• Tidak ada hasil yang ditemukan

KRIMINALISTIK-LIGJERATA

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2021

Membagikan "KRIMINALISTIK-LIGJERATA"

Copied!
13
0
0

Teks penuh

(1)

LIGJËRATAT NË KRIMINALISTIKË

KRIMINALISTIKA është disciplinë shkencore e cila merret me zhvillimin dhe luftimin e kriminalitetit.

KRIMINALITETI është një dukuri negative shoqrore me të cilën rrezikohen dhe cenohen të mirat materiale dhe vlerat morale sikurse të individit ashtu edhe të shoqërisë në tërsi. FORMAT E KRIMINALITETIT JANË: 1- vepra penale, 2- kundërvajtjet, 3- deliktet ekonomike

VEPRA PENALE: Me vepër penale nënkuptojmë veprimin e shoqërisë së rrezikshme i cili vepron si i tillë, bashkë me elementet e saj është përcaktuar nga ligji. ELEMENTE E VEPRËS PENALE JANË: -1- veprimi ose mos veprimi -2- pasoja -3- kauzaliteti lidhja shkasore -4- rrezikshmëria shoqërore -5- kundërligjshmëria -6- përcaktimi me ligj -7- fajsia – format e fajsis janë: a) dashja, dhe b) pakujdesia

KRIMINALITETIN nuk e e ndjek vetëm kriminalistika por edhe disa shkenca të tjera si e drejta penale dhe kriminologjia.

KUPTIMI I VEQANTË I KRIMINALISTIKËS Kriminalistika është një disciplinë shkencore e cila merret me gjetjen dhe përsosjen e mjeteve dhe metodave shkencore të cilat përdoren për zbulimin dhe ndriqimin e veprave penale si dhe për zënjën e kryesve të tyre me qëllim që pas zhvillimit të procedurës penale do të vërtetohet fajsia apo pafajsia e tyre pas të cilës do të shqiptohet sanksioni adekuat penal si dhe do të ndikohet në parandalimin e kriminalitetit.

PJESET E TIJ JANË: 1- gjendja dhe përsosja 2- mjetet dhe metodat 3- zbulimi dhe ndriqimi i mjeteve 4- zënja e kryesve 5- zhvillimi i procedurës penale 6- fajsia apo pafajsia 7- parandalimi i kriminalitetit

SI MJETE TEKNIKE QË PËRDOR KRIMINALISTI JANË: mikroskopet

SI MJETE TEKNIKE QË MUND TË PËRDOREN PËR KRYERJEN E VEPRËS PENALE JANË: 1- foto aparatI 2- kamera 3- kompjuteri ( sidomos nevojitet në vende kufitare)

METODAT TË CILAT ZBATOHEN NGA KRIMINALISTI JANË: 1- metodat daktiloskopike (shenjat e gishtrinjëve) 2- metodat krafalogjike (për zbulimin e shikimit) 3- metodat balistike (identifikimi i armës së zjarrit) 4- metoda AND-se

QKA DUHET TË SIGURUAR KRIMINALISTI RESPEKTIVISHT GJYKATA PËR TA NDRIQUAR NJË VEPËR PENALE: 1- provat materiale 2- provat personale

KRIMINALISTI I përdor të gjitha metodat shkencore dhe natyrore. RACI– quhet mbyllja e të gjitha hyrjeve apo daljeve quhet raci.

SANKSIONET PENALE JANË masa të dhunës që shqiptohen nga ana e gjykatave ndaj kryesve të veprave penale

(2)

SANKSIONET PENALE NË PËRGJITHSI NDAHEN NË: 1– dënime me burg me gjobë, dënime primare dhe dënime sekundare 2- masa edukativo përmirsuese 3- masa siguruese 4- dënime me kusht dhe vrejtja gjyqsore.

KRIMINALISTIKA MUND TË JETË: 1- represive dhe 2- preventive (parandaluese) MARRËDHËNIET E KRIMINALISTIKËS ME SHKENCAT TJERA PENALE 1- E DREJTA PENALE– mirret me: - veprime penale -përgjegjësi penale dhe -sanksionin penal

E DREJTA E PROCEDURES PENALE– studion dispozitat ligjore me të cilat

rregullohen–normohen zhvillimet e procedurës gjyqësore ndaj personave të dyshimtë që kanë kryer vepër penale me qëllim që të vërtetohet fajsia apo pafajsia e tyre.

KRIMINOLOGJIA– është një disciplinë shkencore e cila studion kriminalitetin

QKA STUDION KRIMINOLOGJIA: 1- studion shkaqet në paraqitjen e kriminalitetit 2- përveq shkaqeve i studion edhe format dinamikën, strukturën dhe vëllimin e kriminalitetit. PENALOGJIJA– është disciplinë e cila mirret me studimin e ekzekutimin e sanksioneve penale.

MJEKSIA LIGJORE– egzaminimet e të cilës shfrytzohen nga ana e kriminalistikës për zbulimin e veprave penale.

PARAQITJA DHE ZHVILLIMI HISTORIK I KRIMINALISTIKËS -Paraqitja dhe zhvillimi historik i kriminalistikës si qasje shkencore në luftimin e kriminalitetin fillon në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shek XX.

NDIHMË TË QMUAR PËR ZHVILLIMIN E KRIMINALISTIKËS– si shkencë në shërbimin e së drejtës penale ka dhënë edhe profesori i fakultetit të drejtësisë të Grazit të Pragës të Qernovicit i cili ka qenë HANS GROSS– veprat e tij janë: -1- manuel për gjyqtarët si sistem i kriminalistikës i vitit 1893 dhe

-2- psikologjia kriminale e vitit 1905, Sipas tij kriminalistika është shkencë që studion dukuritë reale që kanë të bëjnë në përmbajtjen e së drejtës penale.

MOMENTET MË TË RËNDËSISHME TË ZBULIMIT TË KRIMINALISTIKËS JANË: 1. fotografia kriminalistike – ka qenë diku nga viti 1840-45 2- aplikimi i

daktiloskopisë – ka qenë diku ka viti 1870- 1902 3- poligrafi-fillon nga viti 1980 deri 1905 4-fillon nga viti 1895 deri 1987

NË SHQIPËRI- ka filluar zhvillimi historik i kriminalistikës në vitin -1947- Kjo degë tekniko-shkencore e kriminalistikës pranë drejtorisë policore të institutit kriminalistik të Shqiprisë bëhet në vitin 1948

LABORATORI KRIMINALISTIK– pranë stacionit policor është themeluar–vitin 1961 POLIGRAFI– ndihmon në zbulimin e së vërtetës.

