nga dështimi ose frika nga e panjohura, i detyrojnë nxënësit që të gjejnë disa zgjidhje të drejta apo jo. Në këtë rast duhet t’u edukojmë nxënësve që është më e favorshme heshtja, zhytja në mendime, kërkime për zgjidhje sa më të arrira.

 6.Të inkurajojë tek nxënësit që të jënë fleksibël në punën e tyre, në zgjidhjen e problemeve duke përdorur metoda që ai i mëson vetë, pra të provojë.

 Duke u nisur nga përfundimet që kanë kryer studiues të ndryshëm që nxënësit krijues karakteizohen nga: optimizmi dhe vetëbesimi, prania ambiguitetit dhe pasigurisë, interesa të gjëra, fleksibiliteti, kompetenca të gjera, kompetenca linguistimi, kurioziteti, energji dhe këmbëngulje, pavarësia, jo konformizmi dhe rreziku, ndodh që këta nxënës janë pesimistë dhe nuk kanë besim tek vetja, nuk durojnë pasigurinë dhe paqartësinë, kanë interesa të ngushta dhe janë të ngurtë, ndihen të varur dhe kanë frikë të rrezikojnë. Në këtë rast kemi të bëjmë me dy çështje:

 a.Janë, nuk janë apo sa krijues janë nxënësit.

 b.Si të ndihmojmë këto nxënës të jenë krijues ose të zbulojnë kapacitetin e vet krijues.

Prandaj, mësuesi duhet të jetë i kujdesshëm në rradhë të parë për zbulimin e tij dhe më pas për kapacitetin dhe potencialin e tij. Pra, mësuesi gjithmonë duhet të jetë mbështetës dhe inkurajues.15

(18)

18

Kapitulli 2

1. Roli i mësuesit ne inkurajimin e krijueshmerisë

Shpesh flitet për edukimin e nxënësve me mendimin krijues, por mësuesit këtë e shohin si shumë të lehtë për t’u zbatuar. Akoma mësuesit vazhdon t’i shoqërojë një empirizëm, që i pengon ato në punën e përditshme për faktin se ata vazhdojnë të edukojnë nxënës riprodhues dhe kanë “frikë” të dalin nga kornizat e teorizmave brenda orës së mësimit dhe shumë pak mësues e shohin dhe e testojnë etapën e pasmësimdhënies duke e parë atë etapë në këndvështrimin e krijimtarisë, dhe duke reflektuar pak në këtë drejtim. Vetëm një mësues reflektiv krijues mund të edukojë nxënës krijues. Eshtë diskutuar shumë, që mesimdhënia është art apo shkencë? Në përgjigje të kësaj pyetje në lidhje me krijimtarinë, mund të theksojmë , se një mësues ekspert që zotëron artin dhe shkencën e mësimdhënies , jo vetëm që e instrukton nxënësin në punën e tij krijuese, por e mbështet dhe e vlëreson atë në këtë proçes.

Nxënësit

menduarit

kritik

menduarit

krijues

menduarit

problemor

(19)

19 Mësuesi duhet të dijë se jo gjithnjë një nxënës inteligjent është krijues dhe anasjelltas, duhet ta ketë të qartë një bazë njohëse me aftësi, që ndikon në aftësitë krijuese të nxënësit luan klima e krijuar në klasë.Ai duhet të mendojë se ç’strategji didaktike duhet të përdorë për këtë qëllim, gjithashtu duhet të mendojë mirë sesi të ndërtojë pyetjet për të inkurajuar këto nxënës.Krijimtaria nuk konsiderohet si pronë e një individi të vetëm, aftësia e një truri të veçantë dhe brilant, por si fryt i ndërveprimit të tre përbërësve që janë:

 Individi me potencialin dhe aftësitë e tij.  Bagazhi i njohurive që ai ka.

 Ambjenti social që e rrethon.

Mësuesit ndoshta nuk e marrin si krijamtari veprimin e një fëmije që përballet për herë të parë me një situatë krijuese.

1.1 Puna e mësuesit në lidhje me kreativitetin, veprimtaritë e tij në klasë

Zhvillimi i mendimit krijues në fushën e mësimdhënies dhe të nxënit në nivelin ndërpersonal dhe në fusha shkencore dhe teknike përbën një pririoritet. Mendimi krijues “sheh përpara, parashikon, ushqen, plotëson, planifikon, zbulon, avancon, bën të lindë, eksploron, kombinon, transeferon, përpunon dhe trajton eksperienca në mënyrë globale, realitetin në mënyrë novatore” (-Alex Osborn ‘98-)16

Zhvillimi i forcës krijuese të fëmijës duhet të realizohet shumë herët, që në moshën parashkollore dhe ciklin fillor nëpërmjet edukimit. Gjatë punës së tij mësuesi duhet t’i kushtojë kujdes indetifikimit të nxënësit krijues. Megjithëse se nxënësi krijues mund të jetë i vështirë të indetifikohet, edukimi i krijimtarisë është me shumë vlerë.

Për të kryer këtë proçes para mësuesit ofrohen teknika dhe metoda të reja për mësimdhënien , të cilët bëjnë të mundur, që ai të ndihmohet në këtë drejtim.

(20)

20 Pse u japim punë krijuese nxënësve?

Sepse: o Fantazinë o Vullnetin o Këmbënguljen o Përgjegjësinë o Punën e pavarur o Kërkesën ndaj vetes o Krenarinë për punën o Konurencën

E D U K O J M Ë:

o Individualitetin o Luftën ndaj egoizmit

o Luftën ndaj mëndjemadhësisë o Vëmendjen ndaj punës

o Komunikimin me të tjerët o Ndergjegjen

o Mendimin krijues o Mendimin kritik

Duke u nisur nga çka thashë më sipër, duhet që të përcaktohen kushtet në të cilat duhet të zhvillohet krijimtaria, vendin që do të zërë ajo në hartimin e programeve në ciklin fillor.

