• Tidak ada hasil yang ditemukan

Pasojat e Mëkateve nga libri “Sëmundja dhe ilaçi”.pdf

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2021

Membagikan "Pasojat e Mëkateve nga libri “Sëmundja dhe ilaçi”.pdf"

Copied!
19
0
0

Teks penuh

(1)

Pasojat e Mëkateve nga libri

“Sëmundja dhe ilaçi”

01. Mëkatet shpien në vetmi

Imam Muhamed bin Ebi Bekr bin Ejub – Ibn Kajim el-Xheuzijeh (Rahimullah)

Burimi: “Ed-Dau ued-Deua”, faqe: 65-66.

Mëkatet e shpien njeriun në vetmi, të cilën mëkatari e shijon si boshllëk dhe hapësirë e patejkalueshme mes tij dhe Allahut. Në këtë vetmi nuk ka asnjë lloj kënaqësie! Në qoftë se do t’i jepeshin të gjitha llojet e kënaqësive të kësaj bote, kjo nuk do t’i shërbente ati asgjë në krahasim me vetminë e fituar nga mëkatet. Ai i cili ka jetë të zemrës e ndien këtë dhe jo ai i cili ka zemër të vdekur. Do të ishte e mjaftueshme për njeriun e mençur që t’i shmangej mëkateve vetëm e vetëm për të mos e

përjetuar këtë vetmi. Nuk ka asgjë më të hidhur për zemrën sesa vetmia e mëkateve që është sikurse një pirg i krijuar mbi njëri-tjetrin.

02. Mëkatet sjellin varfërinë

Imam Muhamed bin Ebi Bekr bin Ejub – Ibn Kajim el-Xheuzijeh (Rahimullah)

(2)

Një nga pasojat e mëkatit është: “E pengojnë robin nga furnizimi”. Në Musnedin e Imam Ahmedit transmetohet se, i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

نإ دب ع لا رحي ل زر لا نذ ل ب هب ي ص ي

“Me të vërtetë robi privohet nga furnizimi për shkak të mëkatit që ai e bën.”[1]

Sikurse devotshmëria që e sjell furnizimin, jo-devotshmëria dhe mëkati sjellin varfërinë. Nuk ka asgjë më të mirë që sjell furnizimin sesa mos bërja mëkat.

__________________________________________

[1]

-

I dobët nga Imam Albani në ”Dhaif Sunen Ibn Maxheh”, faqe. 12.

03. Mëkatet janë shkak i mosarritjes së

dijes

Imam Muhamed bin Ebi Bekr bin Ejub – Ibn Kajim el-Xheuzijeh (Rahimullah)

Burimi: “Ed-Dau ued-Deuau”, faqe 65

Vetëm Allahu e di se sa gjurmë të shëmtuara, të këqija dhe të dëmshme lënë mëkatet në zemrën dhe trupin e njeriut, dhe atë në të dy jetët.

Një prej tyre është që mëkatet parandalojnë arritjen e diturisë. Dituria është dritë (nur) që Allahu e vë në zemrën e besimtarit. Kurse mëkati e shuan këtë dritë. Kur Imam Shafiu shkoi tek Imam Maliku dhe filloi që të mësoj tek ai, Imam Maliku iu ngazëllye nga dituria, zelli dhe përkushtimi që Imam Shafiu kishte në dije. Prandaj, i tha atij: “Me të vërtetë, shoh se Allahu ka vënë dritë në zemrën tënde, andaj mos

e shuaj e atë dritë me errësirën e mëkateve!”

Imam esh-Shafiu (Rahimullah) ka thënë:

ت ك ش ى لا عي ك ء س يظ ح ي ندش رأ ف ى لإ كر ت يص ع م لا

(3)

“I jam ankuar Vekiut për dobësi në zënien përmendsh, ndërsa ai më udhëzoi që t’i lë mëkatet

dhe më tha: “mos harro se dituria është dritë e Allahut (nur),

dhe drita e Allahut nuk e udhëzon mëkatarin (nuk i jepet atij).

04. Mëkatet shpien në vetminë me

njerëzit rreth teje

Imam Muhamed bin Ebi Bekr bin Ejub – Ibn Kajim el-Xheuzijeh (Rahimullah)

Burimi: “Ed-Dau ued-Deuau”, faqe. 66

Mëkatet shpien në një vetmim që zhvillohet në mes të mëkatarit dhe njerëzve dhe sidomos të devotshmit. Ai ndjen një vetmim ndaj tyre. Sa më i fortë bëhet ai vetmim, aq më shumë largohet ai nga ndejat e tyre, privohet nga dobia e mirësisë së tyre dhe i afrohet grupit të shejtanit aq sa ai largohet nga grupi i Allahut. Ky vetmim mund të rritet aq shumë sa që ajo fillon të nodhë dhe të zhvillohet mes tij dhe gruas së tij, fëmijëve, të afërmëve dhe veten e tij. Prandaj, ti e sheh se si ai ndihet i huaj për veten e tij.

Disa nga Selefët kanë thënë:

“Kur unë i bëj mëkat Allahut, i vërej pasojat në sjelljet e shtazës time dhe në sjelljet e gruas time.”

