• Tidak ada hasil yang ditemukan

lc3abnda elektroteknika e mjeteve te transportit. ligj. 3

N/A
N/A
Info4 Detail

Academic year: 2024

Membagikan "lc3abnda elektroteknika e mjeteve te transportit. ligj. 3"

Copied!
3
0
0

Teks penuh

(1)

Lënda: Elektroteknika e mjeteve të transportit

Njësia mësimore: Pajisjet e jashtme të ndriçimit (fenerët, llambat, dritat sinjalizuese etj.)

Data e paraparë për zhvillim të njësisë mësimore: 08. 04 .2020

Sistemet e ndriçimit dhe sinjalizimi i dritave me punën e vet efektive e rritin sigurinë aktive të automjetit. Specifikimet teknike me të cilat janë përshkruar kërkesat teknike në lidhje me vendndodhjen e dritave të automjetit, ngjyrën e dritave dhe specifikat e tjera që kanë nevojë për të përmbushur pajisjet ndriçimi dhe pajisje të sinjalizimit në automjetin janë dhënë në rregulla të veçanta.

Detyra kryesore e sistemit të ndriçimit, në kushtet e shikimit të reduktuar, të sigurojnë dukshmëri të mirë të automjetit dhe të mundësojë automjeti të mund të shihet mirë nga pjesëmarrësit tjerë në komunikacion. Për këtë qëllim në sistemin e ndriçimit të automjeteve janë të paraparë llojet e ndryshme të dritave për ndriçim:

•dritat e përparme ( të gjata dhe të rrëzuara);

•dritat e përparme dhe të pasme për mjegull;

•dritat e pasme;

•dritat e pozicionit;

• katadiopteret;

•dritë në tabelën e pasme të regjistrimit;

•dritat e parkimit;

Dritat e përparme. Dritat e përparme janë dritat e gjata, të cilat e ndriçojnë rrugën me një rreze drite të gjatë dhe dritat e rrëzuara, të cilat e ndriçojnë rrugën me një rreze drite të shkurtër. Gjatë kalimit në drejtim të kundërt të automjeteve dritat e gjata fiken dhe ndizen dritat me rreze drite të shkurtra (dritat e rrëzuara) në mënyrë që të shmanget verbërimi i drejtu-esit në automjetin që vjen nga drejtimi i kundërt.

Dritat e përparmepër mjegull. Përdoren për ndriçimin e rrugës në kushtet e shikimit të reduktuar për shkak të mjegullës, dëborës së dendur ose shiut të madh ose reve të pluhurit.

Ngjyra e dritës zakonisht është e bardhë, por mund të jetë e verdhë.

Dritë e pasme për mjegull. Në automjetin vendoset një apo dy drita për mjegull, me të cilat sinjalizohet drejtuesve pas automjetit pas mjetit për të sinjalizuar për praninë e tij në kushtet e shikimit të reduktuar. Ngjyra e dritës është e kuqe.

Dritë e pasme. Kjo dritë është e montuar në automjet për dy arsye: për ndriçimin e rrugës dhe për sinjalizimin e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion se automjeti lëvizë ose ka për qëllim të lëvizë prapa.Në automjet ka një apo dy drita të pasme me ngjyrën e bardhë. Dritat ndizen automatikisht kur ndërruesi i shpejtësive do të aktivizohet për lëvizjen prapa.

(2)

Fig. 1. Drita për ndriçim dhe sinjalizim1- dritat e përparme ( të gjata dhe të rrëzuara) dhe dritat e parkimit, 2- dritat gabarite, 3- dritat e përparme për mjegull, 4- dritat stop, 5- katadipteret dhe dritat e pasme për mjegull, 6- drita e pasme, 7- dritë në tabelën e pasme të regjistrimit; 8 dritat e parkimit, 9-tregues të drejtimit dhe dritat paralajmëruese

Drita e pozicionit. Me dritat e përparme dhe të pasme dritat e pozicionit vizuelisht shënohet gjerësia e anës së përparme / pasme të automjetit. Dritat e pozicionit të përparme dhe të pasme duhet të jenë të montuara në të gjitha automjetet motorike. Dritat e pozicionit të përparme mund të jenë të montuara në fenerët kryesorë. Ngjyra e dritës që e japin dritat e pozicionit të përparme është e bardhë, ndërsa ngjyra e dritave të pozicionit të pasme është e kuqe.

Katadioipteret (sy mace) janë sipërfaqe optike që rrezet e dritës, të cilët bien mbi ato, i thyen dhe nën kënd të zmadhuar i kthejnë prapa drejt burimit të rrezeve të dritës.