Duke i’u referuar kurrikulës shkollore për ciklin fillor, në të gjitha lëndët duke filluar nga Gjuha shqipe, Matematika, Dituri Natyre, Vendlindja, Edukimi Figurativ, Edukimi Fizik, Edukimi Muzikor, ka vend të flitet që secila lëndë më vete me temat e tyre kanë vlera të shumta për nxitjen e krijueshmërisë.

(21)

21

1.2 Kreativiteti në matematikë

Pyetje që të gjithë i bëjmë janë: A mund të jemi krijues në matematikë? Si mund të jemi krijues?

Shumë mund të mendojnë se nuk mund të jemi krijues në matematikë mjafton të mësojmë disa rregulla dhe t`i zbatojmë ato në ushtrime. Edhe në matematikë është e nevojshme të jemi krijues. Gjetja e zgjidhjes së një ushtrim, i cili haste për herë të parë nga nxënësi, duke vëne në zbatim atë që ka mësuar në teori është një krijim.Pasi nxënësi i rikompozon disa element për të marrë një produkt të ri, zgjidhjen e ushtrimit.Për një ushtrim të caktuar ai mund të gjejë disa zgjidhje të ndryshme të cilat nuk janë thënë më parë edhe në këtë rast ai është krijues .Një nga qëllimet e arsimit është të nxisim të menduarit krijues.Përpara mësuesit shtrohet problemi i gjetjes së rrugës së duhur, të metodave të duhura për të nxitur dhe për të zhvilluar më tej potencialin krijues tëk nxënësit. Mësuesi në përgjithësi dhe ai i matematikës ka një ndikim të madh në zhvillimin e potencialit krijues të nxënësit.

Përvetësimi formal i njohurive matematike frenon zhvillimin e mendimit llogjik dhe krijues të nxënësve.

Shpesh në shkollat tona mbizotërojnë shabllonet e gatshme, ku kujtesa mbizotëron mbi përmbajtjen dhe teoria shkëputet nga praktika. Nxënësit nuk duhet thjeshtë të mësojnë përmëndësh, në mënyrë mekanike vetëm anën e jashtme të çështjeve matematike,q por duhet të depërtojnë në thelbin e tyre.Atë që ai e mëson përmëndësh e harron shpejt dhe duke qënë se e ka mësuar në mënyrë mekanike do të hasë vështirësi në zbatimin e tyre në ushtrime, problema dhe më vonë do të hasë vështirësi në zbatimin e tyre në praktikë, në jetën reale.

Si çdo disiplinë edhe matematika, fizika kanë një strukturë logjike të ndërtimit të saj, ku përfshihen ligjet, teoritë, dukuritë.nxënësi gjatë përdorimit të librit duhet të synojë të vërë në dukje komponentët themelore dhe të analizojë informacionin e marrë, të mendojë në mënyrë kritike rreth tij. Në këtë mënyrë puna me librin do të jetë aktive, krijuese dhe dijet e nxënësit do të jenë më të qëndrueshme. Proçesi i vetveprimit te nxënësve në mësimin e matematikës, është gjallërimi tek ata i veprimit krijues në ushtrime, problema dhe në çështje teorike.

Duke vendosur nxënësin në pozitat e “rizbuluesit”, të vertetimeve matematike, duke përmirësuar çdo ditë, çdo orë mësimi këto pozita nuk ka se si të mos gjallërohet vazhdimisht aftësia e nxënësit, për të kapërcyer situata problemore që shfaqen para tij në saj të përvojës, pra në mënyrë krijuese. Kërkohet që nxënësit të jenë më shumë krijues. Rol të dukshëm ka luajtur dhe luan tendenca për të thjeshtuar

(22)

22 konceptet matematike, për të konkretizuar në mënyrë që mësimi të mos duket abstrakt, i pakuptueshëm.qëllimi i matematikës dhe detyra e saj në shkollë është të zhvillojë tëk nxënësit aftësinë, për të manovruar me numra, ekuacione, figura etj. Dhe të zhvillojë tek ai forcën e abstraksionit.

Vetveprimi krijues ëshët e lidhur ngushtë me aftësinë për të abstraguar, për t`u shkëputur nga sendet që e rrrethojnë.

Metodat tradicionale e transmetimit të njohurive, shprehive e vendosin nxënësin në një gjëndje pasive. Nxënësi vetëm degjon mësuesin i cili shpjegon gjatë gjithë kohës duke mos drejtuar pyetje ose duke drejtuar pyetje që kërkojnë vetëm riprodhim të asaj që është lexuar.

Mësuesi duhet të përdorë metoda do të nxisin mendimin krijues.

Ai duhet të udhëheqi përpjekjet e nxënësit për të dëpërtuar në thelbin e çështjeve duke stimuluar nismën krijuese të tyre. Nxënësi duhet të hulumtojë nën udhëheqjen e mësuesit lidhje e teorisë me praktikën, zbatimi i teorisë në praktikë do të rriste interesin e nxënësve për matematikën si dhe do të nxiste nismën e tyre.

1.3

Metodat dhe teknikat inciuese për të menduarit krijues:

 Ndryshimi i sistemit të mësimdhënies nga ai klasik (tradicional) në atë interaktiv (bashkëkohorë).

 Komunikimi i ndërsjellë verbal dhe jo verbal në klasë.

 Mënyra e parashtrimit të pyetjeve dhe dhënia e përgjigjeve.

 Planifikimi i orës mësimore me metoda që do të ndikojnë në aftësitë e të menduarit.

 Futja e aktiviteteve të lira, dhe kreative në plan dhe programin mësimor.

 Vëmendje e posaçme secilit nxënës, dhe hapësirë për problemet e tyre personale.

(23)

23

1.4 Metodat me në qëndër nxënësin

Metodat me në qëndër nxënësin nxisin të menduarit krijues.Këto metoda kanë në qëndër veprimtarinë e nxënësve, përshkohen nga parimi se nxënësi nxë më mirë duke vepruar vetë.

Një nga këto metoda është mësimi zbulues.