05. Mëkatet shpien në vështirësi

Imam Muhamed bin Ebi Bekr bin Ejub – Ibn Kajim el-Xheuzijeh (Rahimullah)

(4)

Mëkatet ia vështirësojnë gjërat njeriut. Çdo gjëje që ia mësynë do ta gjej derën e saj të mbyllur apo vështirë të arritshme. Në mënyrë të ngjashme, personi që e ka frikë Allahun i gjen gjërat të lehtësuara. Ai që e braktis frikën ndaj Allahut do t’i gjej gjërat të vështirësuara. O Allah sa e çuditshme është kjo! kur një person i gjen dyert e mirësisë dhe asaj që i sjell dobi të mbyllura dhe rrugët që shpien drejt tyre të vështira pa e ditur se për çfarë po ndodhë kjo?

06. Mëkatet sjellin errësi në zemër

Imam Muhamed bin Ebi Bekr bin Ejub – Ibn Kajim el-Xheuzijeh (Rahimullah)

Burimi: “Ed-Dau ued-Deuau”, faqe. 66

Mëkatet shkaktojnë një errësirë që në realitet njeriu e gjen në zemrën e tij. Ai e ndien atë ashtu sikurse po sheh errësirën e madhe të natës. Pra errësira e mëkateve në zemrën e tij bëhet sikurse errësira e natës në sytë e tij. Sepse bindja ndaj Allahut është një dritë ndërsa mosbindja është errësirë. Aq më shumë shtohet errësira aq më i hutuar ai bëhet derisa ai të bie në bidate, devijime dhe çështje të tjera

shkatërruese, duke mos qenë i vetëdijshëm për këtë. Kjo të kujton personin e verbër që del një natë për të ecur pa kujdesjen e askujt. Kjo errësirë do të rritet derisa ajo do të shihet në sytë e tij, pastaj ajo rritet edhe më shumë në mënyrë që ajo të shfaqet në fytyrën e tij dhe bëhet i zi saqë të gjithë do ta vërejnë.

07. Mëkatet e dobësojnë zemrën dhe

trupin

Imam Muhamed bin Ebi Bekr bin Ejub – Ibn Kajim el-Xheuzijeh (Rahimullah)

Burimi: “Ed-Dau ued-Deuau”, faqe. 66-67

Mëkatet e dobësojnë zemrën dhe trupin. Sa i përket dobësimit të zemrës, kjo është e qartë, bile vazhdimisht e dobësojnë zemrën saqë ajo vdes plotësisht.

(5)

Ndërsa dobësimi i trupit ndodhë për arsye se fuqia e besimtarit gjendet në zemër. Prandaj aq më e fuqishme të jetë zemra e tij, aq më i fuqishëm do të jetë edhe trupi i tij.

Sa i përket mëkatarit, ai edhe pse është me trup të fuqishëm prapë është më i dobëti kur është më e nevojshme, sepse fuqia e tij e tradhëton atëherë kur i nevojitet më së tepërmi. Mendoni për fuqinë fizike të persianëve dhe romakëve dhe se si ajo i

tradhëtoi ata kur ajo u nevojitej më së shumti, kur besimtarët i mundën ata me fuqinë e tyre fizike dhe shpirtërore.

08. Mëkatet privojnë nga nënshtrimi

(ndaj Allahut dhe Profetit)

Imam Muhamed bin Ebi Bekr bin Ejub – Ibn Kajim el-Xheuzijeh (Rahimullah)

Burimi: “Ed-Dau ued-Deuau”, faqe. 67

Mëkatet privojnë nga nënshtrimi (Ndaj Allahut dhe Profetit). Do të kishte mjaftuar nëse mëkati nuk do të kishte asnjë dënimin tjetër përveç pengimit nga nënshtrimi i cili e zavendëson mëkatin. Pastaj mëkati ndalon edhe nga nënshtrimi i dytë, i tretë, i katërt dhe kështu me radhë. Në këtë mënyrë, mëkati ndalon nga shumë vepra të mira. Çdo vepër e mirë është më e mirë për personin sesa e gjithë bota dhe gjithçka që ajo përmban. Kjo është e ngjashme me personin që ha diçka që shkakton një sëmundje të gjatë që e pengon atë nga ngrënia e ushqimit që është më i shijshëm se sa ushqimi i parë.

09. Mëkatet shkurtojnë jetëgjatësinë

Imam Muhamed bin Ebi Bekr bin Ejub – Ibn Kajim el-Xheuzijeh (Rahimullah)

(6)

Mëkatet shkurtojnë jetëgjatësinë dhe shlyejnë në mënyrë të pashmangshme begatitë e saj. Ashtu sikurse devotshmëria zgjatë jetën, mëkatet shkurtojnë jetëgjatësinë. Dijetarët kanë mospajtime për këtë çështje. Disa thanë se kjo do të thotë se begatia e jetës humbet dhe anulohet. Kjo është e vërtetë, dhe është një nga pasojat e

mëkateve. Të tjerët thonë se jetëgjatësia vërtetë shkurtohet në të njëjtën mënyrë sikurse zvoglohet furnizimi. Sepse Allahu ka caktuar shkaqe të cilat shtojnë

furnizimin, ashtu edhe begatia e jetës ka shkaqe që e zgjasin dhe e shkurtojnë atë.

