• Tidak ada hasil yang ditemukan

Vdekja e Nositit

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2021

Membagikan "Vdekja e Nositit"

Copied!
6
0
0

Teks penuh

(1)

Vdekja e Nositit

Me zjarr ju flas …, me zjarr Në gjirin tim kam hapur varr Që t‟i jap shprese dhe t‟ja marr

Un‟ik liqerit zemerak Fatlum dh‟i pastër si zambak

Po zemra ime kullon gjak.

Se vijni urtuar zogjtë –e mi Dh‟u jap ushqim me dashuri

Një dashuri për llaftari.

Pa nis ah! Gjirin ta godas... Dh‟e hap ah! Gjirin me një cas… Dh‟i nginj ah! Zogjt e vdes me gas…

Aherë – helmohet e bucet Pas mallit tim liqeri - i shkretë,

E rrit tallazin posi det.

Ay e tund , ay e shkund, Ay e hap sa me të mund, Gjer mu në gji, gjer mun në fund

E shpirtin duke ma përcjellë, Më thotë ah! Shih sesa „sht‟i thellë

Ky gjiri im qe të pat pjellë...

(2)

Lasgush Poradeci është një ndër poetët që përvec rrymave të tjera, në poezi përdori edhe poetikën simboliste. Megjithëse vetë L. Poradeci e mohon të qenit i tillë, poezi të tij si “ Lundra dhe Flamuri” “Gjeniu i anijes” “ Vdekja e Nositit” do të shihen si poezi simboliste por që interpretohen edhe si poezi me karakter filozofik.

Poezia “ Vdekja e Nositit” është një ndër poezitë simboliste të poetit e marrë nga vepra letrare: Lasgush Poradeci, shtëpia botuese N. Frashëri 1990.

Tek kjo poezi e Lasgushit gjejmë simbolin e vetëflijimit dhe përjetësisë së idealit.

Nositi , një shpend i bardhë i liqenit i cili me sqepin e tij shkyen gushën dhe ushqen me gjak zogjtë e tij, mund të shihet si simbol i vetë poetit. Që në fillim të poezisë kemi një nosit i cili flet : “ me zjarr ju flas...me zjarr”. Dhe ky nosit i cili mund të shihet si simbol i poetit, i drejtohet dikujt dhe kjo vihet re nga përdorimi i përemrit vetor “ju”. Nga përdorimi i këtij përemri mund të arrijmë në konkluzionin se kemi një nosit që flet, vetë poeti dhe që i drejtohet të tjerëve, të cilët mund të jenë lexuesit. Pra, mund ta interpretojnë këtë poezi si kërkesa e autorit drejtuar lexuesit. Simbolin e nositit mund ta interpretojmë si pakënaqësi ndaj nivelit të zhvillimit të kulturës duke marrë parasysh kushtet historike – kulturore në atë kohë tek ne.

Madje që në titull e kuptojmë se nositi nuk është gjë tjetër vecse një simbol i poetit. Kemi një nosit, një shpend që vdes. Foljen vdes apo vdiq e përdorim për të treguar kur qeniet humane ndahen nga jeta. Përdorimi i kësaj fjale për të treguar “ndarjen nga jeta” e nje shpendi nuk është e zakontë.

Për kafshë apo për shpendë përdorim foljen “ ngordhi ” dhe shumë mirë mund të thonim “ ngordhja e nositit”. Në fakt ky shpend i cili mund të shihet si simbol i poetit, vdes dhe vdekja shihet si më ëmbël sesa ngordhja megjithëse që të dyja janë ndalim i frymës. Nëse do të thonim për një njeri “ ngordhi” do të shënjonim me fjalën tonë se ky njeri mund të ketë qënë një njeri negativ, i keq

(3)

që vdiq në mënyrën e merituar apo mund të shënjonim se një njeri vdiq në mënyrë jo njerëzore pa nderime, i vetëm etj.

Nositi si simbol ndërton dhe përshkron tërë strukturën e poezisë. Shënjimi i poetit me një shpend mund të interpretohet edhe në lidhje me pikëvështrimin e autorit për frymëzim krijues. Kjo poezi mund të shënojë pra lirinë krijuese të poetit në raport me frymëzimin e lirinë e këtij shpendi. Pra, poeti vendos një paralele mes fluturimit të zogut dhe krijimit të poezisë.