POLIGRAFI– është një aparat i cili ndihmon në zbulimin e së vërtetës duke i regjistruar disa prej funksioneve fiziologjike të njeriut dhe ndryshimin e tyre gjatë kohës së testimit TESTIMI POLIGRAFIK – REAGIMET GJATË TESTIMIT JANË: -1- rrahja e zemrës -2- pulsi 3- frymarrja 4- djersitja 5- shqetsimet nervore etj.

NË VITIN 1925 KELLER– e përsos poligrafin duke e sajuar atë në tri funksione filozofike.

(3)

APARATI POLIGRAFIK ËSHTË– si nje kuti apo kufer i cili ka pesh prej 5 deri 10 kg i cili mund të bartet edhe diku tjetër.

PJESËT E POLIGRAFIT JANË: 1- pjesa për bartjen e shiritit regjistrues 2- rezervari për tint (për ngjyra) 3- gjilpërat e përshkrimit.

KUR DUHET TË PËRDORET POLIGRAFI – zakonisht përdoret në fazën e përpunimit kriminalist që do të thotë ende nuk ka filluar gjykimi në gjykatë,

SA PYTJE I SHTROHEN PERSONIT QË HYN NË POLIGRAF: - zakonisht 7 deri 9 pytje. Numri i testeve mund të jet 6 deri 10 teste.

GJATË ZHVILLIMIT të teknikës kriminalistike dhe procedurës penale – kanë kaluar me 4 faza.

NJIHEN 4 faza të trajtimit të provave në procedurën penale e ato janë: -1- faza etnike -2- faza mistike 3- faza ligjore dhe 4- faza e bindjes së lirë.

1- në fazën etnike– si provë dominuese ka qenë zënja në flagrancë

2- në fazën mistike– provat të cilat janë zhvilluar në procedurën penale kanë qenë prova iracionale, prova jo reale relativisht prova jo shkencore psh prova e tillë ka qenë të betuarit. 3- në fazën ligjore– kryesisht ka dominuar e ashtuquajtura mbretëresha e provave që është pranimi i veprës penale.

4- faza e bindjes së lirë është- kur gjyqtarët vendosin mbi fajsinë apo pafajsinë e të pandehurit në fazë të trajtimit të numrit të madh të provave të cilat janë kryesisht të karakterit shkencore apo të siguruara me metodologji shkencore.

FAZA E BINDJES SË LIRË MUND TI KETË KËTO PJESË: -1- deklaratën e dy dëshmitarve -2- video inçizimin e veprës penale -3- regjistrimi tonik përmes përgjimit 4. gjurmët e gishtrinjëve nga vendi i ngjarjes.

LLOJET E FOTOGRAFISË KRIMINALISTIKE JANË:-1- fotografitë regjistruese -2- fotografitë operative -3- fotografitë hetuese -1- fotografi regjistruese kemi vetëm një e ajo është –fotografia sinjalitike, kjo fotografi bëhet– me persona-dhe 3 poza– jan -1-

përballë-2- profil i djathtë-3- gjysëm profil i majtë

TE FOTOGRAFIA SINJALITIKE– po ashtu bëhet edhe shfrytzimi i dritës

KARAKTERISTIKË TJETËR E FOTOGRAFISË SINJALITIKE është 1 me 10 kjo dmth që duhet të jetë foto 10 herë më e vogël se njeriu i vërtetë.

KARAKTERISTIKË TJETËR E FOTOGRAFISË SINJALITIKE është që duhet të ketë tabelën regjistruese kjo tabelë përmban -1- numrin e stacionit të policisë -2- datën e regjistrimit dhe

-3-SI FOTOGRAFI OPERATIVE ËSHTË– fotografia sekrete ,,fotografimi gjatë të cilit objekti që fotografohet nuk ka dijeni se është duke u fotografuar quhet fotografi sekrete KARAKTERISTIKË PËR FOTOGRAFINË SEKRETE ËSHTË: 1- përgaditja

paraprake – që do të thotë vënjen e ndonjë aparati apo ndonjë kamere në ndonjë dhomë që bëhet ndonjë bisedë sekrete, 2- mjetet tjera teknike mund të jenë – aparatet e natës apo turbitë e natës të cilët nevoiten për tu bërë shikimi i personave që mundohen ta kalojnë kufirin ilegalisht.

(4)

1- Aparati si i tillë mund të jetë i kamofluar që do të thotë i msheftë 2- si fotografi e dytë e pregaditjes paraprake është –fotografia e riprodhuar

3- si fotografi e tretë e pregaditjes paraprake është– fotografia projektuese – është ajo foto kur fotografimi bëhet në filme negative e janë positive

Anët positive të saj janë dy- -1- në të njëjten kohë këtë fotografi mund ta shikojnë shumë persona dhe 2- Perdorimi i tyre i mevonshem.

FOTOGRAFI TJETËR ËSHTË FOTOGRAFIA SHKALLZUESE - Në kriminalistikë fotografia shkallzuese quhet – fotografia gjatë së cilës pranë objektit që fotografohet vendoset shiriti në centimetër

Me fotografi shkallzuese – mund të fotografohen: 1- gjurmët e këmbëve të personave dhe 2- fotografimi i armëve gjuajtëse etj.

FOTOGRAFI TJETËR ËSHTË FOTOGRAMETRIA OSE kamera stereoskopike që do të thotë në të njejtën kohë bëhet fotografimi i dyfisht autografi skicimi.