Kanë thënë: “Nuk është e pamundur që jeta të zgjatet me shkaqe, dhe të

shkurtohet me shkaqe tjera, kështu edhe furnizimi, lumturia dhe hidhërimi, shëndeti dhe sëmundja, pasuria dhe varfëria. Edhe pse këto ndodhin me caktimin e Allahut, Ai cakton shkaqet nëpërmjet të cilave ndodhin ato.

Disa të tjerë thanë: Ndikimi i mëkateve në shkurtimin e jetës është për arsye se realiteti i jetës është jeta e zemrës, dhe për këtë arsye Allahu i ka quajtur pabesimtarët të vdekur:

“Ata janë të vdekur, pa kurrfarë gjallërie.” 16:21

Pra jeta në realitet është jeta e zemrës, jeta e njeriut zgjatë sa jeta e zemrës, dhe jeta e tij është aq sa ka kaluar kohë me Allahun, këto janë çastet e jetës së tij. Prandaj veprat e mira, devotshmëria dhe nënshtrimi e zgjasin këtë kohë e cila është realiteti i jetës së njeriut dhe ai nuk ka jetë tjetër në këtë botë.

Si një e tërë, ditët e mëkatarit zhduken nëse ai ia kthen shpinën Allahut dhe preokupohet me mëkate. Këtë ai vërtetë do ta gjejë në ditën kur do të thotë:

“Ah, sikur të kisha bërë diçka të mirë për jetën time.“ 89:24

10. Mëkatet mbjellin mëkate

Imam Muhamed bin Ebi Bekr bin Ejub – Ibn Kajim el-Xheuzijeh (Rahimullah)

Burimi: “Ed-Dau ued-Deuau”, faqe. 68

Mëkatet mbjelljin mëkate dhe kështu ato prodhojnë njëra-tjetrën. Ato mund të shkojnë aq largë saqë robit i vie rëndë t’i braktis ato dhe që të dalë prej tyre. Siç kanë thënë disa nga Selefët:

(7)

“Dënimi i mëkatit është se ajo çon në një mëkat të ri. Shpërblimi i veprës së mirë është se ajo çon në një vepër të re të mirë.”

Kur robi bën një vepër të mirë, vepra e mirë pranë sajë thotë: “Eja dhe më vepro

edhe mua!” Kur ai e bën atë, e thërret vepra e tretë e mirë dhe kështu me radhë. Në këtë mënyrë shumëfishohet fitimi dhe shtohen veprat e mira. E njëjta vlenë për mëkatet, derisa veprat e mira dhe mëkatet bëhen si trupa të ngulitur fort, si atribute të pandashme dhe si prona të pakontestueshme.

Nëse i devotshmi braktis një vepër të mirë, ai ndjehet keq sikur t’i ngushtohej toka, dhe ndjenë veten sikurse një peshk që ka dalur mbi tokë derisa të kthehet në ujë, vetëm atëherë ai ndien harmoni dhe gëzim.

Nëse mëkatari braktisë mëkatet dhe fillon të bëjë vepra të mira, ai ndjehet keq derisa t’u kthehet mëkateve. Ka mëkatarë që mëkatojnë pa ndier asnjë gëzim të mëkatit. Arsyeja e vetme pse ai mëkaton është se ai ndjen dhimbje në qoftë se nuk mund mëkatojë.

11. Mëkatet dobësojnë dëshirën e zemrës

(për vepra të mira)

Imam Muhamed bin Ebi Bekr bin Ejub – Ibn Kajim el-Xheuzijeh (Rahimullah)

Burimi: “Ed-Dau ued-Deuau”, faqe. 69

Mëkati dobëson dëshirën e zemrës (për vepra të mira). Kjo është një nga pasojat më të rrezikshme të mëkatit për robin. Mëkatet forcojnë vullnetin për të mëkatuar dhe dobësojnë dëshirën për pendim dal-ngadalë derisa dëshira për pendim të zhduket krejtësisht nga zemra. Nëse gjysma e trupit të tij kishte vdekur, ai nuk do të

pendohej tek Allahu. Ai i kërkon falje Allahut dhe pendohet shpesh, por me pendimin e gënjeshtarëve, sepse zemra e tij është e lidhur për mëkate dhe e vendosur të bie në to çdo herë që i ipet mundësa. Kjo është një nga sëmundjet më të mëdha dhe më afër shkatërrimit.