Vdekja e Nositit është një poezi ku autori rrëfen në vetë të parë, kemi monolog. Në poezi nuk kemi përshkrime por vetëm rrëfimin e poetit, rrëfimi i cili nga njëra anë na njeh me dramacitetin e tij dhe nga ana tjetër shohim poetin pjesmarrës në tekst ku “ figura “ e tij dhe gjithë teksti dalin si klithmë e vuajtjeve të tij dhe gjithashtu dhe si klithmë e gazit për vetëflijim. Që në strofën e parë shohim një nosit i cili gjatë gjithë kohës ka vuajtur dhe momenti që ai flet është përforcimi i asaj vuajtjeje. Poeti që në fillim është sunduar nga dhimbja, “ me zjarr ju flas me zjarr” dhe që përforcohet më tej me fjalën “ varr” kemi edhe sinonim brenda vargut “ ay e tund, ay e shkund” ku foljet tund dhe shkund na tregojnë për thellësinë e depërtimit të flijimit, thellësi e cila shkon “ gjer mun në gjit, gjer mun në fund”.

Dhe ky flijim i poetit është dëshirë e tij, për këtë flijim ai ka dashuri “ një dashuri për llaftari”. Pra kemi dashuri për flijimin e gjakosur, flijim i cili shkon në të mirë të zogjve të tij, të trashëgimtarëve të tij. Nuk kemi të bëjmë me një dashuri për dikë por më një dashuri për gjakosje e cila ushqen zogjtë e tij dhe zogjtë janë dashuria e poetit, e nositit.

Por me gjithë dashurinë për këtë llaftari kemi nga ana tjetër vuajtjen dhimbjen që i shkakton flijimi i nositit, dhimbje e cila mund të shprehet me anë të klithmës “ ah”. Përsëritja e kësaj klithme i jep poezisë një ritëm të brendshëm dhe forcon më tepër notat e dhimbjes që karakterizon poetin. Dhimbja sa vjen e shtohet me veprimet që rrëfimtari ndërmerr : nis të godasë gjirin dhe ndjen dhimbje, dhimbje e cila arrin maksimumin e saj në hapjen e gjirit dhe më pas

(4)

në vargun e tretë të strofës së katërt, klithma ah shpreh më tepër gëzimin për flijimin e tij sesa një dhimbje.

Ky gëzim është gëzimi që për të nuk do të ketë më vuajtje, gëzimi që ushqeu trashëgimtarët e tij.

Kjo klithmë del edhe në strofën e shtatë e cila duket sikur është një klithmë e liqenit për këtë shpënd, vajtimi i liqenit , përhumbjen e nositit.

Nëqoftëse këtë poezi mund ta shohim si simboliste atëherë mund të ndërtojmë raportin nositi – poetin, zogjtë –të cilët mund të jenë simbol i lexuesve të cilëve i drejtohet poeti, dëshmitarët që njohin “ aktin e vetëflijimit të tij”.

Atëherë lind pyetja : po liqeni mund të shihet si simbol dhe nëse po, simboli kujt ?

Ndoshta liqeni mund të shihet si simbol i njerëzve që autori ka pasur pranë apo simbol i njerëzve që e kanë përkrahur veprimtarinë e tij.

Them simbol sepse liqeni shpirtëzohet dhe vepron : “ Ahere – helmohet e bucet Pas mallit tim liqeri i shkretë” apo “E shpirtin duke ma përcjellë,

Më thotë ah! Shih sesa „sht‟i thellë Ky gjiri im qe të pat pjellë...”

Dhimbjen që poeti ndjen mund ta shprehë edhe nëpërmjet pushimeve ( në tekst shënohet me anë të tri pikave). Ndoshta poeti mund të ketë përdorur këtë karakteristikë për të treguar pafuqinë e tij për të folur se dhimbja e vetëflijimit është e fortë dhe nuk e lejon të flasë mëgjithëse është një flijim i dëshiruar.