FOTOGRAFI TJETËR ËSHTË PALAROID- kjo fotografi përgaditet brenda 60 sekondave

FOTOGRAFI TJETËR ËSHTË– fotografia nga largësia– kto janë fotografi operative FOTOGRAFIA HETUESE– Fillimisht hetohet në laborator

1- SI FOTO HETUESE– është fotografia me ndriqim të caktuar -2- SI LLOJ I DYTË ËSHTË– fotografia me filter ngjyrash –do të thotë përdoret për marrjen e ngjyrës prej ndonjë bluze apo teshë që është e njejtë me ngjyrën e lën në atë teshë e që merret me filter ngjyrash 3- SI lloj i tretë është– MARKO FOTOGRAFIA–apo fotografia që objektet zmadhohen dhjetë herë me negativin e saj. 4- Si lloj të katërt kemi–

MIKROFOTOGRAFIA– Me këtë inkrofotografi bëhet zmadhimi i gjurmëve që janë të pa dukshme apo shumë pak të dukshme. 5- Si lloj i pestë – Kemi Fotografinë në rreze të pa dukshme – si rreze të pa dukshme mund të jenë: 1- rreze intro të kuqe dhe 2- rreze ultra violete 6- Si mjet i fundit është HALOGRAFIJA– halografia bëhet me llaser ose me rreze llaserike.

TRASEOLOGJIA SI DISCIPLINË E TEKNIKËS KRIMINALISTIKE

TRASEOLOGJIA– Është një disciplinë e teknikës së kriminalistikës e cila mirret me studimin e gjurmëve të veprës penale

TRASEOLOGJIA– Ndihmon në zbulimin dhe gjetjen e veprës penale dhe: 1- bën gjetjen ( zbulimin ) dhe 2- sigurimin – pra siguron vendin e ngjarjes për shkak që mos të mund të marrë askush ndonjë mjet apo vegel që kryesi harron apo len ndonjë shenjë të kryesit e policia duhet të siguroj atë vend. 3- fiksimin– me fiksim duhet të bëhet prova apo gjetja e veprës penale– prov 5 mujore, prokurori (gjykat).

Si bëhet fiksimi i gjurmëve të veprës penale: 1- përshkrimi – që dmth me përshkruar psh këmbën etj. 2- fotografimi 3- matja 4- skicimi (që do të thotë vizatimi i lirë në vendin e ngjarjes 5- paketimi (i gjurmëve të gjetura në vendin e ngjarjes) 6- heqja (ose marrja e gjurmëve apo sendeve nga vendi i ngjarjeve)

4- Dhe Interperetimin– që do të thotë psh në vendin e ngjarjes ka mbetur një shenjë me ngjyrë të kuqe e mandej jep mendimin se e kujt është ajo ngjyrë apo shenjë për këtë pra është Interpretimi

FJALA TRASEOLOGJI RREJEDH PREJ DY FJALVE:-1- Traseologjia– (latrase) fjal fringe dhe 2- Traseo– (gjurmë) logji shkenc, shkenca mbi gjurmët.

(5)

ME GJURMË nënkuptojmë gjdo ndryshim i dukshëm apo i pa dukshëm i shkaktuar në vendin e ngjarjes në kryersin apo viktimën që ka lidhje me veprën penale quhet gjurmë e veprës penale, si dhe të sqaroj rrethanat në të cilat kanë mbetur gjurmët

1- Si parim i parë i traseologjisë është– gjdo send me 1 strukturë materiale e ka strukturën e vet individuale e cila strukturë krijohet nga vet prodhimi i sendit ose nga përdorimi i tij. Struktura materiale krijohet nga:1- prodhuesi dhe 2- nga përdoruesi 2- Si parim i dytë i traseologjisë– është se sendi nuk e riprodhon në tërsi strukturën e vet në sendin tjetër

3- Si parim i tretë i traseologjisë– është individualizimi i sendit ose objektit varet nga natyra struktura dhe rrethanat e objektit në të cilin mbetet gjurma - (qka do të thotë nuk e len gjurmën e njëjtë.

4- Si parim i katërt i traseologjisë është identifikimi i mundshëm në objektet e qëndrueshme– (që do të thotë është i mundshëm identifikimi).

MEKANIZMI I FORMIMIT TË GJURMËVE TRESEOLOGJIKE Kemi dy objekte :-1- gjurmë lënës dhe -2- gjurmë marrës

Objekti gjurmë lënës apo gjurmë marrës duhet ose mund të veproj me veprim: -1- kontakt mekanik, 2- kemi edhe rastin kur është kontakt – termik, 3- por ka raste që është edhe i natyrës – kimike

1- veprimi mekanik – mund të jetë: 1- statik dhe 2- dinamik– sa i përket këtij veprimi mund të jenë: 1- fërkimi 2- formë tjetër është – prerja 3- formë tjetër është – sharrimi dhe-4- si formë e fundit është– shpuarja

KLASIFIKIMI I GJURMËVE TRASEOLOGJIKE -Gjurmët ndahen varsisht sipas kritereve të tyre:

Sipas prejardhjes kemi:-1- gjurmë me origjinë njeriu -2- gjurmë me origjin shtazore – gjurmë të këmbëve të shtazve, gjurmë të jashtë qitjes së gjakut -3- gjurmë me origjinë bimore -4- gjurmë me origjinë të sendeve

-5- gjurmë me origjinë të fuqisë së veprimit që si gjurmë të tilla mund të jenë: - gjurmë nga rryma elektrika dhe gjurmë të zjarrit.

Gjurmët sipas natyrës së tyre mund të jenë:-1- gjurmët e dukshme – janë të gjitha sendet që shihen me syrin e njeriut dhe -2- gjurmët e pa dukshme – pra është era apo të nuhaturit Gjurmë tjera janë:-1- gjurmët sipërfaqsore dhe -2- gjurmët relivore – janë gjurmë relivore ose të thelluara sa i përket këtyre gjurmëve mund të jenë:-1- mikro – që janë ato gjurmë që shihen pak me syrin e njeriut dhe

-2- makro – janë ato gjurmë që shihen me syrin e njeriut mirpo janë gjurmë të dukshme. NDARJA E GJURMËVE NË PËRGJITHSI BËHET NË: 1- Gjurmët e gishtrinjëve 2- gjurmët e dhëmbve 3- gjurmët e shtazve 4- gjurmët botanike 5- gjurmët e automjeteve -6- gjurmët e xhamave 7- gjurmët e veglave – sopatave, qekiqi etj 8- gjurmët e armëve të zjarrit 9- gjurmët e eksplozivit 10- gjurmët e zjarrit dhe 11- mikrogjurmët – (gjurmët e bojës– tekstilit etj).

BALISTIKA SI DISCIPLINË SHKENCORE - Balistika – është një disciplinë

shkencore e cila merret me gjetjen dhe përsosjen e mjeteve me qëllim të egzaminimit dhe të identifikimit të – armëve të zjarrit

(6)

Fjala Balistik – rrjedh nga fjala greke – balisto - që dmth të hedhësh.