(8)

12. Mëkatet janë shkak që ato të

normalizohen

Imam Muhamed bin Ebi Bekr bin Ejub – Ibn Kajim el-Xheuzijeh (Rahimullah)

Burimi: ”Ed-Dau ued-Deuau”, faqe. 69

Mëkatet janë shkak që zemra të përfundoj në atë gjendje që mos t’i konsiderojë ato si të shëmtuara. Ato bëhen krejtësisht normale për mëkatarin. Atij nuk i duket vetja i shëmtuar që njerëzit ta shohin atë duke mëkatuar dhe ta përflasin atë për to. Kjo i takon kulmit të paturpshmërise dhe kënaqësisë së mëkateve, saqë ata mburren për to, u tregonë për mëkatet e tyre atyre që nuk i kanë parë, i thotë: O filan, kamë vepruar këtë e këtë! Këtij lloji të njerëzve nuk u falen mëkatet. Rruga drejt pendimit është zakonisht e mbyllur për ta. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Të gjithë umetit tim do ti falen mëkatet përveç atyre që kryejnë mëkate haptazi. Sepse Allahu e fsheh robin i cili më pas zgjohet dhe zbulon veten e tij duke thënë: ”Kam bërë këtë dhe këtë në këtë ditë dhe në këtë ditë.” Ai e turpëron veten, pasi

qe Zoti i tij e ka fshehur atë gjatë natës” Bukhari (6069) dhe Muslimi (2990).

13. Mëkatet janë trashëgim nga umetet e

më hershme

Imam Muhamed bin Ebi Bekr bin Ejub – Ibn Kajim el-Xheuzijeh (Rahimullah)

Burimi: ”Ed-Dau ued-Deuau”, faqe. 69-70

Të gjitha mëkatet janë trashëgim nga umetet e më hershme të cilat Allahu i shkatërroi.

-

Homoseksualiteti është trashëgim nga populli i Lutit alejhi-selam.

-

Të mangësosh në peshojë gjatë shitblerjes është trashëgim nga populli Shuajbit alejhi-selam.

(9)

-

Arroganca dhe korrupsioni në tokë është trashëgimi e popullit të Faraonit.

-

Krenosja dhe tirania është trashëgimi e popullit te Hudit alejhi-selam.

Mëkatari me fjalë të tjera vishet me disa nga këto rroba të këtyre popujve dhe ata ishin armiq të Allahut.

Abdullah bin Ahmed transmeton në librin e babait të tij, ”ez-Zuhd” nga Malik bin Dinar i cili tha:

”Allahu i shpalli një prej profetëve të Tij prej Izraelitëve:” Thuaj popullit tënd që ata të mos bëjnë vepra të armiqëve të Mi, që ata të mos vishen me rrobat e armiqve të Mi, që ata të mos i ngasin shtazët e armiqve të Mi dhe që ata të mos hanë ushqimin e armiqëve të Mi. Nëse ata e bëjnë këte, edhe ata bëhen armiqë të Mi sikurse ata janë armiqtë e Mi. ”

14. Mëkatet janë shkak që robi të jetë i

pa vlerë tek Allahu

Imam Muhamed bin Ebi Bekr bin Ejub – Ibn Kajim el-Xheuzijeh (Rahimullah)

Burimi: ”Ed-Dau ued-Deuau”, faqe. 70

Mëkati bën që Allahu ta merr të lehtë dhe të shikon të pa vlerë robin e Tij.

Hasan el-Basri ka thënë: ”Ai i konsideroi të pa vlera ata sepse mëkatuan. Sikurse ti

kishte vlerësuar ata Ai do ti kishte mbrojtur nga mëkatet.”

Nëse njeriu bëhet i pavlerë tek Allahu, askush nuk do ta nderojë atë.

Allahu Te ala ka thënë:

نَم َ يُنُ ي ي هه َمَف ي هَل نُم ُرْكِم

(10)

Nëse duket se njerëzit i vlerësojnë ata për shkak se kanë nevojë për ta, apo për shkak se kanë frikë nga e sherri i tyre, ata janë megjithatë të poshtëruar në zemrat e

njerëve.

15. Mëkati bën që ta konsideroshë atë të

parëndësishëm

Imam Muhamed bin Ebi Bekr bin Ejub – Ibn Kajim el-Xheuzijeh (Rahimullah)

Burimi: ”Ed-Dau ued-Deuau”, faqe. 70

Mëkatari do të vazhdojë të mëkatojë derisa ai ta konsideroj të parëndësishëm mëkatin, dhe të duket një gjë e vogël në zemrën e tij. Kjo është një shenjë e shkatërrimit. Çdo herë që robi e konsideron një mëkat të vogël, ai vetëmse bëhet edhe më i madh tek Allahu. Buhariu transmeton në ”Sahihun e tij” nga Ibn Mesudi i cili ka thënë:

”Besimtari i sheh mëkatet e tij sikur të ishte nën kodër dhe frikësohet se ajo do të bjerë mbi të. Mëkatari i sheh mëkatet e tij si të ishin një mizë që bie në hundën e

tij, të cilën ai vetëm e largon me një lëvizje. ” 1

__________________________________________ 1

-

Buhariu nr (6308)

16. Mëkatet lënë pasoja tek shtazët dhe

njerëzit

Imam Muhamed bin Ebi Bekr bin Ejub – Ibn Kajim el-Xheuzijeh (Rahimullah)

(11)

Mëkatet lënë pasoja tek njerëzit e tjerë dhe tek kafshët. Rezultati është se si ai dhe të tjerët djegen nga mëkatet dhe padrejtësitë.