Të mësuarit e nxënësve është më i plotë e i kuptueshëm kur zbulon dhe nxjerr vetë njohuritë, se sa kur nxënësi i merr të gatshme ato nëpërmjet shpjegimit.Të mësuarit e nxënësve në shkollë duhet të imitojë të menduarit e shkencëtarit dhe hulumtuesit të ardhshëm.Element thelbësor në mësimin zbulues është nxjerrja ë përfundimeve nga nxënësit, përgjithësimi ose zbatimi i tyre në situate të reja.Kjo mund të arrihet në dy mënyra: një mënyrë eshtë pajisja e nxënësit me informacionin e nevojshëm për të nxjerrë më pas përfundime, mënyrë e dytë nxënësit argumentojnë vetë një ose disa prova e pastaj nxjerrin përfundimet vetë. Në këtë mënyrë nxënësit arrijnë vetë të kërkojë, hulumtojë e zbulojë. Pjesa më e madhe e çështjeve në mësimin zbulues, mund të jetë një kombinim i mësimdhënies induktive me atë deduketive. Për të qenë të suksesshëm në mësimin zbulues, mësuesi duhet të ndërtojë situate problemore, të shfrytëzojë, përvojat e fituara më parë, të cilat e ndihmojnë në paraqitjen e elementëve thelbësore. Në këtë metodë roli i mësuesit është të udhëheqë proçesin e të mësuarit e jo t`i tregojë nxënësit çfarë duhet të bëjë e çfarë jo.Mësimi zbulues nxit mendimin krijues.

Metoda problemore është një metodë që vënë nxënësin në pozita aktive dhe ndihmon në zhvillimin e të menduarit krijues.

Metoda problemore është një metodë e bazuar mbi pse-të dhe në argumentin llogjik të gjithçkaje që zhvillohet në orën e mësimit. Në praktikën e punën mësimore-edukative metodat nuk përdoren të izoluara, përkundrazi ato përdoren të kombinuara.

Konceptet nuk mësohen por formohen.17

(24)

24

1.5 Ushtrimet dhe problemat

Një tjetër element në matematikë përveç metodave që nxisin mendimin krijues janë ushtrimet dhe problemat.

Puna me ushtrime dhe problema është shprehje konkrete e të mësuarit krijues ku nxënësi vihet para një situate të panjohur dhe përdor njohuritë që ka për ta trajtuar situatën.

Nëpërmjet qëndrimit kritik të nxënësve ndaj këtyre problemave për të gjetur zgjidhjen i stërvit ata të jenë krijues. Mësuesi mund të nxiste nismën krijuese të nxënësit nëpërmjet ushtrimeve problemave me një pafundësi zgjedhjesh, ose pa zgjidhje, problema me mungesë ose tepricë të dhënash ose problema me mangësi në kusht e përfundim.

Ushtrimet në lëndën e matematikës, lozin rol përcaktues në zbërthimin , konkretizimin dhe ilustrimin e fakteve matematike, ndihmojnë intensivisht në zhvillimin e aftësive përgjithësuese dhe krijuese të nxënësve dhe në veçanti, shpien në formimin e shkathtësive e shprehive zbatuese të tyre. Nga ana tjetër ajo krijon mundësi të madhe për të për të vënë në jetë kërkesën për t`i aftësuar ata të vetëmësojnë në jetë.

Në punën me ushtrime duhet patur kujdes në dy drejtime kryesore: në zgjedhjen me kujdes të ushtrimeve dhe ne mënyrën e paraqitjes, trajtimit të zgjedhjes së tyre.

1.6 Disa kërkesa të përgjithshme për zgjidhjen e ushtrimeve, të cilave mund tu

referohemi janë:

1. Ushtrimet që përdoren për ilustrime të ndryshme, për interpretiminme apo si kundërshembuj në fakte teorike me të cilat nxënësi sapo njihet të jenë sa më të thjeshta, me qëllim që të mbahen mend dhe të mos largohet vëmëndja nga çeshtja kryesore.

2. Që një koncept apo çështje të përvetësohet në mënyrë llogjike dhe aktive, kërkon që tërësia e ushtrimeve ta ndriçojë atë nga të gjitha anët dhe të përmbajë situata të atilla ku nxënësi të vihet në pozita aktive vepruese, duke mobilizuar tërësisht potencialin mendor të tyre.

3. Një aspekt i rëndësishëm janë dhe detyrat e shtëpisë të cilat duhet të jenë vazhdim dhe thellim i punës së bërë në klasë dhe së bashku me to të realizojë formimin e plotë matematik të nxnësve për çështjen që shqyrtohet.

(25)

25

4. Vend të rëndësishëm në seancën e ushtrimeve duhet të zenë problemat praktike të marra në konditat reale e që përbëjnë një ndër hallkat e lidhjes së matematikës me jetën. Në këtë drejtim nxënësit vihen përballë detyrës që informacionin e caktuar shkencor, që përshkruan situatën reale, ta shndërrojë e madelojë matematikisht.

5. Me rëndësi në formimin matematik të nxënësve janë edhe ushtrimet komplekse dhe përgjithësuese.18

1.7

Komente që ndikojnë në nxitjen e të menduarit krijues:

Komente de motivuese Komente nxitëse

 Njëherë nuk e qëllove pyetjen !  Mendim I mirë, vetëm duhet të plotësohet.

 Ku ishe me mendje kur unë e shpjegova?  Ku e ke të paqartë për ta sqaruar?

 Përgjigju tani në atë që të pyeta.  Mundohu të shprehesh me fjalët e tua ashtu si e ke kuptuar.

 Herën tjetër mos gabo të flasësh gjëra koti.  Radhën tjetër bashkërisht do ta zgjedhim këtë.

 S’të vjen turp për moshën që ke të japësh

përgjigje të këtillë!

 Diçka ndryshe, por interesante, vazhdo më tej.