Në automjetet rrugore është i detyrueshëm instalimi i katadioptereve. Ngjyra e tyre,

madhësia, forma dhe vendosja varet nga lloji i automjetit. Ngjyra e katadioptereve duhet të jetë e kuqe. Në automjetet motorike janë të vendosura vetëm katadipteret e pasme. Forma e katadioptereve nuk duhet të jetë trekëndëshi. Ngjyra e katadi-optereve duhet të jete e kuqe.

Drita për ndriçimin e tabelës së pasme të regjistrimit duhet të jetë të instaluara në të gjitha automjetet dhe automjete kyçëse dhe duhet t’i plotësojë kushtet e mëposhtme:

• drita duhet të jetë e bardhë dhe të shpërndahet në mënyrë të barabartë nëpër të gjithë tabelën, pa zona të errëta dhe të ndritshme;

• drita që reflektohet nga tabelën e regjistrimit nuk duhet të shkëlqejë dhe burimi i dritës nuk duhet drejtpërdrejtë të jetë i dukshëm për pjesëmarrësit në komunikacion që lëvizin pas automjetit;

• drita që e ndriçon tabelën e pasme të regjistrimit duhet të jetë e tillë që gjatë natës në dukshmëri të mirë, të jetë e mundur të lexohen shenjat dhe numrat në tabelën në një distancë prej 20 m;

• drita e tabelës së pasme duhet të jetë e lidhur me të njëjtin ndërprerës, me të cilin ndizen dritat e pozicionit.

Dritat e parkimit. Dritat e parkimit mund ose nuk duhet të jenë të ven-dosura në automjetet motorike dhe automjetet kyçëse. Nëse vendosen, atëherë ato duhet të vendosen në një nga mënyrat e mëposhtme:

• nga anët e automjetit - në formën e dritës së veçantë, e cila drejt anës së përparme do të jep dritë të bardhë dhe drejt anës së pasme të automjetit dritë me ngjyrë të kuqe;

(3)

• në anën e përparme dhe të pasme të automjetit. Dritat e përparme japin dritë të bardhë të drejtuar përpara, ndërsa dritat e pasme me ngjyrën e kuqe të drejtuara prapa. Në këtë rast drita e përparme mund të jetë e vendosur bashkë me një dritë pozicione të përparme ose me dritën pozicioni të pasme dhe me dritën- stop.

Dritat e gabaritit. Dritat e gabaritit janë përdorur për t’i shënuar përmasat e gabaritit të kamionëve dhe autobusëve. Vendosen në gjerësinë më të madhe dhe lartësinë më të madhe të mundshme. Drejt anës së përparme ato japin dritë të bardhë dhe në të pasme dritë të kuqe.

Pyetjet për diskutim:

1. Cila është detyra e sistemit të ndriçimit?

2. Cilat janë llojet e dritave për ndriçim të jashtëm të automjetit?

3. Çfarë rreze e ndriçojnë rrugën dritat e përparme?

4. Identifikoni të gjitha këto drita të përmendura me lartë në automjetet tuja private dhe analizo detyrat dhe rendësit e tyre si dhe përshkruaj.

Burimi i materialit:

Prof. Dr. Todor DAVÇEV, “ Automjetet dhe Makineria”, Shkup 2011

Referensi

Dokumen terkait

Për të dhënë një pasqyre sa më të plotë dhe prova të shumta në kontekst të aplikimit të ornamenteve nga kulti ktonik i gjarprit me interpretim gjeometrik abstrakt të

E dhënë e dukshme e cila paraqitet në veprat e arkitektëve të lartpërmendur është ndjeshmëria ndaj mjedisit apo ambientit si dhe përdorimi i materialeve natyrore dhe

qëllim për të sjellë më shumë detaje për veprimet politike që në aspektin diplomatik çorientojnë autoritetet, mediat dhe opinionin publik duke krijuar një ngjarje të re

Ky sistem i ka së paku tri përparësi nga i sistemi i parë: 1- së pari vë efikasitetin ekonomik dhe aftësinë e ekonomisë kombëtare me qëllim të futjes së sajë në

Ajo do të fokusohet në kontekstin e zhvillimit të televizioneve në Shqipëri, në prag të kalimit në transmetimin numerik televiziv dhe ecurinë e këtij

Dhe meqë më nuk je i (e) shtrënguar të blesh më shumë Gjëra, paratë e tua mund t’i përdorësh për të kursyer për gjërat që vërtet kanë rëndësi.... ��� ��

Duhet të ndalem çdo herë para hyrjes në rrugë të rezervuar për mjete motorike. Shoferi per ngasjen e mjetit B+E duhet te jete minimum 19 vjeq dhe nuk I lejohet te vozis nese

1.6 “Ve “Vendng ndngjar jarje” je” sipa sipas s kupt kuptimit të imit të për përgjit gjithshë hshëm m kri krimina minalist listik, ik, dhe dhe në në