Ebu Hurejra ka thënë:

”Vërtetë edhe shpendi vdes në folenë e tij për shkak të padrejtësisë së të padrejtit.”

Muxhahidi ka thënë:

”Kafshët mallkojnë njerëzit mekatarë kur është thatësirë e rëndë dhe shiu nuk bie, dhe thonë: ” Kjo është për shkak të mëkateve të njerëzve.”

Ikremeh ka thënë:

”Shtazët e tokës, dhe madje edhe brumbujt dhe akrepat thonë: ”Nuk bie shi për shkak të mëkateve të njerëzve.”

Nuk mjafton që ai të dënohet për mëkatet e tij. Ai mallkohet edhe nga ata që nuk kanë mëkate.

17. Mëkatet sjellin poshtërim

Imam Muhamed bin Ebi Bekr bin Ejub – Ibn Kajim el-Xheuzijeh (Rahimullah)

Burimi: ”Ed-Dau ued-Deuau”, faqe. 71

Mëkati të çon në një poshtërim të pamohueshëm. I gjithë nderi dhe krenaria qëndron në bindjen ndaj Allahut. Allahu Te ala ka thënë:

نَم يَن َك ي دي ُر ي يَْهزُعْلا يُهه ُ َف ي ْهزُعْلا َعيُمَا

”Kush e dëshiron krenarinë (le ta dijë), e tërë krenaria i takon Allahut.” 35:10

Kjo do të thotë që ta kërkosh atë duke iu bindur Allahut, nuk do ta gjeni atë përndryshe. Disa nga Selefët e kishin zakon të thoshin:

”O Allah! Më ndero sepse unë po të bindem Ty dhe mos me turpëro mua për shkak se jam i pabindur ndaj Teje.”

(12)

Hasan el-Basri ka thënë:

”Edhe në qoftë se ata kalërojnë mbi gomarë dhe mbi kuajtë të cilët përdorën për punë, poshtërimi nuk braktis zemrat e tyre. E vetmja gje që Allahu vepron me atë

që është i pabindur ndaj Tij është se Ai e poshtëron atë.”

18. Mëkatet e prishin mendjen

Imam Muhamed bin Ebi Bekr bin Ejub – Ibn Kajim el-Xheuzijeh (Rahimullah)

Burimi: ”Ed-Dau ued-Deuau”, faqe. 71-72

Mëkatet e prishin mendjen. Sepse mendja ka dritë, por mëkatet e shuajnë dritën e saj, kjo është e pamohueshme. Kur drita e saj shuhet, atëherë dobësohet dhe mangësohet. Disa prej Selefëve kanë thënë:

”Askush nuk bën mëkat përveçse i ka munguar mendja.”

Kjo është e dukshme pra, sepse nëse mendja e tij kishte qenë e pranishme, atëherë ai nuk do të kishte mëkatuar gjatë kohës që ai është në dorën e Zotin Te ala, Ai e sheh në shtëpinë e tij, në shtratin e tij. Engjëjt e Tij janë prezent dhe e shohin atë. Kurani e ndalon atë. Besimi e ndalon atë. Vdekja e ndalon atë. Zjarri ndalon e atë. Mirësia që ai humbet kur të kryen mëkate është shumë herë më e mëdha se sa gëzimi dhe kënaqësia që ai përjeton kur të kryenë mëkate. Prandaj a ka ndokush që ka një intelekt të shëndoshë e që mëkaton?

19. Mëkatet e mbyllin zemrën

Imam Muhamed bin Ebi Bekr bin Ejub – Ibn Kajim el-Xheuzijeh (Rahimullah)

(13)

Nëse mëkatet bëhen të shumta, mbyllet zemra e mëkatarit. Në këtë rast, ai bëhet njëri prej atyre që janë neglizhent. Disa prej Selefëve kanë thënë në lidhje me fjalët e Allahut Te ala:

يهَّك يْلَب يَناَر ىَ َع ُ ُب م هم ا ن َك يَن بُسْكَي

”Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan!”

83:14

”Kjo është mëkat pas mëkati.”

El-Hasan el-Basri ka thënë:

”Janë mëkate që shtrihen njëri mbi tjetrit deri sa ato ta verbërojnë zemrën.”

Të tjerë thanë:

”Kur këto mëkate dhe mosbindja u shtuan edhe më shumë, ato rrethuan zemrat e tyre.”

Bazë për këtë është se zemra shkatërrohet nga mëkatet. Kur ato të shtohen, rritet shkatërrimi aq shumë sa që ato përfundimisht e paralizojnë zemrën. Pas kësaj, ato vazhdojnë derisa zemra të mbyllet. Me anë të kësaj, zemra është mbuluar. Nëse kjo ndodh pas udhëzimit dhe të kuptuarit, kjo shkon në drejtim të kundërt dhe kthehet mbrapsht. Pastaj armiku merr kontrollin mbi zemrën dhe e shpie aty ku ai dëshiron.