NË PËRGJITHSI BALISTIKA KRIMINALISTIKE NDAHET NË TRI DEGË: 1- Balistika e brendshme – e cila i ka dy pjesë: 2- balistika e jashtme dhe 3- balistika terminale – ( e cakut )

1- Balistika e brendshme – merret me studimin e shkrepjes së armës së zjarrit dhe lëvizjen e predhës brenda tytës së armës së zjarrit. Balistika e brendshme i ka dy pjesë ato janë: 1- shkrepja dhe 2- lëvizja e predhës brenda tytës. Balistika e brendshme – baruti është zbuluar para erës së re nga kinezët. Në shek XIX të vitit 1839 – Piober – gjen ose përcakton ligjshmërinë e barotit të zi.

2- Balistika e jashtme – merrret me studimin e lëvizjes së predhës pas daljes nga tyta e armës derisa në të vepron gravitacioni i tokës dhe kushtet tjera atmosferike.

3- Balistika terminale – mirret me studimin e pasojave që paraqiten nga goditja e predhës së armës së zjarrit në objektin e caktuar.

CILAT JANË LLOJET E ARMËVE TË ZJARRIT - Sipas mekanizmit të punës janë: 1- Repetuara – e cila është pushk M-48, 2- Automatiku, 3- Gjysëm Automatike.

Sipas gjatsisë së tytës janë: 1- Armët me tytë të shkurtë dhe 2- Armët me tytë të gjatë. Ndarja e përgjithshme e armëve sipas destinimit është: -1- armët ushtarake -2- armët e gjuetisë – janë: (1- qiftet me dy gypa, dhe 2- teket me 1 gyp). 3- armët e riparuara 4- armet ekzotike – (janë armë të cilat janë të komufluara pra janë armë të cilat janë në formë të kimikut janë armë të vogla etj. 5- armët zhurmë - mbytse dhe 6- armët punë dore METODA E ZBULIMIT FIKSIMIT DHE EGZAMINIMIT TË ARMËS SË ZJARRIT

Si gjurmë paraqitet: 1- arma e zjarrit 2- predha e armës 3- gzhoja – (që del nga tyta e armës) 4- baroti

1- Arma e zjarrit mund të gjendet: 1- në vendin e ngjarjes 2- tek i dyshuari 3- te ndihmsi i tij – (nësë është) 4- në vendin e strehimit

2- Te predha janë 4 elemente të rëndësishme: 1- numri i vjaskave – (vijave)

2- drejtimi i tyre 3- gjersia dhe 4- këndi i tyre

4- Baroti qoft i djegur apo i pa djegur – mund të gjindet te kryesi (dorasi) – në qoft së është shti (gjujt) nga afërsia ose mund të gjindet në objektin e afërt që e ka pasë.

1- arma mund të identifikohet në bazë të gjilpërës shtytëse

Kemi dy lloje të fishekve ato janë: -1- Fishek të gjuetisë dhe -2- të armëve të tjera Si fiksohen armët e zjarrit: Zakonisht bëhet me fotografi shkallzuese

BAZA SHKENCORE E DAKTILOSKOPISË

Lëkura e njeriut përbëhet prej dy pjesve ato janë: 1- Epiderma dhe 2- Derma – e cila e jep formën e vijes papilare

(7)

Karakteristikat e vijave papilare janë: 1- Individuale – dmth se nuk ka asnjë formë të njëjt të vijave papilare të gishtrinjëve. 2- Janë të pa ndryshueshme – figura e vijës papilare është e pandryshueshme gjatë tërë jetës, mund të demtohet por nuk ndryshon prap se prap. Te femijët – vija papilare formahet në ditën e 21.

Figurat papilare mund të grupohen në tri forma si më kryesore ato janë:

1- Forma rrethore – të vijës papilare ka ai gisht tek i cili fillon nga mesi i gishtit kjo quhet formë rrethore e vijës papilare

2- Forma harkore – është te ai gisht tek i cili fillon vija papilare nga njëra anë tek ana tjetër e gishtit dhe del në anën tjetër e gishtit kjo pra është formë harkore.

3- Forma themelore – ( lakore ) - kur vija papilare fillon nga njëra anë e gishtit dhe përfundon prej andej ku ka filluar – Te kjo figurë kemi lakore nga ana e majtë dhe nga ana e djathtëKjo pra është – forma themelore apo lakore e vijave papilare.

Si bëhet zbulimi i vijave papilare:

1- len gjurmë të dukshme – që janë dy llojesh: 1- gjurmët sipërfaqsore dhe

2- gjurmët e thelluara

2- len gjurmë të padukshme – apo latente

1- gjurmë të dukshme sipërfaqsore – mbesin vetëm kur të është gishti i përlyer me ngjyrë me lloq etj

2- kurse gjurmë të thelluara të dukshme – mund të mbesin në ndonjë send të butë të cilat mund të shihen pak edhe me syrin e njeriut, pra gjurmët e dukshme mund të zbulohen edhe me syrin e njeriut.

Si bëhet fiksimi i gjurmëve të thelluara: së pari duhet të: 1- fotografohet – pra duhet të fotografohet vendi i gjurmëve 2- përshkrimi – duhet të bëhet pra përshkrimi i gjurmëve të gjetura 3- matja

MULLAZHIMI – përdoret për marrjen e gjurmëve të këmbëve, por mund të përdoret edhe për fiksimin e gjurmëve të thelluara, të pa dukshme latente

Sa kohë duhet për tu fiksuar gjurmët e vijave papilare te njerzit e gjallë dhe të vdekur?

1- vijat e gjurmëve papilare – te njeriu i gjallë mund të mirren nëse është koha e nxehtë brenda 2 orëve nëse është koha më e ftoftë p.sh gjatë dimrit mund të mirren edhe deri në 8 orë,

2 - kurse te kufomat – mund të mirren gjurmët e vijave papilare brenda 7 ditve.

Gjurmët që mirren në vendin e ngjarjes – duhet të bëhet tani zbulimi i tyre se cili apo cila është i përshtatshëm me gjurmën e gjetur, janë: 1- të dyshimtit, 2- evidenca e përgjithshme dhe 3- evidenca daktiloskopike.