(5)

Gjuha që autori përdor është ajo e mbështetur në ligjërimin bisedor, gjuhë e cila përfshin edhe dialektizma. Këto dialektizma poeti mund ti ketë përdorur për të theksuar karakterin. Mund të sjellim si shembull emrin liqeri i cili nuk shfaqet në variantin letrar të saj, liqeni. Po kështu kemi edhe mbiemrin i fellë, përemrin ay, apo përemrin pronor i em.

Figurat që i japin një fuqi shprehëse poezisë janë aliteracioni dhe metafora, figura të cilat më së miri lejojnë përshkrimin e dhimbjes dhe në të njejtën kohë edhe të gazit të vetëflijimit që ndien poeti.

Në poezi kemi të bëjmë edhe me epitet metaforik liqeri zemrak, liqeri i shkretë. Rima e puthur e cila del në të gjitha strofat, dhe ritmi projektojnë sulmin emocional, shërbejnë për të shqipëtuar dhimbjen, flijimin dhe ndërtojnë një skenë e cila është klithjë – pushim. Klithja jepet më anë të pasthirrmës “ oh” ndërsa pushimi thamë i jepet me anë të tri pikave të cilat i hasim pothuajse në të gjitha strofat ku më dominante këto elementë i gjejmë në strofën e katert :

Pa nis ah! Gjirin ta godas... Dh‟e hap ah! Gjirin me një cas… Dh‟i nginj ah! Zogjt e vdes me gas…

Organizimi i poezisë bëhet nëpërmjet shkallëzimit të veprimeve apo ngjarjeve, pra kemi ngjarje që rrjedhin njëra pas tjetrës dhe nuk kemi thyerje të saj.

Ky shkallëzim vjen në mënyrë të tillë :

Në fillim kemi nositin apo poetin që rrëfen për veprimet e tij. Kjo vihet re në vargjet : “Në gjirin tim kam hapur varr”, “Po zemra ime kullon gjak”, “Pa nis ah! Gjirin ta godas...Dh‟e hap ah! Gjirin me një cas…Dh‟i nginj ah! Zogjt e vdes me gas…”

(6)

Më pas rrëfimi kalon në mënyrën sesi e përjeton liqeni këtë vetësakrificë të nositit dhe humbjen e tij. Kjo jepet në vargjet si : “ Aherë – helmohet e bucet “, “E rrit tallazin posi det.” “Ay e tund , ay e shkund, Ay e hap sa me të mund,” “ E shpirtin duke ma përcjellë, Më thotë ah! Shih sesa „sht‟i thellë Ky gjiri im qe të pat pjellë...”

Referensi

Dokumen terkait

Në këtë aspekt, gjuha shqipe ka huazuar shume fjalë nga gjuhët e huaja dhe kjo varësisht nga pushtuesit e ndryshëm, shprehjet e të cilëve janë ende të

E dhënë e dukshme e cila paraqitet në veprat e arkitektëve të lartpërmendur është ndjeshmëria ndaj mjedisit apo ambientit si dhe përdorimi i materialeve natyrore dhe

Ky sistem i ka së paku tri përparësi nga i sistemi i parë: 1- së pari vë efikasitetin ekonomik dhe aftësinë e ekonomisë kombëtare me qëllim të futjes së sajë në

Gjurmët që mirren në vendin e ngjarjes – duhet të bëhet tani zbulimi i tyre se cili apo cila është i përshtatshëm me gjurmën e gjetur, janë: 1- të dyshimtit, 2- evidenca e

Ajo do të fokusohet në kontekstin e zhvillimit të televizioneve në Shqipëri, në prag të kalimit në transmetimin numerik televiziv dhe ecurinë e këtij

1.6 “Ve “Vendng ndngjar jarje” je” sipa sipas s kupt kuptimit të imit të për përgjit gjithshë hshëm m kri krimina minalist listik, ik, dhe dhe në në

Teknika kriminalistike fut në procedurën parapenale dhe penale mjete dhe metoda shkencore dhe teknike me qëllim të zbulimit dhe sqarimit të gjësendeve dhe

Drita për ndriçimin e tabelës së pasme të regjistrimit duhet të jetë të instaluara në të gjitha automjetet dhe automjete kyçëse dhe duhet t’i plotësojë kushtet e mëposhtme: • drita