20. Mëkatet që hyjnë nën mallkimin e të

Dërguarit

Imam Muhamed bin Ebi Bekr bin Ejub – Ibn Kajim el-Xheuzijeh (Rahimullah)

Burimi: ”Ed-Dau ued-Deuau”, faqe. 72

Mëkatet e fusin robin nën mallkimin e të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem). Ai mallkoi mëkatarin ngase e meriton një gjë të tillë.

(14)

Ai ka mallkuar gruan që bëri tatuazh dhe kërkoi t’i bëhet tatuazh, që ia zgjatë dikujt flokët dhe kërkon t’i zgjaten flokët, gruaja që shkul vetullat e dikujt dhe kërkon t’i shkulen vetullat e saj.

Ai e mallkoi burrin i cili martohet me një grua që është ndarë tre herë nga burri i saj, e marton atë me qëllim për ta shkurorëzuar që ajo të kthehet tek burri i saj i parë, e gjithashtu e mallkoi bashkëshortin e saj të parë.

Ai e mallkoi hajdutin.

Ai mallkoi personin që pi alkool, që shërben alkool, që prodhon alkoolin, dhe kërkon që të prodhohet për të, personin i cili blen alkool, shet alkool, personi i cili konsumon parat e fituar nga alkooli, personin i cili e transporton dhe për atë të cilin

transportohet.

Ai e mallkoi atë që ndryshon kufijtë e tokave. Ai e mallkoi atë që mallkon prindërit e tij. Ai e mallkoi atë që bën gjah për kënaqësi.

Ai i mallkoi burrat femëror dhe gratë mashkullore. Ai e mallkoi atë që ther për dikë tjetër përveç Allahut. Ai e mallkoi atë që bën bidate dhe mbron një bidatçi. Ai i mallkoi vizatuesit.

Ai i mallkuar ata që veprojnë veprën e popullit të Lutit (homoseksualizmin). Ai e mallkoi atë që shpifë ndaj prindërve të tij.

Ai e mallkoi atë që e mashtron njeriun e verbër nga rruga (që nuk ia tregon rrugën siç duhet).

Ai e mallkoi atë që bën marrëdhëniet intime me shtazë.

Ai e mallkoi atë që i bën kafshësndonjë shenjë (duke e djegur atë).

Ai i mallkoi atë që ai shqetëson një mysliman apo bën një komplot kundër tij. Ai i mallkuar gratë që shpesh vizitojnë varrezat.

(15)

Ai e mallkoi atë që e prish lidhjen e gruas me burrin e saj ose të robit me pronarin e tij.

Ai mallkoi burrin që bën marrëdhënie intime me gruan e tij në vrimën anale. Ai tha se gruaja që nuk i përgjigjet në shtrat burrit të saj kur ai e thërret, mallkohet nga engjëjt derisa ajo të zgjohet.

Ai e ka mallkuar personin që i përshkruhet dikujt tjetër përveç babait të tij (ta konsideroj dikë tjetër baba, apo të marrë mbiemrin e dikujt tjetër).

Ai tregoi se personi i cili drejton një hekur kundër vëllait të tij është i mallkuar nga engjëjt.

Ai i mallkoi ata që shpifin ndaj Sahabëve.

21. Mëkatet e fusin njeriun nën

mallkimin e Allahut

Imam Muhamed bin Ebi Bekr bin Ejub – Ibn Kajim el-Xheuzijeh (Rahimullah)

Burimi: ”Ed-Dau ued-Deuau”, faqe. 74-75

Allahu e mallkoi në Kuran atë që mbjell shkatërrime në tokë, këput lidhjet e tij familjare dhe shqetëson Atë dhe të Dërguarin e Tij salAllahu alejhi ue selem.

Ai e mallkoi atë që fsheh sqarimet dhe udhëzimet të cilat Ai i ka shpallur.

Ai e mallkoi atë që duke gënjyer akuzonë besimtarët, gratë e ndershme dhe të pafajshme për gjëra të jo të dëlira.

Ai e mallkoi atë që beson se feja e kufarëve është më e saktë se sa feja e myslimanëve.

I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem e mallkoi burrin që vesh rrobat e grave dhe gruan që vesh rrobat e burrave.

Ai e mallkoi atë që jep ryshfet, atë që merr ryshfet dhe atë që ndërmjetëson midis të dyve.

(16)

Ai i e mallkoi edhe mëkatarin.

Nëse dëmi i vetëm do të ishte se mëkatari goditet nga mallkimi i Allahut, të Dërguarit të Tij dhe engjëjve, do të kishte qenë e mjaftueshme për të mos mëkatuar.