Kur merret gjurma prej vendit të ngjarjes – dhe merret edhe prej njeriut të dyshimt atëherë bëhet kombinimi – apo krahasimi Kualitativ që do të thotë duhet të gjenden karakteristikat individuale të cilat të njëjta mund të jenë kto përmasa në vijim.

E kto janë: 1- fillimi i vijës papilare, 2- fundi i vijës papilare, 3- vizë, 4- pikë, 5- ujdhesë, 6- degzim.

(8)

Nëse gjenden 11 karakteristika – pra 11 vija të njëjta të gishtrinjëve atëherë shpallet fajtor – ose dedikohet se ka qenë ai person që e ka kry apo ka qenë kryes i asaj vepre penale.

Në vitin 1889 – ka filluar të përdoret - AFIS – është një kompjuter – aftësitë e tij janë që brenda 2 minutave gjen 10 gjurmë më të ngjajshme apo më të përafërta me atë të

dyshuaren.

KRIMINALISTIKA NDAHET NË: 1- Teknika kriminalistike bën:

1- regjistrimin dhe identifikimin kriminalistik,

2- sigurimimin dhe fiksimin e gjurmëve dhe provave, 3- egzaminimin e gjurmëve.

2- Taktika kriminalistikabën:

1-personalitetin e kryesit 10-12 dhe 17-16,

2-organizimin e organeve të cilat luftojnë kriminalitetin janë: prita, racia, legjitimin etj. 3- Metodika kriminalistike – është një dozë e krimit e cila i shfrytzon mjetet dhe metodat e teknikës kriminalistike dhe rekomandimet taktike me qëllim të zbulimit dhe sqarimit të veprave penale veq e veq.

Metodiken kriminalistike veq e veq e bëjnë:

1- Deliktet e gjakut të cilat mund të kryhen me: armë, me hudhje, me ujë etj 2- Kriminaliteti kompjuterik mund të kryhet me kompjuter.

MOTIVI është – interesi pasuror, gjakmarrja, urrejtja

Gjurmet janë – kufomat, gjurmët biologjike, gjurmë balistike etj.

METODIKA E ZBULIMIT DHE SQARIMIT TË VRASJEVE ËSHTË 1- jeta, 2- pasuria, 3- morali.

Mënyra e shuarjes së jetës – është ma e shpeshta: 1- Vdekja natyrore

2- Shuarja me dhunë që i ka dy forma a)vrasja dhe b)vetvrasja dhe 3- aksidenti është mënyra e shuarjes së jetës.

Kriminalistika merret – vetëm me marrjen e jetës në mënyrë të dhunshme që është: 1- vrasja dhe 2- vetvrasja

Kriminalistika me – vdekje natyrore dhe me aksident nuk mirret.

1- Vrasje është atëherë – kur njeriu ia merr apo ia shuan jetën tjetrit në mënyrë të kundërligjshme

2- Vetvrasje është – akt patologjik me të cilin njeriu ia merr vetes jetën. Te vetvrasja – vetëm shtytja dhe ndihma paraqesin vepër penale.

Kriminalistika mirret me zbulimin e vet vrasjes për dy arsye: 1- vetvrasja e (simuluar) 2- vrasja e (simuluar)

Numri më i madh – është i vetvrasjeve se sa i vrasjeve. Llojet e vetvrasjeve janë:

(9)

1- vetvrasje akute – është ku personi ia merr vetes jetën quhet vetvrasje akute – pra që ia merr jetën vetes aty për aty.

2- vetvrasje kronike – është vetvrasje e ngadaltë psh – me helm etj

3- vetvrasje e dy fishtë – është kur vdesin apo vet vriten dy persona bashkarisht në të njëjtën kohë dhe të njëjtin vend

4- vetvrasje familjare

5- vetvrasje bilancore – është në rastin kur personi nuk i realizon mendimet e tij pra realizimet atëherë quhet vetvrasje bilancore

6- vetvrasje recidive

7- vetvrasje e kombinuar – ështe kur personi është i vendosur që tia merr vetës jetën përdor dy mjete për vetvrasje psh, pin helm dhe i bjen vetit allti.

8- vetvrasje e komplikuar – ( kompleksuar ) është atëhere kur personi gjatë jetës së tij ka humbur ndonjë gjymtyrë të trupit të tij dhe si shkak i kësaj është vetvrasje e komplikuar sepse nuk mund të jetoj ashtu si është pa at gjymtyrë që e ka humbur me herët etj. 9- vetvrasje altruistike është ajo vetvrasje kur njeriu sakrifikon vetveten ajo quhet vetvrasje altruistike psh kur një person del publikisht lyhet me benzin dhe djeget para popullit ajo pra quhet vetvrasje altrustike.

10- vetvrasje tendencioze është ajo vetvrasje kur dikush ia shun vetes jetën në shenjë të protestës psh kur familja ia kufizon gjërat atij personi atëherë ai person nuk është i kënaqur me ato kufizime dhe del në formë të protestës dhe bën vetvrasje pra në qytet para qytetarve. VRASJET DHE LLOJET E VRASJEVE JANË: Vrasjet ndahen në dy pjesë ato janë: 1- kriminalistik

2 penalo juridik –janë ato raste që i parasheh ligji të cilat ndahen në tri pjesë: 1 vrasjet e rënda (kodifikuara) 2- vrasjet e priveligjuara ( të lehta ) dhe 3- vrasje të rëndomta. 1- Vrasjet e rënda nënllojet e tyre janë:-1- Sipas mënyrës së kryerjes i ka dy pjesë:1- mizore dhe 2- dinake

-2- Sipas rrethanave të kryerjes -3- Sipas motivit -4- Sipas viktimës ( objektit te caktuar ) -1- sipas mënyrës së kryerjes:-a)- mizore – të qfardo lloj vrasje me rastin e shuarjes së tij shkakton dhimbje psh kur një person ia merr jetën ngadalë dhe i shkaktohet dhembje, -b)- kurse vrasje dinake – është atëherë kur e thirr dikë me qëndruar apo të dalin në gjah dhe e vret për ndonjë shkak të tij atëherë quhet vrasje dinake,

-2- sipas rrethanave të kryerjes janë dy:-a) në qoftë se personi ka kryer dy apo më shumë vrasje me dashje atëherë vrasjet e tilla janë të rënda dhe -b) në qoft se gjatë kryerjes së veprës rrezikon jetën dhe trupin e qytetarve tjerë ajo kualifikohet si vepër e rëndë penale. -3- sipas motivit është:-1- vrasje nga interesi kur dikush ia merr jetën tjetrit për shkak të interesit.-2- vrasje nga gjakmarrja–hakmarrja -3- vrasje me qëllim për ta fshehur apo kryer një vepër tjetër penale dhe -4- motive tjera janë – urrejtja, gjelozija, etj.