 Mos gaboni të kopjoni prej dikujt!  Përpiquni vetë ta bëni është e lehtë,e di se secili do ta bëjë shumë mirë. 19

18 Mesimdhënia dhe te nxenet nderveprues, Modele per zhvillimin e te menduarit kritik te nxenesve, B.Musai

19

(26)

26

1.8 Mësuesi dhe nxënësi në një bashkëveprim aktiv

Mësuesi që shpjegon gjithçka, që përgjon me vigjilencë çdo gabim, qorton dhe jep këshilla moralizuese është në distancë të madhe me të mësuarit aktiv. Nxënësi që kryen një veprimtari, që punon dhe jep përgjigje, ndoshta edhe të gabuara duhet respektuar më shumë se sa ai që përgjigjet përmëndësh pa futur gjykimin e tij , qëndrimin vetjak ndaj atyre që riprodhon.

Mësimdhënia duhet të konceptohet si një proces i gjallë e dinamik. Nuk duhet të kemi frikë nga zhurma që krijohet në klasë nga pyetjet e nxënësve, nga diskutimet e tyre, pasi kjo ndihmon në përvetësimin më mirë të asaj që ata janë duke mësuar në klasë.Në klasat e shkollave tona, ku ka një numër të madh nxënësish mësuesit priren të mos e lejojnë këtë “gjallëri” në klasë, pasi e kanë të vështirë të ruajne qetësi në mënyrë që nxënësit të dëgjojnë njëri-tjetri. Është e vështirë të menaxhohet një klasë me 30-40 nxënës të ndryshëm.Por që nxënësi të jetë i përfshirë duhet të bejë pyejte, t`i drejtohen pyetje edhe kur përgjigjet e tij të jenë të gabuara të mos paragjykohet.Një nga arsyet që nxënësi nuk bëhet aktiv gjatë mesimit dhe nuk i drejton pyetje mësuesit, nuk përfshihet në diskutim është “ frika” që ka nga mendimi që mund të krijojë mësuesi për të. Ajo që duhet të bëjë një mësues i mirë është të krijojë një mjedis në klasë të tillë që nxënësi të ndihet i mirëpritur për të bërë pyejte, për të diskutur, për t’u bërë aktiv gjatë orës së mësimit dukë nxitur kështu tek ai mendimin krijues.

(27)

27

2. Roli i familjes në nxitjen e krijueshmërisë

Sado që pavarësia si cilësi e personit është e lidhur ngushtë me ambjentimin në shoqëri, suksesi dhe gjeturinë në punë,marrëdhëniet me të tjerët etj…parakusht i rëndësishëm është edhe zhvillimi i kreativitetit individual ,mungesa e pavarsisë varet në masë të madhe nga liria e paraqitjes së ideve kreative, mendimeve, veprave …

Pasi familja është mjedisi i pare shoqëror i fëmijës, unë këtu do të ndalem në rolin e saj në zhvillimin e pavarësisë dhe kreativitetit të fëmijëve.

Para së gjithash, prindërit duhet të jenë të hapur ndaj ideve të reja, duke nxitur pavarësine dhe vetëiniciativën dhe duke trimëruar fëmijen për punën e tij. Edhe pse qëllimi i tyre është t’i ndihmojnë në punë, duhet ta lejojnë që me vetëiniciativë të kryejë disa punë të caktuara.

Fëmija pas mundit të bërë dhe pasi ka diçka që ka bërë vetë do të ndihet më kopetent dhe i kënaqur me atë ç’ka bërë.

Do të jetë i vetëdijshëm që këtë e ka bërë me vetëiniciativë dhe jo si produkt i punë së prindërve.Kjo përparësi do të sjellë vetëiniciativën plotesuese për ide të reja kreative.

(28)

28

2.1 Marrëdhënia shkollë- familje

Roli i familjes në formimin e fëmijës është determinant dhe i pallogaritshëm. Fëmija është dhe mbetet produkt i familjes.

Shkolla i mëson fëmijët si të zgjidhin të panjohurat, ndërsa familja e formon fëmijën. Shkolla e drejton fëmijën si të mësojë , kurse familja e ka formuar fëmijën jo vetëm fizikisht dhe psikologjikisht por edhe moralisht ,për të zene nesër një vend , një shoqëri apo mjedis shoqëror që janë në funksion të vlerave të mësuara në mjedisin familjar.

Me të vërtetë krijueshmëria si vecori e personalitetit është e lidhur me socializimin , por suksesin dhe gjeturinë në punë , fëmija e ka në raport me njerëzit e tjerë.

Prandaj ky raport është predispozitë e rëndësishme për zhvillimin kreativ të personalitetit , sepse pikërisht nga mëvetësia në masë të madhe varet dhe liria e kreativitetit në realizimin e ideve.

Mëvetesia dhe fryma garuese nxitin kreativitetin fëminor , por duhet patur kujdes që përpjekje të tilla edukuese të mos sjellin skajshmëri, ashtu, që mund të shkaktojnë kundërefekt në edukimin kreativ të fëmijës. Nga ana tjetër ndërvarësia e anëtarëve të familjes mund të ketë efekte të mira edukuese.Eshtë konstatuar që fëmijët që arrijnë rezultate të larta shkencore rrjedhin nga familje që janë kohëzive dhe të orjentuara drejt fëmijës dhe në të cilat indetifikimi prind-fëmijë është i fuqishëm , gjë që rezulton me shkallë të lartë.

Pra, mëvetësia dhe pavarsia nga prindërit është parakusht i mirë i zhvillimit kreativ të fëmijës përderisa lidhshmëria e tij me prindërit është parakusht për zhvillim të mirë intelektual.

Prapëseprapë, më së miri është që në çështjen e mëvetësisë së fëmijëve të gjendet mesi, d.m.th t’i mundësohet fëmijës shprehje e lirë e ideve dhe punë e mëvetësishme, por prapë të mos lihet fëmija që të punojë plotësisht vetë, por herë pas here të kontrollohet puna e bërë, të lavdërohet fëmija për rezultatin e arritur , të mbështetet , të ndihmohet dhe të drejtohet dhe nëse është e nevojshme të trimërohet për punën e mëtejshme.