22. Mëkatet privojnë nga duaja e

Profetit

Imam Muhamed bin Ebi Bekr bin Ejub – Ibn Kajim el-Xheuzijeh (Rahimullah)

Burimi: ”Ed-Dau ued-Deuau”, faqe. 75

Mëkatet e privojnë njeriun nga duaja e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem dhe të engjëjve. Allahu Subhanah e urdhëroi Profetin e Tij salAllahu alejhi ue selem që të kërkojë falje për burrat dhe gratë besimtarë. Ai Te ala ka thënë:

يَنيُذهلا يَن ُم ْحَي يَْ ْرَعْلا يْنَم َ ي هَل ْ َح يَن ححبَس ي يُدْمَحُب يُْ حبَر يَن نُم ُْ ي َ يُهُب يَن رُ َْْتْسَي َ يَنيُذه ُل ا نَما َنهبَر يَتْعُس َ

يهل ك يَءْيَش يَحَمْحهر َمْ ُع َ يْرُ ِْ َف يَنيُذه ُل ا ب َت ا عَبهتا َ يَكَ يُبَس يُْ ُم َ يَ اَذَع يُيُحَاْلا َنهبَر يْ ْ ُلْدَأ َ يهنَايُت يَنْدَع

يُتهلا هتدَع َ نَم َ يَلَ َص يْنُم يُْ ُه َبا يُْ ُاا َ ْزَأ َ يُْ ُت هيحر ذ َ يَكهنُإ يَتنَأ ي زيُزَعْلا ي يُكَحْلا ي ُ ُم َ يُت َهحيهسلا نَم َ يُ َت

يُت َهحيهسلا يَذُهَم ْ َي يْدَدَف ي هَتْمُحَر يَكُلَذ َ يَ َ ي ز ْ َ ْلا ي يُظَعْلا

”Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin edhe ata që janë përreth e tij, lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t’i falë ata

që besuan (duke thënë): ”Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falju atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën Tënde, e

edhe ruaji ata nga dënimi i Xhehenemit.Zoti ynë, futi në Xhenete të Adnit, të cilat ua ke premtuar, ata dhe kush ishte i mirë prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je ngadhënjyesi, i Urti. Dhe i mbron ata prej të këqijave, pse atë që Ti e mbron atë ditë prej të këqijave, Ti e ke mëshiruar

atë, e ai është ai shpëtimi i madh.” 40: 7-9

Kjo është lutja e engjëjve për besimtarët që të pendohen për mëkatet e tyre dhe pasojnë Librin e Tij dhe Sunnetin e të Dërguarit të Tij salAllahu alejhi ue selem. Ata nuk kanë asnjë rrugë tjetër pos kësaj. Prandaj, askush pos këtyre nuk duhet të shpresojnë se do të marr pjesë në këtë dua pasi që atyre ju mungojnë cilësitë e kërkuara.

(17)

23. Mëkatet përhapin shkatërrime në

tokë

Imam Muhamed bin Ebi Bekr bin Ejub – Ibn Kajim el-Xheuzijeh (Rahimullah)

Burimi: ”Ed-Dau ued-Deuau”, faqe. 78

Prej dëmeve të mëkateve janë se ato përhapin shkatërrime të ndryshme në tokë, poashtu në ujë, ajr, në korrje, në fruta dhe në strehim. Allahu Te ala ka thënë:

يَرَ َظ ي د َسَ ْلا يُف يحرَبْلا يُرْحَبْلا َ َمُب يْتَبَسَك أُدْيَأ يُن هنلا َديُذ يُل يَعْعَب أُذهلا ا ُمَع يْ ه َعَل يَن عُاْرَي

”Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata

një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat).”

30:41

Muxhahidi ka thënë:

”Kur i padrejti e merr pushtetin, ai fillon të mbjellë padrejtësi dhe shkatërrime. Për shkak të kësaj Allahu e ndal shiun në mënyrë që rrënjë dhe frutat

shkatërrohen – dhe Allahu nuk e do shkatërrimin.” Pastaj ai recitoi:

يَرَ َظ ي د َسَ ْلا يُف يحرَبْلا يُرْحَبْلا َ َمُب يْتَبَسَك أُدْيَأ يُن هنلا يذِيقهيم بعْضَ بلمَذيق ََِيُا بْيلِضم برَضيُْنِ

”Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata

një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat).”

30:41

Pastaj ai tha: ”Betohem në Allahun se nuk është vetëm deti juaj. Çdo fshat që ka

ujë është oqean. ”

Ikrimeh ka thënë:

”Unë nuk jam duke folur për detin tuaj këtu. Unë jam duke folur për çdo fshat që ka ujë. ”

(18)

”Toka janë qytetet dhe deti janë fshatrat dhe vendet përreth.”

Allahu e quajti ujin e ëmbël ”det” dhe tha:

و ا ذيَتْوِ بيرَن ْراْمَ َقا بَذْقا بَرَنٌ بَايِوٌ برََنُ َقاا بَلِْي بَجوٌُ

”E nëse janë të njëjtë dy dete; ky i ëmbël shuan etjen dhe pirja e tij është e lehtë, e ky tjetri i njelmëti djeg.” 35:12

Nuk ka në botë oqean të ëmbël i cili është i ndenjur. Në fakt bëhet fjalë për lumenj që rrjedhin. Është oqeani i kripur që është i palëvizshëm. Prandaj Ai i quajti fshatrat me lumenjtë në këtë mënyrë.