-4- Vrasjet e rënda sipas viktimes janë tri: -a)- kushdo që e vret personin e autorizuar deri sa ai është duke i kryer punët dhe detyrat e punës të ruajtjes dhe qetsisë publike, zënjën e kryersit apo mbajtjen e kryersit kryen vepër të vrasjes së rend-b)- si vrasje e rëndë mund të jetë vrasja ndaj femijës dhe -c)- si vrasje tjetër e rënd mund të jetë vrasja ndaj gruas shtatzënë.

-VRASJET E PRIVELIGJUARA JANË:-1- Vrasja në qast - 1 deri 10 vjet burg është vrasja me dashje

-2- vrasje nga pakujdesia – kur kryesi nuk e dëshiron shkaktimin e pasojës është 6 muj deri 5 vjet burgim

-3- vrasja e fëmijve gjatë lindjes – mund ta bëj vetëm nëna –dënimi është 3 muj deri 3 vjet.

(10)

-VRASJET E RËNDOMTA NË ASPEKTIN KRIMINALISTIK JANË:-a)- njihen vrasjet – me armë, me thikë, me helm, me asfiksion, me qallatim, me hedhje në ujë, me shtyrje nga lartësia, etj

–Vrasje me asfikasion është – mungesa e ajrit të pastër

-CILAT JANË VEPRIMET HETIMORE PËR NDRIQIMIN E VRASJES

-Organet që mirren me informimin e kriminalitetit janë:-1- prokuroria dhe -2- gjykatat 3- mund të jenë edhe dëshmitarët

-Shikimi e vendit të ngjarjes – mund të marrin pjesë – prokurori,-eksperti i mjeksisë ligjore, eksperti i kriminalistikës, -policia, -Para se të del njësiti për shikimin e vendit të ngjarjes duhet të bëhet sigurimi i vendit të ngjarjes për arsye të sigurimit të provave që kanë mbetur aty në vendin e ngjarjes.

-Faza e parë e vendit të ngjarjes nga ekspertet quhet e para -1- faza statike dhe -2- faza dinamike

-Autopsia – është një ekspertizë mjeko ligjore e kufomave e cila bëhet me qëllim të verifikimit të shkakut të vdekjes, është me personat e dyshimtë dhe dëshmitarët.

METODA E ZBULIMIT DHE SQARIMIT TË VJEDHJEVE ËSHTË

-1- vepër penale kundër pasurisë – kjo është me e gjer se sa vjedhja -2- vjedhje – është me e ngushtë

-VJEDHJA – është marrja e sendit të lujtshëm me qëllim që të krijojë vetës pasuri ose tjetrit në mënyrë të kundërligjshme

-Cilat janë llojet e vjedhjeve:-1- vjedhjet e rënda -2- vjedhjet e rëndomta -3- vjedhjet e imta ( lehta )-4- grabitjet -5- vjedhjet grabitqare etj.

-1- Vjedhjet e rënda –a)- mënyra e kryerjes bëhet: a)- me thyerje b)- depërtim c)- me tejkalim të pengesave dhe d)- në mënyrë të rrezikshme ( pra rrezikon ) b)- nëse vjedhja kryhet nga disa persona ose nga një person por që është i armatosurc)- edhe në qoftë se kryhet gjatë ndonjë fatkeqsie natyrore q)- ose gjatë kohës kur ai është fizikisht i smurë dhe i paaftë për ti mbrojtur sendet e tij d)- dhe vlera e sendit që vidhet

-3- Vjedhjet e imta (lehta) - janë ato vjedhje që kanë vlerën me të vogël se 100 euro -4- Grabitjet – element kryesor këtu është:a) - dhuna b) - kanosja serioze dhe c) - aty për aty.

Grabitje pra është – në qoftse dikush përdor dhunën ndaj një personi dhe i bën kanosje serioze dhe jeta i kanoset aty për aty quhet grabitje.

-5- Vjedhje grabitqare - është kur personi me qëllim që të mbaj sendin e vjedhur e përdor dhunën ose kanosjen serioze ndaj tjetrit me të cilën dhunë rrezikon jetën e të tjerve.

-1- Dalja në vendin e ngjarjes

-2- shikimi e vendit të ngjarjes bëhet në dy faza:a) - statikë dhe b) - dinamike

-Cilat janë gjurmët që gjenden në vendin e ngjarjes:-1- gjurmët e kryesit -2- gjurmët e shtazve -3- sendet e siguruara me vepër penale -4- sendet që rezultojnë me vepër penale -5- sendet që janë bartëse të gjurmëve etj.

-1-gjurmët e kryesit janë:- a) - gjurmët e gjakut - b) - gjurmët botanike c) - gjurmët dezorientuese etj

-sendet që rrjedhin nga kryesi janë:-1- mjetet e kryerjes dhe -2- sendet e ndryshme personale të kryersit

-kemi dy lloje të mjeteve të kryesit:-1- mjete të zakonshme dhe -2- mjete të modifikuara - ( mjete që i ndryshon kryesi)

(11)

veglat speciale të kryersit janë:1 këmba e derrit ( HEBLLA ) ose krahri i cilindrave -2- gjurmët e shtazve janë:-1- mund të tregojnë gjurmët e lëvizjeve dhe --2- mund të tregojnë me qfar mjeti ka qenë

-3- Sendet e siguruara me vepër penale: - ato mund të gjinden në drejtim të vendit të ngjarjes (vendit që është thyer, vjedhur) mund të gjenden te personi i pafajshëm që nuk ka lidhje apo njohuri që janë të vjedhura.

-4- Sendet që rezultojnë nga vepra penale janë psh- libreza e kerrit e falsifikuar me emrin e vet

-5- Sendet që janë bartëse të gjurmëve janë: ato gjurmë që mbesin në ndonjë send bartës.

-METODIKA E ZBULIMIT DHE SQARIMIT TË KRIMINALITETIT TË ORGANIZUAR.