Një fëmijë që flet dhe nuk merr përgjigje , mëson se nuk ia vlen të flasë. Ai tërhiqet ,bëhet indiferent dhe nuk kërkon të tregojë vlerat e tij.20

Me rëndësi të vecantë është fakti që fëmjëve të mos ua imponojmë zgjidhjet kreative sepse po të ndodhë kështu vemë re se, ata do të “kopjojnë” punën e të rriturve dhe me këtë ata do të “stopojnë” idetë e tyre krijuese.

(29)

29

Për ta ilustruar këtë unë po jap një shembull nga praktika:

Me rastin e festës së “1 Qershorit” në klasën time disa prindër bisnezmenë shpërndanë disa dhurata për nxënësit. Dhuratat ishin për cdo nxënes. Pasi ia shpërndava fëmijëvë në prani të tyre ,i udhëzova që ata t’i hapin në shtëpi , t’i shikojnë me kujdes dhe të punojnë vetë me to, pasi iu komunikua që i kanë sjellë fletore për ngjyrosje ,(formim figurash me ane te ngjyrosjes pasi të kryenin disa veprime matematike) dhe lodra formimi të cilat me anë të bashkimit të pjesëzave të shkëputura mund të formonin figura të ndryshme (kafshë ,personazhe përrallash etj..)

C’farë/rezultoi?

Kur erdhën të nesërmen në shkollë zhvilluan një bisedë rreth dhuratave , kënaqësive që u kishin dhënë ato ,dhe i pyeta për punën që kishin bërë. Nga biseda doli se 5 nga 23 fëmijë që kam në klasë nuk kishin punuar fare ,por ua kishin zbuluar të rriturit në familje. 6 të tjerë kishin punuar me ndihmën e të rriturve , ndërsa pjesa tjetër kishin punuar të pavarur , madje ata thanë që dhuratën prindërve ua kishin treguar pasi kishin zbuluar enigmën.

2.2 Konflikti në familje

Një fenomen tjetër që bëhet pengesë për frenimin e krijueshmërisë është edhe konflikti në familje.Konflikti është pjesë e jetës së çdo individi.Në familje individi përballet për herë të parë me konfliktin dhe aty mëson mënyrën e zgjidhjes së tij. Konflikti ndikon në gjendjën psikologjike dhe emocionale të individit, sidomod tek fëmijët duke u bërë pengesë dhe frenues I mendimeve dhe ndjenjave të tij.Tensionet dhe grindjet në familje kanë pasoja negative tek fëmijët, ata bëhen shkas për frenimin e kreativitetit tek ata.Një fëmijë që rritet në një familje me konflikte mund të harrojë shumë gjëra nga jeta e tij, vullneti dhe ëndrrat e tij marrin një drejtim të caktuar.Është detyrë e familjes të mbrojë fëmijët, botën e tyre dhe të jetë shtytëse dhe shembull për të ardhmen e tij.Familja është baza ku fëmija mëson të bashkëbisedojë dhe bashkëpunojë me njerëz dhe gjithçka që ai ka përreth.Brënda familjes ai mëson sit ë sillet, sit ë mësojë, sit ë krijojë dhe sit ë dojë të tjerët.Në familje ai formohet nga çdo drejtim.Në jetën reale prindërit në mënyrë të vullnetshme ose jo, u transmetojnë fëmijëve qendrime positive ose negative. Fëmijët janë pasqyrë e prindërve dhe ata mundohen t’i imitojnë prindërit e tyre. Është detyrë e prindërve që të mos vendosë kritere të vështira ndaj tij, port a lërë atë të lirë në veprimet e tij, duke e bërë nxitës në atë që ai krijon dhe jo frenues.

(30)

30

2.3 Prindër jokreative

Krijues mund të jetë ai fëmijë , i cili ,me gëzim, zbulon aftësitë dhe sukseset e tij pa kufizim nga jashtë e pa imponim për qellim final, ndërsa fëmija duhet të ketë dëshirën nga elementet që i ka pronë te tij , të krijojë diçka në lojë për vete dhe për ne ,ashtu siç ai mundet dhe ka dëshirë të shprehet lirshëm.

Kjo ndodh tek ata prindër të cilët duke mos ditur që te fëmija shuajmë shkëndijen e tyre kreative, duke menduar se ata po ua lehtësojnë kryerjen e ndonjë pune fëmijës së tyre duke ia imponuar zgjedhjet e veta. Më poshtë jap disa shembuj në të cilat prindërit bëhen shkak për prishjen e kreativitetit tek fëmijët:

 Nuk i lejojnë fëmijës të vizatojë , të presë me gërshërë ose të bëjë pis duart me ngjyra të ndryshme.

 Injorojnë punën e tyre duke mos i dhënë rëndësi krijimtarisë së tij.  Nuk e nxisin fëmijën që të hulumtojë vetë.

 Nuk u interesojnë ato fusha në të cilat fëmijët shprehin aftesi , deshire .

 Mundohen që fëmija verbërisht të pasojë idetë , mendimet dhe qendrimet e tyre si rrjedhojë e bëjnë fëmijën konformist dhe jo personalitet të lirë qe të jetë i hapur për ide të reja.

 Fëmijës nuk i kushtojnë kohë të mjaftueshme që ai të ketë mundësi të gjejë veten atje ku do dhe jo t’u imponohet zgjidhja.

 Nuk shprehin interes që ata vetë të hulumtojnë për të bërë diçka kreative por e përqëndrojnë në gjëra dhe ndodhi monotone.21

Pra ,nga raporti i prindërve ndaj kreativitetit varet dhe zhvillimi kreativ i fëmijëve.

Rrethi dhe klima familjare luajnë rëndësi të madhe në nxitjen dhe zhvillimin e kësaj cilësie. Mjerisht ndodh që në vend të kreativitetit , prindi tek fëmija nxit sjellje të ngurtësuara.

