• Tidak ada hasil yang ditemukan

Sistemi Elektronik për Optimizimin e Performances së Motorit Dizel

N/A
N/A
Info4 Detail

Academic year: 2024

Membagikan "Sistemi Elektronik për Optimizimin e Performances së Motorit Dizel"

Copied!
3
0
0

Teks penuh

(1)

Lënda: Elektroteknika e mjeteve të transportit

Njësia mësimore: Rregullimi kompjuterik i sistemit të ushqimit të motorit

Data e paraparë për zhvillim të njësisë mësimore: 17. 03 .2020

Me drejtim elektronik (rregullim) të punës së motorit dizel, merren parasysh numër i madh faktorësh ndikues për karakteristikat e tij, në krahasim me rregullimin mekanik të deritashëm, fitohet drejtim i sofistikuar në punën e motorit. Ky sistem i mundëson motorit:

•Ekonomi më të mirë të lëndës djegëse.

•Gazra dalëse më të pastra.

•Zhurmë të zvogëluar.

•Fuqi optimale dhe moment rrotullues.

•Përshtatje të thjeshtë për lloje të ndryshme të makinave.

Sistemi elektronik për drejtim me punën e motorit është i ndarë në tri blloqe kryesore (fig.

e meposhtme):

Senzorët (dhënësit), me të cilët regjistrohen kushtet e punës së motorit-madhësitë fizike ndikuese, të cilat nëpërmes te të dhënave shndërrohen në sinjale elektrike.

Njësia drejtuese (mikroprocesori), i cili sipas algoritmeve të caktuar dhe bazës së te dhënave(sipërfaqe karakteristike - harta), i përpunon informatat e fituara për gjendjen momentale të motorit dhe jep sinjale elektrike dalëse për drejtimin me organet kryerëse (funksionale).

Organet kryerëse (funksionale) (aktuatorët), të cilët sinjalet dalëse elektrike nga njësia drejtuese i shndërrojnë në madhësi mekanike për drejtim.

(2)

Fig. Bllok-skema e rregullimit elektronik te motori dizel

Fig. Llojet e pompave distributore te injektimit

(3)

Analizo me kujdes figurën duke shikuar numrat dhe emërtimi i tyre në tekstin nënë figurë

Fig. Sistemi i injektimit te lëndës djegëse te pompës distributore me pistonin

aksial te llojit VE .. EDC me rregullimin elektronik, 1 – rezervuari i lëndës djegëse, 2 – filtri i lëndës djegëse, 3 – pompa distributore e injektimit me ngasësin (aktuatorin) elektromagnetik, senzorine rregullimit te udhëtimit si dhe senzorit te temperaturës së lëndësdjegëse, 4 – valvuli elektrik mbyllëse ELAB, 5 – njësia kohore me valvulin elektromagnetike, 6 – injektori dhe pajisja për shtrëngim me senzorine lëvizjes se gjilpërës (zakonisht ne cilindrin 1), 7 – nxehësi i skuqur i llojit GZS, 8 – senzori i temperaturës se motorit (ne sistemin e ftohjes), 9 – senzori i shpejtësisë ne boshtin motorik, 10 – motori dizel (DI), 11- njësia kontrolluese e motorit, 12 – njësia kontrolluese e nxehësit te skuqur GZS, 13 – senzori i shpejtësisë se automjetit, 14 – përshpejtuesi – senzori i pedalit, 15 – njësia operuese për kontrollin e lëvizjes, 16 – çelësi i fillimit te punës, 17 – bateria, 18 – interfejsi për dijagnostifikim, 19 – senzori i temperaturës se ajrit, 20 –senzori i ndryshimit te shtypjes se ajrit, 21 – turbo mbushësi, 22 – matësi i prurjes se ajrit.

Referensi

Dokumen terkait

Pikat kryesore e këtij debate janë nëse kompanitë farmaceutike janë thjesht duke bërë fitim në tregjet që kanë më shumë nevojë për produktin e tyre (dhe

nëse qeveria e ul prezencën e saj në treg, ose mund të jenë të larta kur qeveria luan.. një rol të madh

Përveç autorit, i cili është bartës i parë i të gjitha të drejtave pasurore, dhe të drejtave të tjera të përafërta mbi veprën e vet, sipas nenit 68.2 të LDADP, bartës mund

Duke mbledhur se sa janë të gatshëm të paguajn individët për të mirat dhe shërbimet, çmimet e tregut pasqyrojnë vlerën e këtyre të mirave, nëse çmimi një molle është

Zhvillimi i kompetencave, përkatësisht arritshmëria e rezultateve të tyre, bëhet përmes fushave kurrikulare. Të gjitha fushat kurrikulare duhet të kontribuojnë bashkërisht

Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime tona, e lutjet pa kuptim e shije përplasen për muret e tyne dhe nga këto lutje zemra zotit ende s'iu thye,!. por vazhdoi të rrahi

Lënda: Elektroteknika e mjeteve të transportit- ligjërata 9 Njësia mësimore: Skema elektrike e automjetit Data e paraparë për zhvillim të njësisë mësimore: 26.. 05 .2020 Skema

Sistemi i ftohjes së motorit dhe Kaloriferi Pjesa tjetër e sistemit të ngrohjes -- kutia ngrohëse, farfallat e përzierjes, të kontrollit të përzierjes në hapësira, valvula e kontrollit