24. Mëkatet shkaktojnë rrëshqitje të

tokës dhe tërmete

Imam Muhamed bin Ebi Bekr bin Ejub – Ibn Kajim el-Xheuzijeh (Rahimullah)

Burimi: ”Ed-Dau ued-Deuau”, faqe. 79

Një nga pasojat e mëkateve në tokë është se ato shkaktojnë rrëshqitje të tokës dhe tërmete dhe largojnë bereqetin e saj. I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem kaloi Themudin dhe lejoi që sahabët të hyjnë në qytetin e Themudit vetëm duke qarë. Ai i ndaloi ata që të pijnë ujin e tij dhe që tu´a japin atë ujë shtazëve të tyre. Ai madje urdhëroi që brumi që ishte bërë me atë ujë ti ipej deveve. E gjithë

kjo për shkak të ndikimit të mëkateve negative në ujë. E njëjta gjë vlen për ndikimin e mëkateve negative në të korrat e reduktuara dhe fatkeqësitë tjera që mund ti shihni. Imam Ahmedi përmend në ”Musnedin” e tij:

”Në depon e Benu Umejjes ishte një kokërr e grurit që ishte aq e madhe sa një bërthamë hurme. Ajo ishte në një thes në të cilën shkruante ”Kjo u rrit gjatë

periudhës së drejtë”.”

Shumë nga këto fatkeqësi Allahu Subhanehu ue Te ala lejoi të ndodhin kur njerëzit filluan të mëkatonin. Disa kryepleqë të shkretirave më kanë treguar se si frutat ishin më të mëdha në të kaluarën dhe se shumë nga këto fatkeqësi që ata janë duke përjetuar sot ishin të panjohura më parë.

(19)

25. Mëkatet lënë pasoja në fizonominë e

njerëzve

Imam Muhamed bin Ebi Bekr bin Ejub – Ibn Kajim el-Xheuzijeh (Rahimullah)

Burimi: ”Ed-Dau ued-Deuau”, faqe. 79

Lidhur me pasojat e mëkateve në format dhe në dukjet e njerëzve, transmeton Tirmidhiu në ”el-Xhamiin” e tij nga Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Allahu e krijoi Ademin gjashtëdhjetë kubitë të gjatë. Që nga atëherë krijimi është shkurtuar deri tani.” 1

Kur Allahu dëshiron të pastrojë tokën nga padrejtësitë, njerëzit mëkatarë dhe të pandershëm, Ai e nxjerr në pah një njeri nga familja e Profetit salAllahu alejhi ue selem që do të mbushë tokën me drejtësi sikurse ajo më parë ishte plot me

padrejtësi. Mesiu do të vret çifutët dhe të krishterët dhe do të vendos fenë me cilën Allahu e dërgoi të Dërguarin e Tij salAllahu alejhi ue selem. Toka do të nxjerrë mirësinë e saj dhe do të kthehet në origjinën e saj në mënyrë që një grup njerëzish do të hanë një shegë dhe do të qëndrojnë në hijen e livores së saj. Një kalavesh rrushi do të jetë shumë i rëndë dhe një kokërr rrushi do të jetë e mjaftueshme për një sasi të madhe të njerëzve.

Kur toka është e pastër nga mëkatet, vijnë shenjat e mirësisë nga Allahu Te ala të cilat më parë u shfarosën nga mëkatet dhe mosbesimi. Nuk ka dyshim se efektet e dënimit që Allahu e ka zbritur në tokë mbeten në tokë. Ato kërkojnë mëkate të

ngjashme për të cilat umetet e më parshme janë ndëshkuar. Këto shenja në tokë janë rezultat i gjurmëve të këtyre mëkateve në të njëjtën mënyrë sikurse këto mëkate janë gjurmët e këtyre krimeve.

__________________________________________

Referensi

Dokumen terkait

qëllim për të sjellë më shumë detaje për veprimet politike që në aspektin diplomatik çorientojnë autoritetet, mediat dhe opinionin publik duke krijuar një ngjarje të re

Në frymën e mendimeve filozofike ndër shekuj lidhur me shpjegimet e shkencës dhe duke i sintetizuar ato, (neo)pozitivistët synuan të gjenin parimin bazë të shkencës sipas të

Përveç autorit, i cili është bartës i parë i të gjitha të drejtave pasurore, dhe të drejtave të tjera të përafërta mbi veprën e vet, sipas nenit 68.2 të LDADP, bartës mund

Gjurmët që mirren në vendin e ngjarjes – duhet të bëhet tani zbulimi i tyre se cili apo cila është i përshtatshëm me gjurmën e gjetur, janë: 1- të dyshimtit, 2- evidenca e

Informacioni që transmetohet sot në median audiovizive, është jo vetëm i kërcënuar nga zyrat e PR-it, por edicionet informative janë të diktuara prej tyre.. Televizioni në

Zhvillimi i kompetencave, përkatësisht arritshmëria e rezultateve të tyre, bëhet përmes fushave kurrikulare. Të gjitha fushat kurrikulare duhet të kontribuojnë bashkërisht

1.6 “Ve “Vendng ndngjar jarje” je” sipa sipas s kupt kuptimit të imit të për përgjit gjithshë hshëm m kri krimina minalist listik, ik, dhe dhe në në

Teknika kriminalistike fut në procedurën parapenale dhe penale mjete dhe metoda shkencore dhe teknike me qëllim të zbulimit dhe sqarimit të gjësendeve dhe