-Kriminaliteti i organizuar është:-1- Krimi i rëndë - është gjdo vepër penale për të cilën parashihet dënimi mbi 4 vjet.-2- Grupi i strukturuar – është grup tek i cili ekziston marrëveshja paraprake për kryerjen e krimeve dhe që e kryejn 3 e më tepër persona.-3- Përfitimi pasuror është i:- 1 - I drejtpërdrejtë – pra kur i merr paratë e gatshme kryesi dhe - 2 - Tërthorazi - ështe kur dikush është i paguar të vras dikë apo e paguan dikë që ta vras dikë që ti nuk deshiron por e bën përmes tjetrit.

-Kriminaliteti i organizuar paraqet - kryerjen e krimit të rënd për të cilin parashihet dënimi prej së paku 4 vjet nga ana e grupit të strukturuar që përbehet prej 3 e më shumë personave të cilët paraprakisht janë marr vesh për të kryer krimin me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë apo tërthorazi për fitim pasuror.

-Cilat janë format e kriminalitetit të organizuar ato janë:-1- Kontrabanda-2- Korrupcioni -3- Veprat e dhunës -4- Falsifikimi i parave dhe dokumenteve -5- Larja e parave -6- Falsifikimi i të mirave materiale psh janë patikat fallso dhe i vendosin tiketën për orgjinale pra bëjnë falsifikim të patikave. -7- Rrëmbimi dhe mbajtja peng -8- Shantazhi dhe shtrëngimi i personave etj.

-Kontrabanda dhe llojet e saj:-Kontrabanda –dmth kalimi i kufirit prej një shteti në tjetrin shtet.

-Me kontraband nenkuptojm :- atë formë të kriminalitetit të organizuar e cila konsiston në kalimin e objekteve të ndryshme prej një shteti në shtetin tjetër në mënyrë të

kundërligjshme me qëllim të përfitimit pasuror.

-Format e kontrabandës janë:- 1 -Kalimi i kufirit - 2 –Objekteve - kto mund të jenë: a) - narkotikët ose edhe armët b) - sendet e vjedhura dhe c) - personat, 1-femrat, -2-fëmijet dhe,-3-madhorët etj.-3-Kundërligjshme dhe -4-Përfitimi pasuror etj.

-Llojet e kontrabandave janë:-1-Kontrabanda me narkotik -2-Trafikimi i personave -3-Kontrabanda me armë -4--3-Kontrabanda me automjete -5--3-Kontrabanda me vlera kulturore dhe -6-Kontrabanda me sende që kanë tatime të larta si psh -a)-duhani b)-stolit c)-alkoholi dhe q)-nafta etj

METODIKA E ZBULIMIT TË KRIMEVE SEKSUALE

-1-Kuptimi i krimeve seksuale:a) - Akti seksual –gjdo lloj i depërtimit b) - Prekja seksuale –gjdo lloj prekje të trupit c) - Mospajtimi

-Cilat janë veprat penale:

-Kur bëhet dhunimi:- 1 - Dhunimi është kryer në akt seksual dhe - 2 - Mospajtimi i personit paraqet vepër penale

(12)

-2- Sulmi seksual: kushdo që e prek personin:a) - Prekja seksuale dhe b) - Mospajtimi – kryen vepër penale e sulmit seksual.

-3-Degradimi i integritetit seksual është:a) - Kur dikush deshet apo zhveshet para dikujt apo para tjetrit me mos dëshirën e tij apo saj me qëllim të knaqjes së shiqimit të syrit apo ndonje motiv tjetër atëherë paraqitet –Degradimi i integritetit seksual.

-4-Shtrëngimi për akt seksual është:a) - Në qoftsë dikush e thirr dikë në telefon dhe i thotë që dua të kem mardhënie seksuale me ty dhe nëse nuk pranon do ti tregoj burrit apo ndonjë të afërmi të tij për ndonjë punë që ai e ka pa dhe e di për atë person dhe kërkon të bëj seks me të për këtë motiv që mos ti tregojë ndonjë të afërmi të saj apo burrit të saj–Kjo pra shpreh shtrëngimin për akt seksual.

-5 - Kryerja e aktit seksual me persona të paaftë (pa aftsi mendore) është:a) –Nuk lejohet kryerja e aktit seksual ndaj këtyre personave edhe nëse është me pëlqimin e tij apo saj, është e ndalur rreptsisht nga ligji, paraqet vepër penale.

-6-Dhe kryerja e aktit seksual që bëhet në familje – pra edhe kjo paraqet vepër penale dhe është e ndaluar me ligj në të gjitha vendet e botës vetëm nëse bëhet me mos dëshiren e tij apo saj sepse ndryshe është e ndaluar.

-2 - Karakteristikat e kryersve të këtyre krimeve është:- Në shumicën e rasteve të këtyre veprave janë personat e gjinisë mashkullore – pra ka edhe të asaj femrore një numër i vogël.

- Mosha e kryersve te të miturit është 1/7 të rasteve deri në 30 vjet është numri më i madh i kryerjes së këtyre veprave.

-3 - Karakteristikat e viktimave janë:a) - Si viktima mund të paraqiten, -1 - Femrat -2 - edhe viktima fëmijë të të dy gjinive -3 - por ka edhe meshkuj por më rrallë.

-4- Koha e krimeve është apo bëhet:a) - Sa i përket muajve–prej-1-prillit, -2-majit,-3-qershorit.

b) - Ndërsa koha është ka ora 19:22 ja.

-5- Vendi i kryerjes mund të jenë:a) - vendet e hapura – pra vende periferike (jashtë qytetit komunave etj)

b) - vende të mbyllura – siç janë psh - banesat e mbyllura që lihen pa banim lihen bosh etj dhe c) - janë edhe automjetet etj.

-6- Mjeti i dhunës është:-Dhuna mund të ushtrohet qoftë ndaj një individi apo më shumë. -Mjetet tjera për dhunë janë:-1 - arma,-2 - thika,-3 - kaqavida e hekurit etj

-Janë edhe mjetet e nxehjes siç janë:-1 - nxemja,-2 - qirosja me qiri,-3 - shkrepsa, litari, sajlla etj.