(31)

31

3. Kushtet në mjedis që frenojnë kreativitetin dhe nxisin sjellje të ngurtësuara

janë :

o Detyrat që orientojnë individin që teëfiksohet pas një metode të caktuar . o Faktorët që zvogëlojnë motivimin intensiv për zgjidhjen e problemit . o Stresi pas zgjidhjes së problemit , irritimi .

o Pasojat potenciale negative te mossukesit në zgjidhjen e problemit . o Peëvoja e varfër individuale në sferën e zgjidhjes së problemit .

o Kufizimet e pakufijshme, pengesat dhe hutimi në situata problematike .

Të rriturit janë ato qeë rrënojne zhvillimin e kreativitetit tek fëmijët ,sepse iu imponojnë pikëpamjet e veta rreth jetës , zgjidhjet e veta , qëndrimet , pra ato vetë janë jokreativ dhe si të tillë pa e kuptuar rrënojne dhe kreativitetin tek fëmijët e tyre .

Prandaj për të qenë ne gjëndje të nxisin kreativitetin tek fëmijet e tyre ,ato fillimisht duhet të punojnë per kreativitetin e vet .

Për të mundësuar rrjedhjen e ideve kreative dhe shprehjen e lirë të kreativitetit ,të rriturit (prindërit)duhet të lirohen nga egoizmi i tyre , nga normat e vendosura të sjelljes , nga stereotipat . Duhet të kuptojnë se nuk janë të vetmit që kanë cdo herë të drejtë , se gjërat mund të vështrohen në aspekte të ndryshme dhe se për cështje të caktuara nuk ka vetëm një përgjigjje , përkundrazi mund të jepen shumë përgjigje , por patjëter ato duhen të jenë të sakta . D.m.th duhet liruar nga mendimi tradicional sipas të cilit ,mund të jetë akoma i pamenduar , që dicka në jetë mund të jetë ndryshe nga ajo e zakonshmja madje edhe më e bukur .

Përvec kësaj ,një nga arsyet që të rriturit nuk e shprehin lirisht kreativitetin e tyre ose nuk e mbështesin dhe nxisin atë për faktin ,se tek ata është krijuar bindja se kjo karakteristikë (kreativiteti) është virtyt vetëm i shkencëtarëve , artistëve , apo disa njerëzve të posacëm, pa u thelluar nga fakti që edhe këto njerëz kanë dalë nga radhët e tyre...

Kjo bindje e këtyre prindërve është apsolutisht e gabuar , sepse duke menduar kështu ata harrojnë se ndrydhin shpirtin krijues të fëmijëve të tyre , dëmtojnë individualitetein dhe personalitetin e tyre .

(32)

32 Për këtë është një arsye më tepër që të rriturit të lirohen dhe lëvizin në‘aventure ’për kërkimin e kreativitetit , për vetë faktin që nga kreativiteti dhe qëndrimi i tyre varet në masë të madhe dhe kreativiteti i fëmijëve të tyre .

2.5Këshilla për prindërit që të gjejnë kreativitetin te vetja :

 është e rëndësishme që prindërit të kuptojnë që për kreativitet nuk nevojitet mund ,as ushtrime të vecanta të përqëndrimit , por ndryshime të zakonshme të mënyrës së jetesës . Nevojitet edhe imagjinata e cila është e lidhur ngushtë me kreativitetin për ndryshim teëlogjikës dhe mëndjes, sepse ‘eleminojnë’atë që është e re dhe e panjohur duke e kthyer dhe bërë të njohur në mënyrë që mund ta përpunojnë .

 Me rëndësi është që prindërit të kuptojnë se kreativiteti është brënda tyre dhe mund ta gjej nëse vërtetë këtë e dëshirojnë, dhe mundohen ta gjejnë . Kyci i rëndësisë është që ata të kuptojnë se sa i rëndësishëm është kreativiteti në jetën e secilit individ , duke i kushtuar gjetjes së tij , një vëmëndje dhe rëndësi të vecante. Deri te idete kreative nuk arrihet me punë mentale të mundshme , por për këtë mjafton të lirohet shpirti dhe ti lejojmë ata që të vijnë vetë .

 Rëndësi gjithashtu për prindërit është që të shohin cfarë janë idetë kreavtive . Ndodh që monotonia ,rutina dhe veset e përsëritura nganjëherë të paraqesin shprehje kreative si psh. mënyra e veshjes , mënyra e shtrimit të tryezës , e rregullimit të vitrinave të librave , mënyra e komunikimit , e zgjidhjes së problemeve etj. Pra nuk ekziston fushë veprimi njerëzor , që nuk mund të vështrohet aspekti kreativ . Nuk ekziston vetëm një zgjidhje kreative . Sa më shumë të ketë aq me afër jemi ne përsosjen e ndjenjave tona për kreativitet . Aq më të mira do të jenë dhe rezultatet .

Vetëm kur prindërit të bëhen vetë kreativ , do ëe munden që ëetë cilësi shumë të rënësishme ta nxisin dhe zhvillojnë edhe tek fëmijët e tyre .

(33)

33

3

.Klima krijuese në shkollë dhe familje

Të gjithë fëmijët lindin me aftësi krijuese, por varet nga ne që t`u sigurojmë atyre një klimë që mbështet përpjekjet krijuese të fëmijës. Psikologu Karl Roxhërs ( Carl Rogers) thotë se qëniet njerëzore kanë nevojë për dy kushte që të funksionojnë në mënyrë krijuese:

1.Siguria psikologjike 2.Liria psikologjike

Kuptimi i fëmijës për sigurinë psikologjike mund të vijë nga tri proçese të lidhura me njëri-tjetrin:

1.Pranimi i fëmijës si individ me vlerë të pakushtëzuar dhe pasja besim tek ai, pavarësisht nga gjëndja e tij e e

tanishme

2.Shmangia e vlerësimeve të jashtme dhe nxitja e vetëvlerësimit

3.Vënia e vetes në pozitat e fëmijës, përpjekja për ta botën nga këndvështrimi I tij, të kuptuarit dhe të pranuarit e saj.

3.1 Siguria psikologjike

I rrituri udhërëfyes nuk duhet të ngurrojë të shprehë reagime të tilla si “ sjellja jote nuk më pëlqen” “ ti je mistrec, je gabim, je dembel”. Ndryshimi është shumë i vogël, por ka një ndikim kyç në klimën e krijueshmërisë. Shpirti krijues i fëmijës ushqehet nga ngrohtësia dhe nga miratimi pozitiv i të rriturve të rendësishëm në jeten e tij. Fëmijët, ashtu si ne të gjithë, do të priren të krijojnë atë që duan.22

3.2 Liria psikologjike

Liria psikologjike nxit krijueshmërinë, duke u lejuar fëmijëve lirinë e shprehjes. Sjellja e fëmijëve ka nevojë të këtë kufinj dhe të formohet sipas nevojave të shoqërisë, por shprehja e tyre simbolike nuk duhet të jetë e përcaktuar rigorozisht, fëmijët duhet ta ndjejnë veten mjaft të sigurt që të provojnë gjëra të reja dhe t’u jepet liria për ta bërë këtë, brënda kufinjve. Liria e tyre e shprehjes nuk duhet të pengojë lirinë e të tjerve. Në një klimë krijuese të rriturit dhe fëmijët vlerësojnë origjinalitetin ndaj konformizmit, jo njëllojshmërinë, por ndryshueshmërinë e ideve. Në duhet të mbështesim veten tonë eksperimentuese dhe jo atë ruajtëse.23

Tek fëmijet ne duhet të forcojmë veten arësyetuese, ruajtëse, në një botë kërcënimesh dhe reziqesh, por gjithashtu duhet të nxitim veten shprehëse dhe eksperimentale.

22 Hyrje ne teori dhe filozofi edukimi, M.Topçiu, M. Tulina 2011. fq 77-78 23 Po aty

(34)

34 Më poshtë disa nga karakteristikat e të dy vetëve:

 Vetja ruajtëse

 Vetja eksperimentuese

Dyshuese për të renë E hapur ndaj përvojave

E kujdesshme Kureshtare

I qëndron metodave të njohura Hamëndëson

Konvencionale Jokomvencionale

I pëlqen të ndjek rregullat Eshtë intuitive

Mbështetet tek të tjerët Tregon pavarësi

U shmanget rreziqeve Ndërmerr rreziqe

Dënon gabimin Nuk e ka problem gabimin

Vigjilent për reziqet Kërkon modele të reja

Ka frikë nga pasojat I pëlqen të luajë

Është serioze Shikon anën e kënaqshme të gjërave

U shmanget të papriturave I pëlqen të papriturat

Kërkon miratim Përdor përfytyrimin e vet

I mban ndjenjat të mbyllura. Flet për ëndrrat

(35)

35

3.3 Komunikimi

Klima krijuese realizohet nëpërmjet komunikimit. Shpesh, mënyra sesi shprehesh, ka rëndësi dhe krijon impakte të ndryshme.

Duke përdorur shprehje si më poshtë ne rrezikojmë të zbehim besimin në vetvete të fëmijes:“Ku e gjete këtë budallallëk?”, “Mos bëj pyetje të tilla idiote!”, “ Nuk bën dot një herë një gjë tamam?”, “ S`ka për të qenë kaq e lehtë sa e mendon ti.”, “ Si nuk mendove një herë.”, “ kaq mund të mendosh për këtë?”, “Pse nuk mendon para se të flasësh?”, “ Gjë të mençur na the.”Përdorimi i shpeshtë me fëmijët i këtyre thënieve nuk e nxit mendimin krijues, përkundrazi, e frenon atë. Ai zbeh shumë besimin në vetvete të fëmijës, e dekurajon atë, herën tjetër ai do të jetë më i tërhequr, do të shprehet më pak nga frika e gjykimit tonë.

Ne duhet t`i trajtojmë fëmijet me mirëkuptim, duke lavdëruar përpjekjet e tyre në vend të vënies gjithmonë në dukje të gabimeve të tyre, sepse në rast të kundërt fëmija do të mendojë se ai mund të bejë vetëm gabime dhe do të mbyllet në vetvete.

Kërkesat e larta të prindërve ndaj fëmijëve do të ndikojnë në reagimet e fëmijës ndaj të menduarit dhe të nxënit. Është e rëndësishme që fëmija të nxitet dhe të lejohet të merret me fushën e vet të suksesit. Të menduarit krijues përfshin dhe ndërrmarrjen e rreziqeve. Gadishmëria për të mbrojtur idetë dhe djenjat e veta kërkon nje bazë të shëndoshë vlerësimi për veten dhe kjo arrihet nga besimi që i japim fëmijës nëpermjet fjalëve, veprave tona si dhe nga shembulli që japin ne si prindër dhe si mësues. Asnjëhëre nuk duhet të harrojmë se ne jemi modeli me i afërt dhe më i shpeshtë që fëmija priret ta imitojë.

A. FRENIMI

Shpesh shkolla nuk e stimulon siç duhet krijueshmërinë. Frenon mendimin krijues:

 Mos stimulimi e ideve të reja të nxënësve nga ana e mësuesve duke dëmtuar aftësitë krijuese të nxënësve. Nxënesit duhet t’i stimulojmë të mendojnë atë ç’ka është origjinale dhe, se nuk ka rëndësi sesi mendojnë të tjerët për këndvështrimin e tyre. Edukimi i këtyre shprehive ndihmon në zhvillimin e mendimit krijues, në rritjen e respektit për veten, uljen e ankthit para nevojës së zgjidhjes së detyrave.24

(36)

36  Konformizmi, të qenurit konform vlerave kërkesave të të tjerve, të mësuesve të shokëve, është

një tipar që frenon mendimin krijues.

 Dënimi i guximit të nxënësve për të bërë pyetje, kritikat e parakohshme, janë qëndrime të mësuesve që frenojnë mendimin krijues,

Faktorë të tjerë që frenojnë mendimin krijues janë: mbingarkesa në shkollë, manual të ngjeshura dhe të organizuara në mënyrë dedukitve, duke paraqitur një abstrakt të fushës në mënyrë konçize, duke i krijuar përshtypje nxënësit se njeriu i ka zbuluar të gjitha.