-7-Motivi është:a) - është kënaqja e epsheve seksuale

-1- Nekrofilet janë: - personat që kënaqin epshet seksuale me persona të vdekur, -2- Sadistët janë: - ata që kënaqin epshet seksuale pa dëshirën e tyre dhe

-3- Petishistet janë: - ata që knaqin epshet seksuale me shtikull të këpucve etj.

-8- Rastet e errta janë:-Janë ato raste të cilat fillojnë të zbulohen por mbesin pa u zbuluar, mbesin në gjysmë pra janë jashtzakonisht raste të mëdha.

-9- Veprimet hetimore janë:-1- Marrja në pyetje e viktimës,-2- Ekspertimi mjeko ligjor i viktimës -3- Shikimi në vendin e ngjarjes -4- Marrja në pyetje e të pandehurit -5-

Egzaminimi mjeko ligjor i tij duhet të bëhet -6- Marrja në pyetje e dëshmitarit – mund të jenë ata që kanë PARË – por edhe ata që kanë dëgjuar etj.

-KONTRABANDA ME NARKOTIK-Narkomani – është një sëmundje e cila konsiston në varshmëri psiko fizike të organizimit të njeriut nga substancat psikotrope (apo

narkotike).

-Si formë e parë që ka të bëjë me drogën është:1- Mbjellja e tij dhe konsumimi i tij apo saj 2- Shpërndarja dhe shitja 3 Forma e tretë është lëshimi i lokaleve psh ato lokale që janë apo që në to konsumohet apo shitet etj.

(13)

-Kontrabandimi me automjete të vjedhura është:-1- Vjedhja e automjeteve – që

shkakton apo paraqet vepër penale dhe -2- Vjedhja e automjeteve bëhet nga: a)- personat që do të thotë një person dhe b)- por edhe nga grupet etj.

-Kontrabandimi me qenje njerzore:

-Si objekt i këtij lloji kontrabandimi mund të jenë:-1- Femrat – zakonisht shtyhen në prostuticion,

-2- Fëmijet – që zakonisht shiten apo adaptohen nga personat tjerë të panjohur për fëmijë. - Por fëmijët shtyhen edhe në punë për të kërkuar lëmoshë pra me kërku nëpër rrugë, -Por shtyhen edhe për trafikim edhe për vjedhje etj.-3- Por ka edhe raste që ka edhe të gjinisë madhore te meshkujt.

- KONTRABANDIMI ME ARMË-Janë dy kushte si më kryesore të armëve të zjarrit. -1- Prodhimi i tepërt i armës së zjarrit dhe -2- Egzaminimi i tregut të zi në të cilin shiten armët e zjarrit.

-KORRUPCIONI – paraqet realizimin me ndihmën e mitos (ryshfetit) se ndonjë të drejte apo interesi për të cilin personi nuk ka të drejtë ligjore ose realizimi i ndonjë të drejte në mënyrë të priveligjuar në raport me personat e tjerë.

Për të ekzistuar korrupcioni paraqiten apo janë këto elemente:-1- Dhënja e ryshfetit (mitos)-2- Realizimi i së drejtës së kundërligjshme -3- Realizimi i së drejtës duke qenë i priveligjuar në raport me personat tjer

-4- Realizimi i të drejtës në mënyrë të priveligjuar në raport me punsimin. - Si luftohet dukuria e korrupcionit: -1- Përmes metodës së simulimit.

METODIKA E ZBULIMIT DHE SQARIMIT TË TERORIZMIT--1- Qka është terorizmi – Me këtë në kuptimin më të gjerë nënkuptojmë përdorimin e dhunës me motive politike.

Fjala terorizem – Dmth – fjalë latine që dmth – dridhje, frik, ose dredhje nga frika. Elementet e terorizmit janë:-1- Përdorimi i dhunës dhe kanosja sistematike (e

organizuar), -2- Ushtrimi i dhunës nga grupet e organizuara: a) - grupet terroriste b) - organizatat teroriste dhe c) - rrjetet e organizatave teroriste.-3 - Rrezikimi i njerëzve dhe pasurisë në përmasa të mëdha, -4 - Shkaktimi i frikës dhe pasigurisë:a) - vrasja e tiranve b) - faza e anarkistve c) - terorizmi bashkohor i shek XX.-5 - Nxjerrja e

konsensioneve (me lëshu pe) të caktuara politike dhe që ka të bëjë me mbajtjen e pengjeve, -6 - Fitimi i pushtetit shtetëror mbi teritorin e caktuar dhe, -7 - Publiciteti dhe tërheqja e vëmendjes së opinionit ndërkombëtar,

-Cilat janë shkaqet e terorizmit, ato janë gjithsejt katër:

-Pse vjen deri te paraqitja e terorizmit, sepse bëhet:-1- Konflikti mbi baza nacionale, -2- Konflikti mbi baza ideologjike, -3- Konflikti mbi baza fetare dhe,

Referensi

Dokumen terkait

Produkti i komunikimit mes deputetëve dhe administratës së Parlamentit me OJQ-të, nuk është në një raport i barazpeshuar me pritshmërinë dhe qëllimin e misionit të

Për të dhënë një pasqyre sa më të plotë dhe prova të shumta në kontekst të aplikimit të ornamenteve nga kulti ktonik i gjarprit me interpretim gjeometrik abstrakt të

Në frymën e mendimeve filozofike ndër shekuj lidhur me shpjegimet e shkencës dhe duke i sintetizuar ato, (neo)pozitivistët synuan të gjenin parimin bazë të shkencës sipas të

Përveç autorit, i cili është bartës i parë i të gjitha të drejtave pasurore, dhe të drejtave të tjera të përafërta mbi veprën e vet, sipas nenit 68.2 të LDADP, bartës mund

Duke mbledhur se sa janë të gatshëm të paguajn individët për të mirat dhe shërbimet, çmimet e tregut pasqyrojnë vlerën e këtyre të mirave, nëse çmimi një molle është

Ajo do të fokusohet në kontekstin e zhvillimit të televizioneve në Shqipëri, në prag të kalimit në transmetimin numerik televiziv dhe ecurinë e këtij

Disa të tjerë thanë: Ndikimi i mëkateve në shkurtimin e jetës është për arsye se realiteti i jetës është jeta e zemrës, dhe për këtë arsye Allahu i ka quajtur

Të njihen prindërit me problemet e klasës si dhe rrugët e kontributiti të gjithë komunitetit për mbarëvajtjen e punës në shkollë si dhe për një edukim qytetar sa më të