B. NXITJA

Një mësues është nxitës atëherë kur:

 Komunikimi i tij më nxënësin është i lirshëm, i natyrshëm larg skenave shkollore, stilit të fryrë e të shtrirë.

 Komunikimi është shoqëror e miqësor larg stilit zyrtar e autoritarist.

 Komunikimi i edukatorit është demokratik, i hapur me alternativa, larg stilit direkt, arbitrar e detyrues.

 Komunikimi i edukatorit është i butë, i qetë larg stilit komandues udhërues.komunikimi është nxitës dhe i diferencuar sipas ndryshimeve individuale dhe jo globalizuese dhe mbikqyrës i vrazhdë.

 Komunikimi i mësuesit me nxënësin është i bazuar në mirëkuptim dhe respektin e ndërsjelltë dhe jo diskriminues paragjykues.

 Komunikimi përcjell mesazhe besimi optimizmi.

Studimet të psikologjisë eksperimentale, vrojtimi i gjatë pedagogjik dhe përvojat tona në fushën e të mësuarit provojnë se komunikimi me tiparet e mësipërme është veç të tjerash edhe një parakusht kryesor i edukimit mendor të nxënësve.

(37)

37

3.4 Karakteristikat e te menduarit te nxenesve

Me një mësues që mbart cilësitë e mësipërme, të menduarit e nxënësve kanë këto karakteristika:  Produktiv

 Logjik  Kritik

 Intuitiv dhe racional  Krijues e imagjinar  Analitik  Krahasues  Konvergjent  Divergjent  Fleksibël  Alternative

 Aktiv dhe realizues25

Të menduarit krijues është mjet për gjenerimin e ideve, që në një farë mënyre mund të zbatohen në botën e vërtetë.

Per kete eshte detyre e shkolles dhe e familjes qe ne bashkepunim me njera-tjetren, te krijojne një klimë nxitëse, për të rritur kreativitetin tek fëmijët.

(38)

38

Kapitulli 3

1 .Loja dhe roli i saj në krijueshmëri

Loja është aktiviteti kryesor i fëmijës ku ai tregon vetveten duke pasqyruar botën që e rrethon. Fëmija

në lojë krijon ato situata që percepton më shpesh në jetë. Duke imituar lojën, jetën, marrëdhëniet shoqërore të njerëzve që e rrethojnë, mendimet dhe veprimet e tyre, aktivitetin e kryer në punë, në mikromjedisin shoqëror dhe në familje.

Në lojë krijohen kushtet për zhvillimin e gjithë proçeseve psiqike. Loja gjithmonë e detyron fëmijën të vërejë, të mendojë, të riprodhojë dhe të zhvillojë kuriozitetin për dije dhe imagjinatë krijuese.

 Imitimi

Fëmijët duke imituar veprimet e të rriturve, punën e tyre, me imagjinatën e tij krijon në lojë një situatë të tillë, së cilës i nënshtron gjithë vullnetin e tij. Po të shohim një fëmijë ai e vëzhgon me kujdes shoferin si e nget makinën, si i bie borisë dhe këto veprime ai i bën në lojë me lodrat e tij.

 Fantazia

Fantazia e tij shkon edhe më tutje duke krijuar shumë gjëra të ndryshme, që nuk i kanë parë nga të tjerët. Për këtë prindërve u duhet të bëjnë ndërhyrjen e tyre për pasqyrimin e përmbajtjes së lojës dhe për edukimin e vullnetit për t’i përfunduar deri në fund detyrat e veta para lojës.

Imagjinata dhe krijimtaria lidhen me veprimtarinë.

U përket prindërve dhe mësuesve që të nxisin këto proçese për të inkurajuar kreativitetin tek fëmijët.

 Formimi i personalitetit

Loja është bashkëudhëtare e pandarë në jetën e fëmijës. Ajo luan rolin kryesor në formimin e personalitetit të tij. Eshtë vërtetuar se loja është mjeti më i mirë ku fëmija zhvillohet si nga ana psiqike ashtu dhe nga ana fizike. Loja që bën një fëmije në marrëdhënie me të tjerët, me normat, kërkesat dhe rregullat shërben si shkollë e parë për fëmijët.

Referensi

Dokumen terkait

Në këtë linjë nxënësve do t’u mundësohet të zhvillojnë kuptimin për klasiikimin e reaksioneve kimike duke u nisur nga pikëpamja energjetike; reaksionet redoks;

qëllim për të sjellë më shumë detaje për veprimet politike që në aspektin diplomatik çorientojnë autoritetet, mediat dhe opinionin publik duke krijuar një ngjarje të re

Në frymën e mendimeve filozofike ndër shekuj lidhur me shpjegimet e shkencës dhe duke i sintetizuar ato, (neo)pozitivistët synuan të gjenin parimin bazë të shkencës sipas të

Përveç autorit, i cili është bartës i parë i të gjitha të drejtave pasurore, dhe të drejtave të tjera të përafërta mbi veprën e vet, sipas nenit 68.2 të LDADP, bartës mund

Kur hapësira për memorizimin e skedave bëhet duke përdorur VFAT, mund të memeorizohen një numer më i madh skedash në disk , dimensionet e cluster-it janë standard

Informacioni që transmetohet sot në median audiovizive, është jo vetëm i kërcënuar nga zyrat e PR-it, por edicionet informative janë të diktuara prej tyre.. Televizioni në

Zhvillimi i kompetencave, përkatësisht arritshmëria e rezultateve të tyre, bëhet përmes fushave kurrikulare. Të gjitha fushat kurrikulare duhet të kontribuojnë bashkërisht

Parqet formën e plotësimit të nevojave të popullsisë në përgjithësi të ati vendi. Ky konsum i ka dy komponentë kryesore. Konsumi i përbashkët-Me të cilat mjete zhvillohen